Ditët e nxehta të verës dhe bregdeti i bukur shqiptar janë zgjedhur nga Besa për të nisur setin e ri të quajtur “Summer Chronicles”, sigurisht me qëllim promovimin e tij.
Edhe pse nuk është finalizuar ky projekt, Besa ka ndarë për fansat e saj në rrjetin social “Facebook”, dy fotot e para dhe një video, që janë realizuar me një nga fotografët më profesionalë në Evropë dhe më gjerë.
Në fotot dhe videon e publikuar Besa duket mjaft elegante dhe me një look të veçantë. Fotot kanë ngjallur kuriozitetin e fansave të saj, të cilët e komplimentojnë dhe i urojnë suksese.












