• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beteja për pushtet, plas brenda LSI-së, Bezhani akuzon Elez Gjozën: Do të më marrë postin

by Java News
13/10/2016 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi që përfaqësoi Shqipërinë në Olimpiadën “RIO 2016”, pati shumë probleme, që nga mosregjistrimi i sportistëve në garë, deri tek mungesa e kostumeve. Gjithçka duket se ndodhi për shkak të përplasjes mes kreut të KOKSH-it me kreun e Federatës së Peshëngritjes, pasi që të dy duket se do të garojnë për kreun e KOKSH-it.

Olimpiada RIO 2016 ka përfunduar, por la pas shumë skandale për drejtuesit dhe sportistët shqiptarë. “Fiks Fare” sjell problemet e delegacionit, nga mungesa e parakalimit në ceremoninë hapëse të peshëngritëses Evagjeli Veli, tek debatet mes Briken Çaljes dhe Viron Bezhanit, e deri te mosregjistrimi në garë i notarit Sidni Hoxha.

Gazetarët pritën ekipin në Rinas, ndërsa stafi pranoi se kishte bërë edhe pushime. Ata thanë se ekipi ishte kompakt, por gjatë një bisede me kamer të fshehtë me presidentin e KOKSH, Viron Bezhani, dolën në pah shumë prej skandaleve.

Bezhani: Nuk e di çfarë brekësh vesh atletika
Bezhani, anëtar i LSI-së pranoi me zë dhe figurë se Elez Gjoza (Ish-kryetar i Njesise Bashkiake nr. 2 në Tiranë,  nen siglen e LSI-së), Presidenti i Federatës së Peshëngritjes, do që t’i marrë postin.
Ai tregon edhe për problemet me kostumet. Thotë se nuk mund t’i qepte me shpejtësi një kostum Velit.
Për Evagjeli Velin thotë se e kanë marrë nga rruga dhe, megjithëse zuri vëndin e 8, ishte shumë e dobët.
Për Luiza Gegën thotë se i ka plotësuar të gjitha kushtet, i ka paguar udhëtimet në Kenia, si dhe kushtet e stërvitjes në Elbasan dhe Korçë. Ai tha se nuk është detyra e tij që ti mundësojë pengesa apo gropë me ujë Luizës, duke ia deleguar këtë përgjegjësi Federatës së Atletikës.
“Unë nuk e di se çfarë brekësh vesh atletika” tha Bezhani. Ai pranoi se në RIO ka pasur edhe mbyllje dere, duke iu referuar ngjarjes mes Elez Gjozës (Presidentit të Peshëngritjes) dhe Leonard Toskës (trajnerit të Briken Çaljes).
“Ata janë zënë dhe kur i shikoj në Tiranë, ishin krah për krah” thotë Bezhani. Ai “kërcënoi” babain e notarit Sidni Hoxhës se do e padisë në prokurori.
Briken Çalja: Në Rio, me 200 USD pare xhepi
Gazetarët e “Fiks Fare” folën me disa protagonistë në RIO 2016. Peshëngritësi Briken Çalja thotë se mori vetëm nga 200 euro pare xhepi. Fiksi transmetoi procesverbalin, ku Brikeni firmos marrjen e këtyre parave.
Ai thotë se nuk i bënte kostumi kur do të garonte, ndërsa shton se nuk ka marrë bursë. Për të gjithë këto probleme akuzon kreun e KOKSH, Viron Bezhani. “Unë nuk jam kokë turku. Përfaqësoj veten dhe familjen time. Nuk më intereson se kush do të bëhet kreu i KOKSH” tha për “Fiks Fare”, Briken Çalja.
Sahit Prizreni: Ika me Australinë se më përzunë
Gazetarët biseduan me një tjetër sportist, mundësin Sahit Prizreni, i cili në RIO ishte në ekipin australian: Ika se më përzunë. Garova për Australinë se s’më dhanë bursë në Shqipëri. Ai shton se bursa në peshëngritje ishte për një mundës që nuk është as kampion në Shqipëri. Shton se Federatën e Mundjes, me ndihmën e politikës, pritet ta marrë Arben Ndoka, deputeti me precedentë penalë.
Luiza Gega: Kushtet e stërvitjes më dëmtuan
Një tjetër sportiste që foli për kamerën e Fiksit ishte ehde atletja Luiza Gega. Ajo thotë se kushtet e stërvitjes ndikuan në dëmtimin para olimpiadës. “Nuk kisha pengesa, ujë për gropë. Në fillim të vitit i bëra një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku i kërkova rreth 25 mijë euro. Nuk mora asnjë përgjigje…” thotë Luiza.
Top-Channel

 

Next Post
Rama i kujton Vuçiçit momentin delikat: Thash se më vdiqe para syve

Rama i kujton Vuçiçit momentin delikat: Thash se më vdiqe para syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In