• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bilanci/ EUROPOL, aksion në gjithë Evropën. Shqipëria e Kosova pjesë e operacionit: Sekuestrohen armë e drogë! Trafikantët u gjurmuan…!

by Java News
30/11/2023 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i përbashkët kundër trafikut të armëve, trafikut të drogës, emigrantëve apo dhe trafikimit të qënieve njerëzore dhe rrjeteve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore është ndërmarrë në të gjithë Europën dhe jo vetëm.

Operacioni u ndërmor në kuadër të  “Ditëve të Veprimit të Përbashkët EMPACT në Evropën Juglindore (EMPACT JAD SEE) dhe u mbështet nga Europol, Eurojust, Frontex, INTERPOL si dhe një sërë strukturash ndërkombëtare.

Operacioni u ndërmor në 26 vende në të gjithë Evropën midis 13 dhe 18 nëntorit të këtij viti dhe përfshiu edhe kontrollet e intensifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe operacione speciale në vendet e përfshira, njofton Europoli.

Spanja koordinoi aktivitetet operacionale, ndërsa EUROPOL-i koordinoi shkëmbimin e informacionit operacional ndërmjet palëve të përfshira.

Më shumë se 22 mijë oficerë u angazhuan në operacion.
Operacioni u koordinua nga një qendre ndërkombëtare e krijuar në Shkup, Maqedoni të Veriut, ku oficerët që përfaqësonin këto autoritete ishin të pranishëm për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për t’iu përgjigjur nevojave operacionale në terren.

EUROPOL-i gjithashtu vendosi ekspertë në terren për të ofruar mbështetje analitike në kohë reale për operativët në terren. Holanda vendosi dy ekipe me pajisje speciale skanimi në pikat e kalimit kufitar në Greqi dhe Mal të Zi. Frontex dërgoi ekspertë dhe pajisje në kufijtë e jashtëm.

Patrullim kibernetik I koordinuar
Po kështu pati dhe kontrolle kibernetike të cilat u fokusuan në monitorimin dhe aktivitetin hetimore në ueb-faqe të ndryshme, forume, si dhe në mesazhe aplikacionet dhe rrjetet e mediave sociale. Kontrolli kishte për qëllim zbulimin e trafikut të paligjshëm të armëve të zjarrit dhe mbledhjen e informacioneve për personat e përfshirë. Hetimet u kryen nga oficerë të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Ukrainë, informon Europol.
Gjatë aktiviteteve të patrullimit kibernetik, hetuesit identifikuan 120 objektiva (llogari dhe/ose individë) që kishin lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit, 94 prej të cilëve ishin në një aplikacion mesazhesh, 11 në tregje dhe 10 në uebsajte të tjera dhe 5 në rrjetin e errët.

Rezultatet e EMPACT JAD 2023:
22 488 oficerë të përfshirë
163 hetime të filluara
288 774 subjekte të kontrolluara
215 273 persona janë kontrolluar
67 277 makina të kontrolluara
5 225 paketa/pako postare të kontrolluara
999 ambiente të kontrolluara
2 229 hyrje të paligjshme
566 arrestime (218 në lidhje me kontrabandën e emigrantëve, 186 në lidhje me trafikun e drogës, 69 në lidhje me trafikun e armëve të zjarrit, 89 në lidhje me krime të tjera)
Janë identifikuar 114 dokumente të falsifikuara
310 armë (84 armë automatike, 65 pistoleta, 59 pushkë, 22 granatahedhës, 16 revole, 7 karabina, 6 armë gjahu, 4 armë të konvertuara, 2 pistoleta ajri, 42 të tjera)
20 206 copë municion
Pothuajse një ton drogë: duke përfshirë 626 kg kokainë, pothuajse 300 kg kanabis, heroinë dhe bimë marihuanë

Pjesëmarrësit

Shtetet Anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Luksemburgu, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia.

Vendet jo anëtare të BE-së: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Agjencitë e BE-së: Europol, Eurojust dhe Frontex./m.j

Next Post

Të gjithë ata që bëjnë sikur hutohen nga faksi me shënimin “Për Shkëlzenin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mblidhen edhe prokurorët: Shqetësim, sulmet e vazhdueshme publike

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

August 3, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Tjetër “goditje” nga i nxehti afrikan! Në mesjavë temperaturat shkojnë mbi 40 gradë celsius

August 3, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com