• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një parlament i vjetër i rikthyer nga pushimet

by Mero Baze
12/09/2025 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Parlamenti i ri që u mblodh sot duket sikur ka kthyer nga pushimet parlamentin e vjetër. Edhe pse 72 deputetë janë të rinj, shumica nga Partia Socialiste, parlamenti ngjan si i vjetri për shkak të opozitës. Nëse ti shikoje skenat e sotme dhe nuk e dije që ishe në shtator 2025, do mendoje njësoj si në shtator 2024 apo 2020.

E vetmja gjë e re është se Flamurit, në mënyrë të pabesueshme, kanë nisur t’i dalin thinjat, një gjë që shumë vetë nuk e besojnë ngaqë thinjat i lidhin me mençurinë.

Edhe Saliu është pak më i krrusur, dhe me demencë më të shtuar, por zëri s’i ka ndryshuar. Duket përsëri sikur ka fituar zgjedhjet.

Gazmend Bardhin nuk e dallon dot nëse është duke sharë Saliun apo Edi Ramën, po qe se nuk e ke mendjen mirë çfarë thotë. Gjestet i ka njësoj. Është pak më i qetë nga Zengjina e Roskovecit, e cila deklaroi divorc me të, kështu që nuk do dëgjojmë më shprehjen epshndjellëse “O Gazo”, nëse nuk e rimerr Bujar Leskaj ngaqë nuk e njeh për kryetar grupi.

Albana Vokshi duket që ka të vetmet harxhime dhe sakrifica i ka bërë për t’u dukur në pamje njësoj si vitin e shkuar. Sa i përket gjesteve dhe ulërimave nuk ka nevojë të sforcohet, i ka natyrale.

Portretet e McGonigal-it në duart e opozitës i bëjnë të ngjajnë me vullnetarët e Enverit që tundnin portretin e tij pas vdekjes. Kushedi sa do tërbohet ish-e dashura e McGonigal-it nëse shikon skenën dhe nuk ja përkthen njeri. Do mendojë që është bërë udhëheqës në Shqipëri.

Socialistët po ashtu kanë nxjerrë në vijë të parë njerëzit me më shumë përvojë të tyre në parlament. Taulant Balla duket sikur e ka lidhur fatin me Gazmend Bardhin, i cili e ndjek nga pas nga Elbasani në Fier dhe tani sërish në grup parlamentar.

Peleshi, që kur bërtiste Saliu nuk e gjeje dot kur ishte fshehur në sallë, tani do ketë mundësi të jetë përballë tij, dhe paramendoj se batuta më e rëndë e tij kundër sharjeve të Saliut do jetë: “Të të vijë rëndë, të të vijë për këto që thua”.

Grupi i ministrave, nën udhëheqjen e Belës, do të jenë po ata që ishin, të stërvitur për t’u futur në Kuvend kur opozitarët të bllokojnë derën duke ndezur zjarre. E vetmja që do ta ketë të vështirë ta kapin më në Kuvend do jetë Elisa, e cila do harxhojë tani më shumë kohë në ajër se në tokë.

E vetmja ministre sypatrembur mbetet Diella. Ajo i ka gati të gjitha përgjigjet për të gjitha akuzat që do t’i bëhen. Ajo mund t’i përgjigjet Berishës kur thotë që është ministre antikushtetuese, mund të replikoje me Flamurin kur t’i thotë “kurvë”, apo kur t’i nxjerrë gishtin e mesit, dhe të debatojë me Albanën kur ta akuzojë për korrupsion në tendera. E vetmja vështirësi e saj do të jetë nëse Berisha i ngatërron emrin dhe i thotë: “Ti je Diella Gjoka, Diella Bajri apo Diella Hajri?”, dhe ajo mund të mos përgjigjet pasi mendon se nuk e ka me atë.

Në çdo rast tjetër ajo do të jetë model i betejës parlamentare. Madje socialistët do të bëjnë seanca konsultative para seancave me Diellën, për ta pyetur atë si do përgjigjen në çdo rast. Këtu ekziston dhe rreziku që, nëse deputetët nuk e ndjekin dot logjikën e saj, ta përjashtojnë Diellën nga pjesëmarrja në Kuvend meqë nuk përjashtojnë dot deputetët.

Si qytetarja digjitale e re e politikës, ajo do të vërë në pozitë të vështirë qytetarin digjital të Berishës, i cili merr pjesë në politikë nga viti 2013.

Arsyet përse parlamenti ngjan njësoj janë të shpjegueshme, kur ke parasysh që qeveria i ka punët në terezi në mandatin e saj të katërt dhe s’ka pse ndryshon shumë. Por duket që më në terezi i ka Berisha, i cili është superior në raport me Ramën në aspektin e mosndryshimit të asgjëje. As të budallallëkut që e ka lënë të paktën 16 vite në opozitë deri tani. Në një farë mënyre, ai duket i emëruari më i qartë i Edi Ramës në atë sallë. I emëruar për ta mbajtur në pushtet dhe për t’ia bërë më të lehtë të ardhmen. Hallall i pastë lekët.

Next Post
Tritan Shehu votoi për Peleshin, Berisha: Mbase s’e ka kuptuar mesazhin në Whatsapp

Tritan Shehu votoi për Peleshin, Berisha: Mbase s'e ka kuptuar mesazhin në Whatsapp

Comments 4

  1. ccc says:
    12 months ago

    Mos me thoni e ka shkruar Mero, duket si dora e stili i Gjekmarkajt! Dicka po ndodhe me Bazen, ku t’i kete ngelur qejfi valle?! Sa per Veliajn mendojme njesoje, po presekutohet nga banditet politik ne drejtesi.

    Reply
  2. Builder says:
    12 months ago

    Ccc……me ç’ke shkruajtur, duket sikur kërkon njëlloj “kompromisi”, por Mero, nuk është mga ai model, që bën pis emrin e tijë, me zhgaravinën tragjikomike si Gjekumarku. Kaq për sa shkruan.
    Do tështosha, se Edi Ramës, i ka rënë “LLOTARIA NGA PERËNDIA”, duke bërë BINGO me Sali Berishen. Sa të jetë Sali Berisha në krye të kësajë shurrnaje që quhet PD, Edi Rama, do të jetë KRYEMINISTER.

    Reply
    • ccc says:
      12 months ago

      Jo ne fakt, pasi as Mero dhe as une nuk pranojme kompromise qe qelbin!

      Reply
  3. Builder says:
    12 months ago

    Më në fund, i drejtëpërdrejtë…pa hiperbola hedhje e pritje…
    Gjithmonë me ju.
    Suksese e mbarësi.
    Uroj që Diella, të gjejë një “burrë” ….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com