• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qytetarët: Aksioni i pastrimit, të kthehet në një traditë të përjavshme

by
05/09/2015 07:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Tiranës, në kuadër të nismës së bashkisë për pastrimin e kryeqytetit, duket se janë angazhuar seriozisht për pastrimin e zonave të tyre të banimit.

Sigurisht që teksa shikon që institucionet e vetë qytetarët angazhohen në mbarëvajtjen e qytetit, në pastrimin e tij e jo vetëm, gjithsecilit i ngjan diçka e duhur, e nevojshme e mjaft e kënaqshme.

E teksa shikon gjithë atmosferën e krijuar, njerëz që angazhohen e janë aktiv në zonat e tyre, njerëz që mbledhin papastërtitë në zonat e tyre, njerëz që tregojnë se i duan zonat e tyre të banimit të pastra, sigurisht që të krijon një ndjenjë qetësie, ama disa pyetje të lindin në kokë.
Për shëmbull, si iu duken qytetarëve nisma të tilla, si u ndjenë ato sot teksa pastronin zonat e tyre të banimit, a duhet të bëhen më të shpeshta aktivitete të tilla në të mirë të komunitetit, a duhet që qytetarët të marrin edhe vete iniciativa për tu bërë protagonistët kryesorë të “lulëzimit” të zonave të tyre të banimit?Gjate aksionit për pastrimin vullnetar të kryeqytetit Foto Flor Abazi (4)

Për tiu përgjigjur këtyre e të tjerave pyetjeve, janë intervistuar banorë lagjesh në Tiranë  e vullnetarë në ditën e sotme. Teksa pyet vullnetarë të pastrimit të zonës në njësinë 8, të veshur me bluzat e tyre që i dallon nga pjesa tjetër e njerëzve, shprehen se aksioni i ditës së sotme shkoi shumë mirë e e gjithë njësia iu bashkua nismës për të dhënënjë mesazh sensibilizues.

Është Ilda, vullnetare në pastrimin e zonës së saj të banimit e cila shton: “Ne u ndjeme mire,  në radhë të parë si qytetarë dhe banorë të lagjes, e beme per vete dhe per njerezit qe do vijne pas nesh”.

Sigurisht që kur dëgjon përgjigje të tilla, të vjen një frymë pozitive për iniciativa vullnetare të ngjashme në të ardhmen. Vullnetarët shprehen se pastrimi u organizua nga admisistratorë të zonës e me kontributin e madh të banorëve të lagjes.

Është Shpresa, një grua në moshë e cila thekson se kohë më përpara,  pastrimi i zonës së banimit ka qënë një traditë e përmuajshme për banorët. Të gjithë angazhoheshin me mjetet që kishin për pastrimin e oborrit përpara pallatit, për mbledhje e papastërtive, e për kujdesin maksimal për ambjentin përreth.Një gjë e tillë duhet të ndodhë dhe sot, pastrimi i zonës së banimit duhet të kthehet në një traditë.

Gjate aksionit për pastrimin vullnetar të kryeqytetit Foto Flor Abazi (1)Teksa pyet Inën, vullnetare në ditën e sotme, shprehet që të rinjtë duhet të kenë rolin kryesor në këto aktivitete, janë ato që japin ide të reja, janë ato iu bashkohen nismave të ndryshme e iniciativa të tilla duhet të kthehen në tradita të përjavshme. Sipas saj e vullnetarëve të tjerë të njësisë 8, kjo do të ndodhë në njësinë 8, pastrimi i zonës do të jetë një traditë e përjavshme.

Ndërkohë që nga vëzhgimet e bëra sot,  duket qartë që në aksion ishin të përfshirë grupmosha të ndryshme, tregues ky që jep qartë faktin se të gjithë e  duan  një ambjent të pastër e sa të gatshëm janë të bëhen pjesë e iniciativave të tilla.

“Ndonëse Tirana nuk mund të patrohet në një ditë të vetme, ndonëse duhet punë me njerëzit që ata të bëhen pjesë e iniciativave të tilla, ndonëse iniciativave të tilla duhet të jenë në proçes, ishte mjaft bukur, shpresdhënëse e relaksuese, teksa shikon njerëz që me vullnetin më të madh pastrojnë zonat e tyre të banimit e kanë dëshirën ta kthejnë këtë në një traditë të përjavshme”-thekson Ardiani, banor i njësisë numër 8.

Next Post

Refugjatët: Maqedonia, Serbia, Austria dhe Hungaria firmosin memorandum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati

October 3, 2026
“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

“Bojkoti ynë i shërben vetëm Kryeministrit”- Berisha akuza Drejtësisë: SPAK nuk e largon kurrë Ramën, vetëm protesta!

October 3, 2026
Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

Liga e Kombeve/ Më pak se tri orë para ndeshjes me Finlandën, kuqezinjtë në kërkim të fitores së radhës

October 3, 2026
“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

“Ika nga dasma”- Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe… (VIDEO)

October 3, 2026
U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

U arrestua pas denoncimit të të miturave për ngacmim e përndjekje, këngëtari Erind Xhaferi del për masë para Gjykatës së Fierit

October 3, 2026
Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

October 3, 2026
Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

Reforma Territoriale votohet të enjten, Blushi i kërkon protestë kombëtare para Parlamentit më 8 tetor! Kreu i PD: Jam plotësisht dakord…

October 3, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

October 3, 2026
Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

Zgjedhjet lokale, Balla mbledh Asamblenë e Zgjeruar të PS Kavajë dhe kërkon fitoren e Bashkisë: Kemi përgjegjësinë t’i japim kësaj bashkie një drejtim të ri

October 3, 2026
Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

Arrestimi i 21-vjeçarit pas kërcënimit me bombë false dhe 50 mijë euro gjobë në kripto biznesmenit, zbulohen detaje të tjera nga hetimi

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com