• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gracka e referendumit, ku opozita ka rënë për të mundur Edi Ramën

by Ylli Pata
21/04/2025 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Logjika normale e një procesi zgjedhor janë alternativat dhe fytyrat që paraqesin garuesit për të fituar shumicën në qeverisje. Të tjerat: ngjyrat, tonet apo aksesorët, përbëjnë garniturat e një fushate.

Megjithatë, ka zgjedhje, ku me dashje, politikanët garues e fusin vendin, pra trupën zgjedhore në një ngasje referendare; pro apo kundër një lideri qeverisës, pro apo kundër një kauze që përbën thelbin e asaj fushate.

Thënë të vërtetën, ngasja referendare, bëhet shpesh një zhvillim bazë, edhe kur zyrtarisht ajo nuk shpallet. Kjo ndodh në vende e shtete të pastabilizuara apo zhvillim ekonomik e social të rritur.

Në Gjermani apo Britaninë e Madhe nuk kemi parë zgjedhje referendare prej shumë kohësh. Atje garojnë partitë e tyre me program dhe fytyrën e lidershipit, të cilat marrin preferencat e zgjedhjësve ditën e votimit. Megjithatë, ngasja referendare ka kapur disa herë vendet e mëdha e të fuqishme botërore.

Në SHBA, ka që në 2016 ku zgjedhjet presidenciale janë një referendum i pastër pro apo kundër një elite, pro apo kundër një personi. Referendum që republikanët e Donald Trump e kanë fituar 2 me 1 ndaj demokratëve. Në Francë, si pasojë edhe sistemit me balotazh, në raundin e dytë zgjedhjet presidenciale, prej shumë vitesh kanë qenë një referendum pro aku kundër djathtistëve ekstremë të Le Pen-it baba e Le Penit-vajzë.

Në Itali, zgjedhjet referendum ishin në vitin 2011 kundër të ndjerit Silvio Berlusconi, e në vitin 2021, kundër teknokratëve të drejtuar nga Mario Draghi, elitave të bankave dhe të majtës. Referendum që e fitoi e djathte sovraniste e Giorgia Melonit.

Edhe në Shqipëri, zgjedhjet që nga viti 1992, kanë qenë një referendum i pastër politik, edhe pse i pashpallur. Aq fakt është ky, sa edhe referendumet që janë mbajtur në vend, kanë pasur atë logjikë politike, e kështu kanë ndikuar në zhvillimet e mëpashme.

Zgjedhjet e 22 marsit 1992 ishin një referendum i pastër për të shpallur ndryshimin rrënjësor politik të Shqipërisë; pro apo kundër komunizmit. Ndaj PD dhe partitë e opozitës fituan dy të tretat e votave. Nisur nga ky fakt, Sali Berisha, i cili ishte president, dy vjet më pas, tentoi një lëvizje për të rritur pushtetin, me shpresën se do të merrte të njëjtin apo një rezultat të ngjashëm.

Berisha, hartoi një projekt kushtetute që i jepte shumë pushtet, nuk e çoi në Parlament pasi e kishte humbur shumicën e 2/3-ave të deputetëve dhe e hodhi në referendum popullor. Ndryshe nga ç’e priste, (se atëherë nuk bëheshin sondazhe, pasi kishte një televizion që ishte i qeverisë), shumica e shqiptarëve e rrëzoi kushtetutën e Berishës.

I bindur se do të marrë rezultat të njëjtë, edhe në zgjedhjet parlamentare të dy viteve më vonë, Berisha i vuri kazmën atyre, duke i hyrë në dru opozitës dhe mediave oponente nëpërmjet ligjeve përjashtuese, policisë sekrete, bandave paramilitare të paguara me rrogë shteti, por edhe me skalione të policisë së shtetit. Si përfundim, fitoi 1 milionë vota, të cilat i kishin futur në kuti pa llogaritur sa kishin vjedhur.

Kështu vendi u zhyt në kaos e dhunë, ndaj zgjedhjet e vitit 1997 ishin një referendum për të rrëzuar Sali Berishën. Që ndodhi, madje thellë. Në vitin 2001, zgjedhjet ishin një garë mes PS-së dhe aleatëve të saj si dhe PD-së dhe aleatët e saj, ku Sali Berisha, edhe pse mbeti në krye të partisë, vuri kandidat për kyeministër Ridvan Boden. Humbi sërish, pasi PS hyri me referendumin e kthimit të Saliut të 1997.

Në 2005 dhe 2009, zgjedhjet fituan një lloj normaliteti, pasi hyri në fushë edhe alternativa, intrigat apo edhe aleancat e hapura e të fshehura.

Në 2013 hyri në lojë sërish referendumi, i kërkuar nga opozita për largimin e Sali Berishës. i cili ndodhi me afro 1 milionë vota.

Në zgjedhjet e 2017-s, 2021, por edhe të 11 majit të ardhshëm, opozita hyri me referendumin e rrëzimit të Edi Ramës, duke e identifikuar me vjedhjen.

Ndërkohë, Edi Rama nga ana e tij, të tre zgjedhjet ka pasur nga një kauzë referendare, për të cilin ka kërkuar votën e shumicës. Në 2017-n, pas tentativës për bllokim të PD-së dhe LSI-së kërkoi timonin e vetëm për të qeverisur qetë dhe për të mbyllur reformën në drejtësi.

Kauzë, që e pati edhe në 2021, ku gjithashtu futi planin e Shqipërisë 2030. Këtë herë ka hyrjen në BE, duke u hedhur përpara syve si zgjidhje dytësore modelin që afron opozita e Sali Berishës.

Ngasja referendare, është një stekë e lartë, pasi ai që e ngre do të duhet të jetë superior ndaj rivalit. Edhe në aspektin e aftësisë, por edhe pastërtisë morale. Opozita aktuale, e cila është tepkë ajo që u largua në vitin 2013, e katandisur nga Sali Berisha në disa fragmentacione, nuk e ka luksin të tentojë vota te elektorati gri, maksimumi do tentojë ta trëmbë atë.

Thjesht po kërkon mobilizimin e të vetëve, ndërkaq nga ana morale ka dy liderë që janë të akuzuar për afera të mëdha nga SPAK. Ajo që është më e rëndësishme në një ngasje referendare është pëlqyeshmëria e liderëve, gjë që e tregon shumë mirë çdo sondazh, ku deri tani Edi Rama është më i pëlqyeri.

Ndaj një opozitë normale që do të kërkojë përmbysjen e një “regjimi”, do të duhet të sjellë një fytyrë të re që të bindë njerëzit, jo të çojë thjesht militantët besnikë pranë kutive të votimit për të ndryshuar situatën.

Sot kemi një opozitë të fragmentarizuar në disa parti, që flasin të gjithë njësoj, por shpresojnë që të marrin secila votat kundër apo të pakënaqura, apo të mërzitura ose të lodhura me qeverisjen e Edi Ramës. Ku janë ndarë sipas fraksioneve: Berisha të marrë votat e skifterëve, Basha të përllumbave, Shehi e Alibeaj të zotërinjve të djathtë, e Shehaj me Alapajn e Qorin, respektivisht ndarjet e elektoratit gri. Që në fund nëse janë shumicën, të bëjnë një qeveri pa Edi Ramën, por që brenda saj do të kenë sërish Sali Berishën.

Pikërisht, duke parë këtë qasje, Rama ka vizatuar narracionin e kënetës, ku i ka futur të gjithë në habitatin moçalor, në qender të të cilit qëndron bufi, duke e sjellë sërish çështjen në një referendumi, po nga krahu tjetër.

Next Post
Çfarë ndodh kur një Papë vdes?!

Çfarë ndodh kur një Papë vdes?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD në rënie/ Mërtiri: Berisha është në situatë mat, opozita tregoi papjekuri duke i shkuar nga pas!

PD në rënie/ Mërtiri: Berisha është në situatë mat, opozita tregoi papjekuri duke i shkuar nga pas!

May 12, 2025
Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3443 qendra votimi, PS mbron 83 mandate. PD shkon në 51

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3443 qendra votimi, PS mbron 83 mandate. PD shkon në 51

May 12, 2025
PD kërkon të bllokojë votën e Greqisë/ Celibashi: Do numërohen të gjitha, çështje kohe! Vendimi im ndihmoi procesin

PD kërkon të bllokojë votën e Greqisë/ Celibashi: Do numërohen të gjitha, çështje kohe! Vendimi im ndihmoi procesin

May 12, 2025
REZULTATET E QARKUT TIRANË/ PS deri më tani me 19 mandate, 4 parti të vogla marrin nga 1 deputet

REZULTATET E QARKUT TIRANË/ PS deri më tani me 19 mandate, 4 parti të vogla marrin nga 1 deputet

May 12, 2025
Numëruesit në Shkodër ndërpresin punën për të parë finalen e kampionatit, KQZ i “tërheq veshin”

Numëruesit në Shkodër ndërpresin punën për të parë finalen e kampionatit, KQZ i “tërheq veshin”

May 12, 2025
Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të garës elektorale

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të garës elektorale

May 12, 2025
Nga Bufi te Noc Rroku; pse po bie opozita e Berishës në kurthin e Ramës?

“Kur inatet politike dëmtojnë integrimin: Rasti i postimit të Flamur Nokës”

May 12, 2025
Jozefina Topalli e pranon: PS ka punuar fort me diasporën, nuk e mendoja kështu

Jozefina Topalli e pranon: PS ka punuar fort me diasporën, nuk e mendoja kështu

May 12, 2025
Përfundon numërimi i votave në Librazhd, PS fiton me një diferencë të madhe krahasuar me PD

Përfundon numërimi i votave në Librazhd, PS fiton me një diferencë të madhe krahasuar me PD

May 12, 2025
Në 22 bashki mbyllet numërimi, Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa

Në 22 bashki mbyllet numërimi, Celibashi: Partitë të ndryshojnë me turne numëruesit, nuk lejojmë vonesa

May 12, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com