• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama i kujton Vuçiçit momentin delikat: Thash se më vdiqe para syve

by Java News
13/10/2016 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama që ka udhëtuar dje drejt Serbisë ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit ka pasur pjesë të axhendës së tij edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën sebe. Në aktivitetin e mbajtur në Hotel Crown Plaza, merrnin pjesë publicistë dhe gazetarë serbë e shqiptarë. Por, gjithashtu është vënë re prania e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si edhe i 2 ministrave të tjerë. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Rama ka thënë se nuk ka ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër. Ai ka rrëfyer edhe për përvojën e tij si politikan.

Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim” është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak.

 Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një “kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”. Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë fjalës së mbajtur në promovimin e librit, Rama u shpreh se nesër shënohet dhe 2-vjetori i ngjarjes së “dronit” duke iu referuar incidentit në stadiumin e Beogradit.

“Dikush më kujtoi se nesër është 2 vjetori i dronit. Kujtoni si ishte atmosfera atëherë dhe tani. Në çdo media u transmetua si lufta e re ballkanike. Më kujtohet fytyra e Aleksandrit kur përmenda Kosovën, thashë më vete çfarë i bëra të shkretit djalë, do më vdesë para syve, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, është shprehur Rama.

Kryeministri gjithashtu foli dhe për ditëlindjen e tij që vitin e kaluar rastisi ta festohen në pallatin presidencial të Francës ku po mbahej takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor.forum-fific-(4a_620x0

“Kur Daçiç më këndoi për ditëlindje në Elize askush s’po e besonte, kujtuam se mos ishte provokim. I thashë Holande se në Ballkan nuk bëhen festa pa muzikë, e ai kujtoi se doja orkestër. Dërgova Ditmirin tek Iviça duke menduar se nuk do pranonte. Ai tha: Cilën këngë? E gjithë salla me publicistë e gazetarë serbë dhe tre ministra qeshën”, përfundoi Rama.

Next Post
Tsipras gati amendamentin për shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë?

Tsipras gati amendamentin për shfuqizimin e ligjit të luftës me Shqipërinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In