• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berlini, apel politikës: Nëse doni një “PO” për negociatat, tërhiqeni litarin në një drejtim

by A R
25/10/2019 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz ka komentuar vendimin e Brukselit për negociatat.

Ajo u shpreh se nëse Shqipëria kërkon një “PO”, duhet të punojë fort. Sipas Schutz, Gjermania do ta vijojë mbështetjen për Tiranën, por nga ana tjetër duhen argumente të forta.

Për këto, Schutz tha se duhet që opozita dhe mazhoranca ta tërheqin litarin në një drejtim dhe të vijohet me përpjekjet në rrugën e reformave.

Deklarata:

„Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit. Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e  e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020.
 
Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një „PO“ për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe  unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel. Gjermania ishte angazhuar për një „Po“. Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet – e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE! Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit.
 
Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzkonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike – dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare – të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi. Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare.

Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva  janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.”

/a.r

Next Post
Si e përballojnë shenjat e Horoskopit dështimin (lexo përshkrimin tënd)

Si e përballojnë shenjat e Horoskopit dështimin (lexo përshkrimin tënd)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U paraqit në SPAK, reagon Plarent Ndreca: Jam thirrur si person në dijeni për një hetim për persona të tretë

Gjyqtari është i pavarur edhe nga Gjykata

October 8, 2026
Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

Murinjo s’ka rregulluar asgjë, Reali si ‘vullkan i fjetur’! Plas sërish grushti në stërvitjen e madrilenëve

October 8, 2026
PD e kënaqur me protestën e sotme para Parlamentit, zbulohet mesazhi i selisë blu ndaj strukturave: Ishim shumë mirë, ishte aksion i fortë por…

PD e kënaqur me protestën e sotme para Parlamentit, zbulohet mesazhi i selisë blu ndaj strukturave: Ishim shumë mirë, ishte aksion i fortë por…

October 8, 2026
Trump urdhëron qeverinë federale të zëvendësojë 'inteligjencën artificiale' me 'superinteligjencë' -

Incidente elektorale në SHBA, presidenti Trump pengohet të bëjë fushatë në Texas: Financohen nga armiqtë e Amerikës!

October 8, 2026
Politikë me dy standarde e Opozitës! Në Tiranë rrethojnë Parlamentin, jashtë pozojnë bashkë!

Politikë me dy standarde e Opozitës! Në Tiranë rrethojnë Parlamentin, jashtë pozojnë bashkë!

October 8, 2026
“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

“Nuk mund të kalojë në heshtje”- Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve!

October 8, 2026
Liga e Kombeve/ Dalin në shitje një muaj para biletat për sfidën me Finlandën në “Air Albania”

Liga e Kombeve/ Dalin në shitje një muaj para biletat për sfidën me Finlandën në “Air Albania”

October 8, 2026
I vuri zjarrin marketit në Cërrik, arrestohet 45-vjeçari i dyshuar, u rrezikua dhe jeta e punonjësve!

I vuri zjarrin marketit në Cërrik, arrestohet 45-vjeçari i dyshuar, u rrezikua dhe jeta e punonjësve!

October 8, 2026
Marinari britanik në gjyq, akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

Marinari britanik në gjyq, akuzohet se po përgatitej të spiunonte për Rusinë

October 8, 2026
FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

FOTO/ Një tjetër parkim publik nëntokësor i shtohet kryeqytetit, do ketë edhe hapësira rekreative

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com