• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Betohen 19 shtetasit më të rinj shqiptarë, Veliaj: Nuk mund të rrimë indiferent kur lufta po ndodh jo shumë larg nesh!

by
28/03/2022 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

19 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është edhe një mundësi për të kontribuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

Duke iu referuar dhe ngjarjeve në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se në momente të vështira, qytetarët duhet të jenë të gjithë bashkë, duke lënë pas diferencat dhe axhendat e tyre politike.

“E kam njohur Ukrainën edhe nga takimet që kam pasur me kolegun Klitchko e kolegë të tjerë të bashkive atje. Politika e tyre është pak si në Ballkan, të përçarë, me debate dhe përpjekje konstante për të penguar njëri-tjetrin. Por, pavarësisht dallimeve, diferencave, ambicieve, bërrylave, pavarësisht dëshirave që mund të kenë pasur në axhendat e tyre politike, nuk besoj se ka pasur një periudhë si kjo, kur të gjithë janë bashkuar si komb”, theksoi Veliaj. Ndaj, tha ai, ky moment i marrjes së shtetësisë shqiptare, duhet trajtuar edhe si një ditë bashkimi në diversitet. “Në ditë të mira, në demokraci është normale të biem dakord, që të mos biem dakord. Të kemi ambicie të ndryshme, karriera të ndryshme, bindje të ndryshme politike. Ama, ndonjëherë, të qënit shqiptar, siç të qënit ukrainas, mund të duhet vetëm për atë ditën e vështirë, ku na duhet të lëmë çdo diferencë tjetër, çdo bindje, çdo ambicie, çdo lakmi, çdo dëshirë që mund të kemi, apo aspirate, për t’u bashkuar vetëm tek një stemë, tek një logo, tek betimi që bëjmë sot, për t’i qëndruar besnik kësaj republike, këtij shteti dhe kombi. Do të doja ta trajtonim këtë ditë si një bashkim në diversitet”, deklaroi ai.

Veliaj apeloi për më shumë solidaritet në këto momente të vështira për të mbështetur me ndihma qytetarët e Ukrainës.

“Ne e provuam atë që ndodhi në Kosovë, e cila është shumë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Në kohë të vështira, problem janë njerëzit që rrinë indiferent, ata që nuk marrin një pozicion, që nuk zgjidhin hallet, që nga mania për të qenë mbi palët, duke qenë të heshtur, praktikisht janë bërë me agresorin. Do të doja që edhe në një strukturë civile, siç është kjo e jona, që nuk mund të japim ndihmë ushtarake, për sa kemi mundësi, të ndihmojmë me ndihma ushqimore, si me kamionët që po çojmë në Ukrainë, apo qoftë edhe me një vendim të Këshillit Bashkiak, për të marrë një qëndrim dhe për të mos qëndruar indiferent, kur jo shumë larg nesh po ndodh diçka e tmerrshme”, tha Veliaj. Pas leximit të formulës, 19 shtetasit nga Kosova, Italia, Franca, Australia, Serbia, Greqia etj, nënshkruan edhe aktin e betimit.

/b.h

Next Post
U zhduk pa lënë gjurmë, hakerat gjejnë vajzën e jashtëligjshme të Putinit, strehohet në një…

U zhduk pa lënë gjurmë, hakerat gjejnë vajzën e jashtëligjshme të Putinit, strehohet në një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com