• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Big Brother apo PD, ku po luhet drama e vërtetë?

by Skënder Minxhozi
13/01/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Çdo vit në këtë kohe populli i telenovelave braktis filmat turq për të hapur veshët e sytë brenda shtëpisë së Vëllait të Madh. Është një sport kombëtar që krijon audiencë, vëmendje dhe mbi të gjitha thashetheme e sherre rozë pafund. Është një nga ato valvula sigurie që shryjnë mllefet e tensionet sociale në një vend, kur s’ka luftë e revolucione. Kështu cilësohet përgjithësisht edhe sporti apo gara të tjera në kohë paqeje. Më mirë këto sesa fjala vjen një luftë si ajo e Ukrainës apo një 21 janar tjetër…

Në anën tjetër të kryeqytetit, aty ku s’ka kamera dhe rrjete sociale, Partia Demokratike ka vendosur të garojë në distancë me Big Brother, duke prodhuar një psiko-dramë të ngjashme me formatin e famshëm televiziv. Nuk kanë gjetur një mënyrë më të mirë për ta pritur njëvjetorin e sherrit të 8 janarit, përveçse me lista përjashtimesh e firma për shkarkime brenda shtëpisë politike.

PD duket e përfshirë në syrin e një cikloni pa rrugëdalje, pa krye dhe pa fund. Duket sikur kjo parti e madhe ka harruar tashmë një herë e mirë të shohë përballë, drejt kundërshtarit, por grindet vetëm me teshat e veta. Plasin skandale në qeveri, arrestohen zyrtarë të lartë dhe të tjerë akoma refuzojnë t’ju dalin zot parave të vjedhura nga pastrueset në shtëpitë e tyre, kurse opozita merret me…lista spastrimesh e mocione brenda vetes. A thua se mallkimi i 31 vjetëve kur Berisha luftonte papushim me armiqtë e brendshëm në parti, mbretëron ende i paprekur, si standart pune e sjelljeje brenda PD.

Paradoksi i të gjitha sondazheve të viteve të fundit na thotë se me rritjen e konsumit të qeverive Rama, kuotat e pëlqyeshmërisë së kryeministrit dhe partisë së tij ose kanë mbetur në vend, ose kanë bërë përpjetë. Një nonsens i vërtetë aritmetik dhe logjik, sipas të cilit sa më shumë konsumohet një elitë politike e caktuar, aq më e pranueshme dhe bëhet për të tretët: shqiptarët. Ndërkohë opozita vijon të mbetet më e papreferuara. Kuotat e sondazheve të fundit që shohin në fund të listës të gjithë krerët opozitarë, në mes të një dimri lufte me çmime të larta e histori korrupsioni – janë paradoksi më i pashpjegueshëm për cilindo që dëshëron të kthejë pllakë në këtë vend.

Në një vit prej datës kur theu dyert e Lulit në PD, Berisha (dhe krah tij Meta), mundën të provojnë se janë duke ndërtuar një iluzion të madh optik. Premtojnë revolucion kombëtar dhe ofrojnë de facto një përmbysje selie, një puç pallati. E kaluan verën duke kërcënuar Ramën në të gjitha rasat, kohët dhe mënyrat e fjalorit të shqipes dhe nuk bënë asgjë më tepër sesa një vrimë në ujë. Në fakt bënë shumë më pak se Lulzim Basha, i cili deri tani mbetet standarti i vërtetë për t’u arrirë për Sali Berishën.

Në një vit nga largimi i Bashës, PD e dalë nga Foltorja jo që nuk arrin t’i ofrohet sfidës me shtetin e dhjamur dhe hijerëndë të Ramës, por i duhet mund dhe përpjekje të barazojë Partinë Demokratike të atij që e quajtën humbësin e madh. Dhe kur mendon se Basha ishte vërtet humbës, çfarë i bie të jetë tani Berisha? Në këto kohë spektaklesh televizive plot melodrama dhe sherre të telekomanduara, PD e Berishës i bie të jetë një simotër e madhe e Big Brother, ku palët luftojnë brenda mureve klaustrofobike të një shtëpie me mure kartoni dhe ku Vëllai i Madh ka gjithçka nën kontroll. Edhe rezultatin final, i cili ndryshe nga Big Brother, nuk ka fitues…

Next Post
Treni përplas një person me motor në Laç, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Hekurudha në pikën e “vdekjes”, vetëm 67 qytetarë në ditë zgjedhin trenin në Shqipëri

Comments 3

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    PD- ja, është katandisur në “kashtë e koqka”, por, edhe “koqkat” janë pa “farë” janë fylka, janë koqka pe paradoleshti që “as të q….. e as të lëshojnë”, por brambullisin si megafonët e rrugëve në kohë të merhumit Enver, duke dëgjuar dynjaja, “ pretencat” e koqkatareve, njelloi si gazetarja “prekurore klodlala.bumbum”.
    Njëri pjerdh e tjetri fënduc, shkoi PD- ja e ra në pus…. Shkoi për lesh……ose ose…..shkoi në hale tl gomerëve.

    Reply
  2. Lili says:
    3 years ago

    Faleminderit shuuume i miri Minxhozi.Çdo fjalë dhe fjali ka ngarkesën e duhur ideore dhe fshikullon pa mëshirë bëmat e atyre që :e dogjën,e shkretuan,e varfëria,e skllavëruar,e poshtëruar,e çnderuan ..Mëmën tonë të dashur Shqipëri…e të tjera…e të tjera…

    Reply
  3. Zina sallaksja e ndershmja says:
    3 years ago

    Udhehesit e PD i kane bere gjithe te zezat Shqiperise. Fatkeqsi kombetare. Uroj qe ti shlyejne gjithe krimet qe kane bere. Te vene atje ku kane qene. Ne kotundet e tyre dhe me breke te grisura

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në ambasadën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

Opozita të propozojë Vjosa Osmanin

March 3, 2026
Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

Kosova pa kandidat për president/ Vetëm 72 orë nga skadimi i afatit kushtetues, Kurti ende nuk ka bindur opozitën

March 3, 2026
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s nga Shkupi: Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë kërcënim të madh për Evropën

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In