Policia e Shtetit bën me dije se strukturat e policisë vijojnë operacionet e koduara për të luftuar dhe parandaluar krimin.
Gjithashtu 29 persona janë shpallur në kërkim.
Ndërsa janë kapur në total 27 persona në kërkim. Nga këta 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Shtetit:
NË NJË JAVË-Përkushtim e vendosmëri për të parandaluar dhe luftuar krimin.
Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin vijojnë operacionet policore të koduara që kanë për objekt:
- kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri;
- kapjen e personave që janë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar;
- parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike;
- parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta si dhe
- goditjen e Krimeve Mjedisore dhe Krimeve Ekonomike.
- Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 478 persona në total. Nga këta 152 janë arrestuar, 297 janë proceduar penalisht. Gjithashtu 29 persona janë shpallur në kërkim.
- Janë kapur në total 27 persona në kërkim. Nga këta 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
- Janë zhvilluar 28 operacione policore të koduara: “Last Chance”, “Crypto-currency”, “Legalizimi i fundit”, “Selita”, “Diesel”, “Fati i lojërave”, “Lastra”(2 raste), “Fraud”, “Shooting”, “Nacional”, “Heshtja”, “Ishulli”, “Border”, “Ice”, “Poker 2”, “Gambling”, “Smuggling”, “Kepi i Vozajve”, “Dërmënasi”, “Green seed 2”, “Remote”, “Basti i fundit”, “Perimetri” (2 raste), “Vinjolli”, “Ndëshkimi” dhe “Tregu”.
- Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, mina me telekomandë, armë të ftohta dhe municion luftarak), janë evidentuar 22 raste.
- Janë sekuestruar 9 armë zjarri, 5 armë gjahu, 3 mina me telekomandë, 4 thika, municion luftarak.
- Gjithashtu janë sekuestruar 92 kg Cannabis, mijëra fara Cannabis, 5 peshore elektronike, një sasi heroinë dhe kokainë, 20 automjete dhe 35 aparatë celulare.
- Është sekuestruar një laborator për prodhimin e kripromonedhave, pajisje që shërbejnë për falsifikimin e kartëmonedhave, tavolina pokeri, monitor për lojëra fati, çipsa, si dhe shuma të konsiderueshme parash në lekë, euro e paund.
- Janë evidentuar dhe goditur 43 raste të krimeve mjedisore.
- Janë evidentuar e goditur 13 raste të organizimit të lojërave të fatit.
- Janë evidentuar dhe ndjekur ligjërisht 27 raste të dhunës në familje.
- Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 40 raste.
- Në fushën e Krimit Ekonomik janë evidentuar dhe goditur 34 raste.
- Janë evidentuar dhe goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të policisë.
- Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia Rrugore:
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 441 leje drejtimi, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara dhe gjithashtu për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
- Janë arrestuar 64 drejtues mjetesh, nga këta: 37 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 27 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
- Janë vendosur 15.439 masa administrative.
- Gjithashtu, janë goditur 5 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:
- Është goditur një rast tentative për trafikim të lëndëve narkotike dhe një rast i mitdhënies.
- Janë proceduar 8 persona për veprën penale “Kalim i Paligjshëm i Kufirit”, 1 person për “Trafikim të mjeteve motorike” dhe 2 raste për veprën penale “Falsifikimit i dokumenteve”.
Gjatë një jave nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 252.095 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 93.043 automjete.
Policia e Shtetit vijon operacionet dhe kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Policia e Shtetit falenderon qytetarët që besojnë dhe bashkëpunojnë me strukturat e policisë dhe në vijim të kësaj, fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. Policia e Shtetit garanton për qytetarët anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.