• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Besi dhe Xhensila publikojnë foton e Ajkës, ja mesazhet për vajzën e tyre

by A R
12/07/2018 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë një ndër çiftet më të dashur për të gjithë shqiptarët. Të gjithë flasin dhe komentojnë plot dashuri për ata. Besi dhe Xhensila janë bërë këtë të enjte prindër të një vajze. Ajka është emri i vogëlushes që ka sjellë një jetë këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Gjininë e fëmijës së tyre Xhensila e ka zbuluar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, pak muaj më parë.

Por nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, vetëm disa orë pasi Ajka erdhi në jetë ata postuan në rrjetet sociale një nga momentet më të bukura të jetës së tyre, një foto të tre së bashku, ku nuk munguan dhe mesazhet shumë emocionuese dhe plot dashuri. Aktori Bes Kallaku ka shpjeguar dhe arsyen, pse vogëlushja e tyre është quajtur Ajka.

Mesazhi i Xhensilës:

Kur morëm vesh që do vije ti, sa u lutëm dhe falenderuam Zotin për këtë bekim. Mirë se erdhe Ajka e jetë sonë. Të mbaj në krahë, e ta ndjej frymën, edhe aromën, a thua se të gjitha lulet e kësaj toke janë mbledhur grusht tek gusha jote. Çfarë ndjesie qenka të mbash krejt botën në duar. O kënga ime, o poezia ime.

Bëj më të mirën dhe duaje veten. Për çdo të mirë që do bësh, Zoti do shkurtojë distancën mes teje dhe Atij.

Nuk më ka emocionuar asnjë publik sa ti, unë jam publiku yt në fakt, duartrokas gjithçka tënden. Zoti qoftë bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, Zoti na bekoi të dyve me më të shtrenjtën dashuri. Unë jam me fat që të kam, më shumë akoma ti që je babai i Ajkës sonë”, shkruan Xhensila.

Mesazhi i Besit:

“O lule e bukur e gjakut tim,

I gjithë kuptimi i jetës dhe i vetes qenka jo më i madh se ti, as më i rëndë se disa kg, sa e vogël bota, kaq sa je ti qenka.

Asgjë si ty, asnjëherë s’ja kam ndjerë rëndësinë, vlerën dhe plotësinë jetës më shumë se sot. Vendosëm të të quajmë AJKA. Babai yt, qysh i vogël mezi priste që Ija ta ziente qumështin dhe fshehurazi të vidhte AJKËN, si shija më e mirë e fëmijërisë. Nëna jote është “ajkë” më vete. Nuk do të kesh probleme ninullash me pak fjalë. Edhe unë do të përpiqem, por unë di ninulla vetëm për skiftera me vjedhje zemrash, edhe për Baftjarin, po që ti s’ke si ta njohësh.

Ajka, në jetë jep sa më shumë dashuri nga bota jote. Po vjen në një tjetër jetë, ku për kaq shumë shekuj kemi bërë vetëm shpikje se si ta shkatërrojmë edhe jo si ta ndreqim. Ti nise kontributin tënd duke bërë gjithçka me dashuri, me forcën dhe energjinë më të jashtëzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tënde dhe prej saj erdhi i gjithë krijimi i gjithçkaje. Ndaje kafshatën e bukës me nevojtarët dhe mos jep vetëm thërrimet.

Gjatë jetës kam dashur të jap vetëm buzëqeshje tek të tjerët, por askush s’më ka bërë të qesh e të qaj njëkohësisht, askush si ti. Hera e parë që jam publik, ti më bën të qesh sa lëviz dorën, më bërë të qesh edhe kur hape sytë, më bëre të qesh edhe kur flije, kuptova që unë s’ja them humorit fare, kot e mbaj veten për të tillë.

Vendosem që ti të lindje këtu në Shqipëri, ta duash vendin tënd, mbase nuk do te të ofrojë aq sa duhet, por do të flasësh gjuhën me hyjnore në bote, gjuhën e Perëndive, dhe gjuhën e Zotit, të paren, shqipen, pasurin me të madhe të këtij kombi.Lutem për të gjithë ata që me njohin dhe i njoh, që Zoti ti bekojë me fëmijë, sinqerisht. Ajka, ti nuk e ke idenë sa të lumtur jemi me ty, tani të lutem mundohu të na lesh te flemë pak,  Amen, shkruan Besi.

Next Post
“Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”

“Askush nuk ka memorje të mjaftueshme për të qenë një gënjeshtar i suksesshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com