• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Besova te Shqipëria”, historia e italianit që jeton në Vlorë dhe e ndjen veten si në shtëpi

by A R
26/06/2024 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si një ekspert në analizimin e tregut , 5 vite me pare Luixhi Di Lucia nga Italia nuk do të vinte në diskutim dy herë vendimin për të ardhur në Shqipëri. Ai pa që rajoni i Ballkanit dhe kryesisht vendi ynë, kishte mundësi të shumta për zhvillimin e një biznesi. Luixhi ka sot një nga zyrat e kontabilitetit më të rëndësishme në qytet, ndërsa operon edhe si ndërmjetës për të gjithë të huajt që duan të investojnë në Shqipëri.

“Unë jam një zhvillues biznesi, ndihmoj sipërmarrjet të ngrihen dhe zgjerohen  në fushën ndërkombëtare. Para se të mbërrija këtu, pak para pandemisë kuptova  bumin ekonomik që priste vendin tuaj. Besova te Shqipëria në ato momente  dhe  nuk u zhgënjeva. Shqipëria ofron shumë mundësi për investim, sepse është një territor në zhvillim, është ende një territor i virgjër me shume gjëra për të bërë  si në planin infrastrukturor, shërbime dhe industrial”, tha Luixhi Di Lucia.

I ardhur fillimisht për punë, dy  vite më vonë Luixhi vendosi të tërhiqte dhe familjen, ndërsa zgjodhi Vlorën si qytetin ku do të jetonte.

“Ajo çfarë më solli në Shqipëri ishte ekonomia dhe biznesi, por kjo më ka çuar në shumë vende të botës, arsyeja pse e solla familjen time këtu është shpirti mikpritës i njerëzve. Mjedisi ku jetohet  është shumë   pozitiv . Sinqeriteti  në raportet njerëzore, e që rrit raportin e cilësisë së jetës,  indeksin e qetësisë dhe lumturisë që fitohet këtu. Ne na pëlqen shumë”, tha Di Lucia.

Dy fëmijët e tij janë regjistruar në shkollë shqipe, ndërsa i veshur me përgjegjësinë e prindërit Luixhi vlerëson sistemin arsimor këtu.

“Shkolla ishte një nga anët që me befasoi me shume. Kur flas për Shqipërinë dhe  me pyesin pse u transferove bashke me fëmijët, unë u them se edukimi shkollor këtu  eshte i shëndoshë. Arsimi eshte institucioni thelbësor i shoqërisë . Këtu raporti me mësuesit eshte solid, ekziston marrëdhënie e hapur mësues-familje që sinqerisht në Itali , tashmë nuk është më si dikur”, tha ai.

Në këndvështrimin e tij rinia është e lirë të shohë mundësitë më të mira dhe jashtë kufijve të vendit por thotë se nëse ka vullnet e dëshirë, Shqipëria të ofron diçka të tillë.

“Këtu të rinjtë mund të gjejnë mundësi për sa kohë ka dëshirë, Mund të punohet dhe të fitosh në nivele evropiane edhe këtu, dhe mbi të gjitha duke jetuar më mirë afër familjes”, u shpreh Luixhi.

Në qytetin bregdetar numri i shtetasve italiane që kanë zgjedhur të jetojnë është në rritje nga viti në vit.

/a.r

Next Post
“Trupi mornica, u shokova”, flet miku i gazetarit që humbi jetën pas sulmit në zemër, në Shëngjin

“Trupi mornica, u shokova”, flet miku i gazetarit që humbi jetën pas sulmit në zemër, në Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In