• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja pro Evropës dhe të mërziturit prej saj

by Mero Baze
14/04/2025 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria hapi sot grupin e dytë të kapitujve për tregun e brendshëm në kuadrin e procesit të çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, çka përbën një kohë rekord sa i përket ritmit me të cilin ajo po i përmbush detyrimet teknike për në Bashkimin Evropian.

Zotimi i Edi Ramës se Shqipëria do ta përmbyllë këtë detyrim në vitin 2027, është një angazhim shqiptar shumë ambicioz, që nëse realizohet tregon seriozitetin e palës shqiptare në këtë proces.

Pastaj anëtarësimi është çështje edhe politike dhe nuk lidhet vetëm me përmbushjen e detyrimeve, por edhe me politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Beteja euroskeptike e opozitës shqiptare për objektivin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është gjëja më pak kuptim që mund të bëjë një opozitë në raport me orientimin politik të Shqipërisë, pasi ajo përpiqet të bëjë politikë jo me detyrimet tona, por me konjukturat e Bashkimit Evropian – dhe ky është një kusht i nevojshëm për t’u bërë anëtar. Por nuk është i mjaftueshëm.

Detyrimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE përfundon me përmbushjen e negociatave dhe hapjen e gjithë kapitujve që do të negociohen. Detyrimi i Bashkimit Evropian për të na bërë vend anëtar, natyrisht nuk varet vetëm nga ky kusht i nevojshëm.

Është e vërtetë që erërat e reja sovraniste që po fryjnë në Evropë mund ta trondisin këtë proces dhe mund të stopojnë zgjerimin në Ballkan, po aq sa edhe mund të bëhen shkak që ai të ndodhë.

Një e tillë është kriza e Ukrainës me Rusinë.

Nëse negociatat përfundojnë në disfavor të Ukrainës, duke mbajtur Rusia tokat e pushtuara, dhe nëse si kompensim Ukrainës i jepet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, atëherë nuk ka se si mund të mos pranohet së paku Shqipëria dhe Mali i Zi. Por që kjo të ndodhë, ne duhet të jemi gati me detyrimet tona. Pra, për të njëjtat arsye politike që Evropa mund të frenojë dhe të mos zgjerohet, për të njëjtat arsye nga mbështetësit rusë të Evropës dhe SHBA, Shqipëria mund të përfitojë.

Por edhe nëse nuk ndodh asnjëra, kjo është çështje e Evropës dhe jo e Shqipërisë. Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj për në Evropë. Se ç’ndodh me Evropën, kjo nuk është në dorë të Shqipërisë.

Ndaj beteja kundër retorikës së qeverisë shqiptare në këtë fushatë për një “pasaportë evropiane” është jo produktive. Unë nuk mendoj që socialistët po fitojnë vota se po u thonë shqiptarëve “do hyjmë në Evropë”, por natyrisht nuk i dëshpërojnë ata. Thjesht fuqizojnë ndërgjegjen pro-perëndimore të Shqipërisë.

Opozita me kursin “sovranist” që zgjedh herë pas here sipas nevojave të Berishës, dhe me këshilltarët e Putinit në fushatë elektorale, do të ishte e ndershme ta konkurronte qeverinë duke i thënë haptazi “jo” anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi nëse do të marrim seriozisht politikën e tyre të momentit, ajo është antievropiane.

Kurse kjo kërkesa që Edi Rama të mos bëjë fushatë me anëtarësimin në Evropë sepse Evropa nuk na pranon, është sikur t’i qash hallin Edi Ramës e jo Evropës. Ose lereni Edi Ramën të dështojë duke kërkuar të hyjë në Evropë, ose bëjeni Edi Ramën të dështojë për të na futur në Evropë. Kjo e dyta është më burrërore dhe i shkon më shumë njeriut të Kremlinit, të dënuar si i tillë në SHBA, që Berisha ka thirrur ta ketë mentor të fushatës së tij.

Next Post
“Kontratën e kam me Berishën, por do të votoj Ramën”/ Humor në rrjet, Chris Lacivita është sozia e deputetit të PS… (VIDEO)

"Kontratën e kam me Berishën, por do të votoj Ramën"/ Humor në rrjet, Chris Lacivita është sozia e deputetit të PS… (VIDEO)

Comments 1

  1. L.Xh says:
    10 months ago

    Vetë kuptimi i fjalës EUROPË, nënkupton jo vetëm mërzinë, por edhe shkërdhimin, edhe shpërfytyrimin, edhe burracakërinë, edhe humbjen e karakterit, duhet të jeshë patjetër LGTB pra, me një fjalë bythë përjashta, etj, etj,
    Por nderkohë, EUROPA është edhe kulturë, edhe dije, edhe pará, edhe industrializim, edhe bujqesi e zhvilluar, edhe elektrifikim, edhe mbrojtie ushtarake, edhe diplomaci.
    Por është edhe siç ka thënë i madhi dhe gjigandi Pater Gjergj Fishta :
    “Moj Evropë,
    moj kurvë e motit,
    që i re mohit,
    besës dhe zotit”.
    Tani ne duam të vemë në Europë.
    Ama, duhet të jemi të pregatitur, edhe për anët negative të kësajë Evrope.
    Ok ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

Orban me tone të ashpra ndaj BE-së: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë vjen nga Brukseli dhe jo Rusia

February 15, 2026
17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

17-vjeçari shpërndarës kokaine në Kukës, vihet në pranga

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

“Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij

February 15, 2026
Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

Wang Yi, Kina dhe Europa janë partnere, jo rivale

February 15, 2026
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes

February 15, 2026
Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

Ndeshja Tirana-Partizani, policia tregon rrugët që do të bllokohen në orën 14:00

February 15, 2026
E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In