• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

by E S
21/04/2026 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet nesër për të miratuar projektvendimin, i cili parashikon dhënien e bonusit të qirasë për familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan si pasojë e zjarrit të datës 14 prill në godinën “Arlis Ndërtim”, në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Në projektvendim parashikohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 000 mijë lekësh në muaj, deri në rikonstruksionin e banesave të tyre.

Për të përfituar këtë ndihmë, individët dhe familjet duhet të plotësojnë dhe të depozitojnë pranë Njësisë Administrative ose Lagjes përkatëse dokumentacionin e kërkuar.

Konkretisht banorët duhet të depozitojnë: Dokument identifikimi i aplikuesit dhe dokumentacion që vërteton të drejtën e pronësisë mbi objektin e dëmtuar; Certifikatë familjare; Deklaratë për vërtetësinë e të dhënave, sipas aneksit nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi; Vërtetim nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, nga i cili rezulton se anëtarët madhorë nuk zotërojnë banesë tjetër në njësinë e vetëqeverisjes vendore ku ka ndodhur fatkeqësia. Përjashtimisht nga ky kriter janë individët/familjet që kanë më shumë se një pronësi në godinën objekt të këtij vendimi; Vërtetim për llogarinë bankare.

Njësia Administrative, pasi verifikon dokumentacionin, harton listën emërore të përfituesve dhe e përcjelli atë çdo muaj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit. Kjo drejtori, pasi konstaton përmbushjen e kritereve, e kalon dokumentacionin te Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar për kryerjen e pagesave.

Ndihma financiare do të monitorohet çdo muaj nga Njësia Administrative përkatëse, e cila ka detyrimin të njoftojë për ndërprerjen e pagesës në rast se familjet sistemohen përfundimisht. Në rast abuzimi, do të nisin procedurat për kthimin e shumave të përfituara padrejtësisht.

Efektet financiare të këtij vendimi do të përballohen nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë, në programin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Mbrojtjes Civile, sipas buxhetit të vitit 2026.

Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimeve ndaj Qytetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit Financiar, Njësitë Administrative/Lagjet dhe strukturat e tjera përkatëse.

Next Post
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In