• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha vetshpallet i “pakënaqur”, për të shpëtuar Bashën

by Mero Baze
13/09/2017 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të bëhet rrufepritës i sulmeve kundër Lulzim Bashës, duke marrë përsipër të jetë “kritiku” i tij, deri në atë masë sa të jetë i besueshëm si lideri i njerëzve të pakënaqur të Partisë Demokratike.

Në një intervistë në një portal të financuar nga djali i tij, Berisha ka thënë disa të vërteta pjesëshme, dhe të njohura për Lulzim Bashën. Ka thënë se ka bërë disa spastrime të papranueshme në parti, ka thënë se çadra ishte lëvizje militantësh dhe jo popullore, kurse ai (Basha) e përktheu si një e drejt për të dal nga PD dhe për të gjetur deputet nga populli. Ka thënë po ashtu se ai nuk ka qenë i përzier në listat dhe Marrëveshjen e Bashës me Ramën.

Në tërësinë e vet, ka arritur të krijoj përshtypjen se është i pakënaqur me Lulzim Bashën, në atë masë që të gjithë të besojnë se kushdo që është i pakënaqur me Bashën, duhet të jetë me Berishën dhe duhet të veprojë si ai.

Në një farë mënyre Sali Berisha është duke formuar prototipin e demokratit radikal të pakënqur, që mbështet me shpirt në dhëmbë, Lulzim Bashën. Duke qenë se mjedisi rrotull është varfëruar shumë, ai e ka marr vet përsipër këtë punë. Ai është padyshim njeriu më i besuar i demokratëve, figura më e mbështetur e tyre, dhe duke thënë vet ai që është i pakënaqur me Bashën, por duhet të qëndrojmë me të, ai është duke bërë dy shërbime të mëdha për Bashën. E para që bëhet lider i të pakënaqurëve brenda PD, por që do të çojnë ujë në mullirin e Bashës dhe e dyta që është dhe më e rëndësishme, ai me këtë akt po përpiqet të sabotoj kundërshtarët real të Bashës brenda partisë, të cilët janë në një moment reflektimi, nëse duhet të vazhdojnë betejën në parti, apo të formojnë një parti të re.

Duke ndërhyrë në mes të këtij debati, Sali Berisha është duke tentuar ta përçaj ose ta zvogëloj rëndësinë e këtij grupi, dhe të siguroj Bashën nga ana tjetër, se tani e tutje është në dorë të Sali Berishës. Është Sali Berisha ai që ka në dorë çelsat e portës që mban të frenuar digën e zemërimit kundër tij.

Me këtë gjest ai praktikisht ka shpallur veten tutor të Lulzim Bashës dhe po tenton të zbeh dhe eleminoj kundërshtarët real të tij.

Për hirë të së vërtetës e ka bëtë këtë me një klas politikani, që thotë të vërteta të pjesëshme, dhe të prekshme, për të krijuar mitin e njeriut që realisht është i shqetësuar nga ato probleme.

Lulzim Basha me siguri do ta marr me qetësi këtë zhvillim, duke i qenë “mirnjohës” Berishës që po e korrigjon për ndonjë gabim që ka bërë, dhe akoma më shumë mirnjohës që po ja heq qafe kundërshtarët e tij real, duke u “vet-emëruar” ai në rolin e kundërshtarit. Është beteja ndoshta e fundit e Berishës, për të mbrojtur Bashën në atë karrige ku e ka çuar. Ndoshta e shtyn dhe katër vjet kështu. Pas katër vjetësh nuk ka çfarë mbron më.

Next Post
Zbuloni pse futbollistët dhe atletët i heqin qimet e këmbëve

Zbuloni pse futbollistët dhe atletët i heqin qimet e këmbëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In