• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BERZH financon projektin për modernizimin e infrastrukturës hekurudhore në Kosovë

by
05/09/2015 06:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 € për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit. Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.

Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10-të. Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, dhe e ndarë në tre seksione: seksioni jugor Fushë Kosovë – Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.

Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt. Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetja e donatorëve të rëndësishme me grante investive të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëspresidenti i parë i BERZH-it, Phil Bennett, tha se “një infrastrukturë e mirëzhvilluar dhe moderne transporti është kryesore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ne jemi krenar të kemi këtë linjë si projektin tonë të parë të transportit në vend. Si e vetmja lidhje hekurudhore ndërkombëtare e Kosovës është me rëndësi jetike për integrimin e mëtejshëm të vendit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Lidhjet e përmirësuara të transportit do të kontribuojnë në masë të madhe në rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe pan-evropian”.

Ndërkohë, ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në selinë e BERZH-it në Londër, tha se “ky është një projekt i lartë me prioritet për Kosovën për modernizimin e linjës hekurudhore, që do të sjellë përfitime të shumëfishta politike dhe ekonomike në vend. Ai është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tregtisë dhe në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së pasagjerëve dhe ngarkesave në tranzit”.

Projekti hekurudhor i quajtur “Kosovo Rail Route 10”, është pjesë e rrjetit të Ballkanit Perëndimor në zgjatjen e linjave hekurudhore, dhe shtimin e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian, i cili është pjesë e një axhende më të gjerë të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjet përmes transportit në tërë rajonin tonë.

Next Post

Qytetarët: Aksioni i pastrimit, të kthehet në një traditë të përjavshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

October 3, 2026
Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen nga Shkupi: Vetëm një hap e ndan Maqedoninë e Veriut nga negociatat me BE-në

October 3, 2026
Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

Izraeli vijon bombardimet në Gaza, të paktën 5 të vrarë nga sulmet e IDF-së

October 3, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

October 3, 2026
Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

Deklarata befasuese e kandidatit të vetëshpallur për president në Austri: Do të rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë!

October 3, 2026
“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”- Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK: U takuan…

October 3, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Të ishte parandaluar”- Ish-presidenti Meta akuza GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë: Konflikt i stisur dhe arbitraritet që i shërben vetëm lojërave politike

October 3, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AIRBNB

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com