Ulja e normës bazë të interesit, si dhe kërkesa e dobët e tregut kanë sjellë ulje të dukshme të interesave për kredi.
Sipas të dhënave më të fundit të Shoqatës së Bankave, norma e interesit të kredive për individët në lekë ka rënë me 22% krahasuar me një vit më parë, duke shkuar në 6.92% nga 8.93% një vit më parë.
Rënie të dukshme prej 16% kanë shënuar edhe normat e interesave për kreditë në euro për individët, mesatarisht në 4.46% nga 5.31% një vit më parë.
(Grafiku i rënies së interesave të kredive për individë)
Po ashtu Rënie kanë shënuar edhe interesat e kredive për biznesin. Shoqata e Bankave thotë se, norma e interesit për hua në lekë për biznes është ulur mesatarisht në 7.51% nga 8.19% një vit më parë; norma e interesit për hua në euro po për biznes është ulur mesatarisht në 5.52% nga 6.14% një vit më parë.
(Grafiku i rënies së interesave të kredive për biznesin)
Cilësia e portofolit të kredisë shënon një përkeqësim prej 0.7 pikë përqindje në krahasim me marsin 2016 dhe një përmirësim me 0.9 pikë përqindje me një vit më parë. Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit qershor arriti në 20%.
Ulja e normave të interesit ka ndikuar në fitimin e sektorit bankar. Për gjashtëmujorin e parë fitimi neto i bankave rezulton 5 miliardë lekë ose 39% më i ulët se sa ai i qershorit 2015./report tv/a.k