• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Si do të ndryshojë pensioni në Shqipëri: Reforma gati në 2026-ën, nuk preken kontributet

by A R
28/12/2025 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po hyn në një fazë të re rishikimi të skemës së pensioneve, në një kontekst të shënuar nga plakja e popullsisë, ndryshimet në tregun e punës dhe procesi i integrimit evropian.

Reforma e re synon të garantojë që sistemi i pensioneve të mbetet i qëndrueshëm financiarisht, i drejtë për brezat dhe i aftë të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, në një intervistë për ATSH bëri të ditur se reforma e re e pensioneve do të jetë gati brenda vitit 2026 dhe se ajo nuk prek kontributet e derdhura nga qytetarët, por mënyrën se si sistemi i përgjigjet realiteteve të reja ekonomike dhe demografike.

Sipas Manjanit, reforma po ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: ndryshimet parametrike dhe ndryshimet sistemike. Në kuadër të ndryshimeve parametrike, vëmendja kryesore i kushtohet moshës së daljes në pension dhe formulës së përllogaritjes së përfitimeve.

Aktualisht, mosha e pensionit për gratë rritet me dy muaj çdo vit dhe në vitin 2026 do të arrijë 62 vjeç, ndërsa për burrat rritja e moshës nis në vitin 2032, me objektivin që mosha e daljes në pension për gratë dhe burrat të barazohet në vitin 2056.

Megjithatë, sipas Manjanit, ky afat po rishikohet në kuadër të përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, të cilat parashikojnë barazimin e moshës së pensionit deri në vitin 2030.

“Përafrimi që do të bëjmë me direktivën na dikton nevojën për rritje më të shpejtë. Ne i kemi kërkuar periudhë tranzitore Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos krijojmë deformime në tregun e punës, që kjo të ndodhë pak më ngadalë se sa kërkon BE, ku sipas direktivave deri në vitin 2030 moshat duhet të jenë të barazuara. Kemi kërkuar 2035 apo 2040 dhe, në varësi të vendimit, do të bëjmë edhe një rillogaritje”, u shpreh Manjani.

Ajo theksoi se ndryshimet në tërësi të skemës nuk synojnë të cenojnë të drejtat e përfituesve, por të sigurojnë që skema të ketë qëndrueshmëri financiare në terma afatgjatë dhe njëkohësisht të adresojë mjaftueshmërinë e të ardhurave të pensionistëve.

Në drejtimin e dytë, reforma parashikon ndryshime sistemike që lidhen me vetë strukturën e skemës së pensioneve. Në këtë kuadër, po diskutohet forcimi i skemave private vullnetare të pensioneve, të njohura si kolona e tretë, si dhe ndërtimi dhe konsolidimi i skemave private të detyrueshme, kolona e dytë.

Sipas Manjanit, këto ndërhyrje do të ndërmerren vetëm pas një procesi të gjerë konsultimi me biznesin dhe grupet e interesit, në mënyrë që sistemi të jetë i balancuar dhe i zbatueshëm.

Zëvendësministrja nënvizoi se qëllimi i reformës nuk është të ndryshojë mënyrën se si qytetarët kanë kontribuar apo përfitimet që kanë marrë, pasi parimi kontributiv mbetet themeli i sistemit.

“Qëllimi i reformës nuk është të ndryshojmë mënyrën se si është kontribuar kundrejt skemës apo benefitet që janë marrë. Qëllimi është përgjigjja ndaj ndryshimeve demografike, zhvillimeve në tregun e punës dhe përafrimit me direktivat në kuadër të procesit të integrimit, duke ruajtur gjithmonë parimin kontributiv, qëndrueshmërinë fiskale të skemës, barazinë mes kategorive dhe mjaftueshmërinë e të ardhurave për të garantuar një jetë dinjitoze”, deklaroi Manjani.

Paralelisht me reformën, qeveria do të zbatojë edhe një politikë mbështetëse për rritjen graduale të të ardhurave të pensionistëve deri në vitin 2030. Kjo politikë nuk është pjesë e reformës strukturore, por synon përmirësimin e menjëhershëm të të ardhurave të pensionistëve.

Si rezultat i kësaj politike mbështetëse, pensioni mesatar urban me vite të plota të punës pritet të rritet nga 27 350 lekë aktualisht në 40 000 lekë. Pensioni urban i pjesshëm synohet të kalojë nga 15 850 lekë në 22 000 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11 500 lekë në 18 000 lekë. Në të njëjtin nivel, nga 11 400 lekë në 18 000 lekë, parashikohet të rritet edhe pensioni familjar, ndërsa pensioni i invaliditetit pritet të arrijë nga 20 000 lekë në 30 000 lekë.

Për të realizuar këto nivele, duke nisur nga janari 2026 do të aplikohet një rritje mujore e të ardhurave të pensionistëve, pa përfshirë indeksimin vjetor.

Rritja mujore në 2026-ën për pensionin urban me vitet e plota të punës do të jetë 1 800 lekë, për pensionin urban të pjesshëm 800 lekë, për pensionin rural 1 000 lekë, për pensionin familjar 700 lekë dhe për pensionin e invaliditetit 600 lekë, rritje që do të vijojnë çdo vit deri në arritjen e objektivave të përcaktuara për vitin 2030.

“Shuma do të dyfishohet në janar 2027, do të trefishohet në janar 2028, do të katërfishohet në janar 2029, e do të pesëfishohet në janar 2030”, u shpreh Manjani.

Sipas Manjanit, kjo qasje e dyfishtë – reforma strukturore dhe mbështetja afatshkurtër – synon të sigurojë stabilitet për pensionistët sot dhe një sistem pensioni të drejtë e të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm./Marrë nga ATSH

Next Post
“Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e…”, Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

"Presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e...", Rama: Zhurma histerike nuk e zhbën dot rezultatin fantastik të AKSHI-t

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

Zgjerimi i Tiranë–Durrës, ja datat dhe oraret kur do të bllokohet aksi pranë Mbikalimit të Kasharit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com