• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bie interesi i kredive, lajm i keq për depozituesit, fitimi minimal

by Java News
01/09/2017 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rritjes në qershor, huaja për ekonominë në lekë është bërë më e lirë në muajin korrik.

Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipëri, interesi mesatar i kredive të reja në lekë që janë dhënë gjatë muajit korrik për të gjitha afatet e maturimit zbriti nga 7.48% në 7.18%.

Kosto më të ulët të përdorimit të parasë kanë parë ata që kanë marrë hua afatshkurtër, deri në 6 muaj, ku interesat kanë zbritur 10.55% në 8.22%, niveli më i ulët ky që nga muaji dhjetor.

Më e lirë ka qenë huaja afatgjatë, mbi 5 vjet, e cila jepet kryesisht për investime, që ka qenë 0.07 pikë përqindje më e lirë, duke zbritur në 6.03%.

Të gjithë të tjerët që kanë marrë hua me afat nga 6 muaj deri në 5 vjet janë hasur me rritje të normave të interesit në raport me muajt e mëparshëm.

Gjithsesi, kredia në lekë vijon të mbetet e lirë, pas politikës së ndjekur nga banka e Shqipërisë për uljen e kostos së parasë, teksa norma bazë e interesit, që shërben si referencë, ka mbetur në 1.25%.

Në korrik u konstatua gjithashtu një gjallërim i kredisë, pas rënies prej disa muajsh radhazi. Stoku i huasë për ekonominë ishte 545 miliardë lekë, me një rritje prej 1.8 miliardë lekë (0.3%) në krahasim me muajin e mëparshëm raporton Monitor.

Fitimi nga depozitat mbetet minimal

Ndryshe nga kreditorët, të cilët u gëzohen interesave më të lira për përdorimin e huave, për depozituesit lajmet nuk janë aq të mira. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, fitimi nga depozitat mbetet në nivele minimale. Interesi mesatar i depozitave të reja në lekë për të gjitha afatet e maturimit ishte 0.20% në korrik, me një rënie të lehtë nga muaji i mëparshëm, kur ishte 0.21%.

Për depozitat 12 mujore, të cilat kanë qenë më të preferuarat e kursimtarëve, interesat janë ulur ndjeshëm, nga 0.77% në 0.69% në korrik. Praktikisht kthimi është negativ, duke pasur parasysh që inflacioni është rreth 2% (gjithsesi banka mbetet një alternativë më e mirë, sesa të mbash paratë në jastëk).

Kjo rënie e interesave ka bërë që depozitat me afat në lekë të tkurren vazhdimisht. Gjatë 3 viteve të fundit (korrik 2017/korrik 2013), nga bankat janë larguar rreth 92 miliardë lekë (gati 700 milionë euro) nga depozitat me afat të individëve. Në të njëjtën periudhë, kursimet total enë lekë kanë rënë me 22 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë janë rritur me 58 miliardë lekë.

Next Post
Juventus, Chiellini beson te tripleta më 2017

Chiellini, mungesa e madhe e Italisë ndaj Spanjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In