• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Besimin e dhënë e pranoj me përulësi”, Peleshi flet si kryetar Kuvendi, Berisha: Ai njeri ka 5 dosje korrupsioni

by A R
12/09/2025 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me 84 vota pro dhe 3 kundër, Niko Peleshi u zgjodh pasditen e kësaj të premteje, 12 shtator, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Peleshi tha se ky post ishte “një nder e përgjegjësi e madhe”, të cilin e pranonte me përulësi dhe përkushtim.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë,

Të nderuar ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, drejtues të institucioneve të pavarura.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë.

Besimi që më dhatë sot, duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit, është një nder e përgjegjësi e madhe, të cilin e pranoj me përulësi dhe përkushtim.

Përvoja ime e punës në parlament, dijet dhe energjitë e mia do të vijnë në shërbim të këtij Kuvendi, të Shqipërisë, qytetarëve.

Jam ftuar nga kryeministri Edi Rama, dhe mbështetur më pas nga Partia Socialiste, për të kryer këtë detyrë shtetërore, në një moment kritik e historik për Shqipërinë. Një moment që do mbahet mend gjatë, ndaj ndihem dyfish i vlerësuar.

Angazhohem për ta kthyer këtë besim në një shtysë për të punuar çdo ditë. Dëshiroj të falenderoj zonjën Elisa Spiropali, për kontributin e vyer, standardin e lartë të punës dhe dedikimin e saj si kryetare Kuvendi gjatë vitit të fundit”, tha ai.

Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit Sali Berisha justifikoi bojkotin e Partisë Demokratike në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Ai tha se mbi Niko Peleshin rëndojnë pesë dosje korruptive dhe se Parlamenti është i jashtë ligjshëm.

“Ky është parlamenti i karteleve. Në parlament më të përfaqësuarit janë kartelet e drogës më të fuqishme në Europë. U shkelën parimet kushtetuese.

Niko Peleshi është me 5 dosje korrupsioni, është i akuzuar për prona në Kolonjë dhe zona të tjera kur ka qenë ministër Bujqësie. Ai është një qenie amorfe. Në vend që të shkojë në burg, merr kreun e parlamentit, vetëm se ka vjedhur bashkë me Ramën” – tha Sali Berisha.

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një parlament i vjetër i rikthyer nga pushimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Dhjetor 2025

December 23, 2025
Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

Gjuriç irritohet nga njohjet e reja, Serbia kërcënon: Viti 2026, i rëndësishëm për luftën në Kosovë

December 23, 2025
FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF nis së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

December 23, 2025
Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

Dhëndri i Trump iku, por beteja për Shtabin e Përgjithshëm në Serbi vazhdon

December 23, 2025
Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

Spiropali me deputetet shqiptare në Shkup: Interesi i shqiptarëve mbi dallimet politike

December 23, 2025
Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

December 23, 2025
Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

Biznesmeni Arben Ademi akuzohet nga policia e Zvicrës se ka përkrahur “Shtetin Islamik”

December 23, 2025
“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

“Paqe fiskale vetëm me ato biznese që…”, Rama: Nisma rrit formalizimin dhe ul tatimin

December 23, 2025
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Edhe njëherë për prezumimin e pafajësisë

December 23, 2025
Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

Pirro Vengu “surprizon” Ushtrinë: Ja dhurata misterioze për Forcat e Armatosura

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com