• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha tregon 2 mënyra si mund të futen në zgjedhje: Sot depozitojmë kërkesën për t’u regjistruar në KQZ

by Java News
05/03/2023 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Apelit për “vulën” e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Këshillin Kombëtar, ku po diskutohet strategjia që PD e Berishës të mos ngelet jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Top Channel ka zbardhur diskutimet me dyer të mbyllura të strukturave të Këshillit Kombëtar, ku është mësuar se grupi i Berishës do të depozitojë sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje.

Berisha ka propozuar dy mënyra për të marrë pjesë në zgjedhje, ose me koalicion, ose kandidatët e tij të futen në garë si kandidatë të pavarur.

“Ne do të ndjekim rrugët gjyqësore Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës dhe ata (grupimi Bashës) sipas Kodit Zgjedhor nuk mund të regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama. Nesër ai do të shkoje në gjykatë dhe nesër ai do të pranojë që  ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar.  Kjo s’ka baze ligjore. Të vendosim bashke sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi  me 1 ose 2 parti që kanë deputetë në Kuvend ose 1 mijë firma në elektorat”- tha Berisha.

Në mbledhje, Berisha ka thënë se brenda PD-së nuk do të kenë më vend Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

“Përveç Bashës dhe Alibeajt që s’do kenë vend në PD se janë bërë vegla të Ramës, kushdo që do të afrohet ne e mirëpresim pa hezitim. Çdo njeri do ketë të drejtë të dojë ose jo kryetarin e Partisë, ne të tillë do mbetemi. Në statut kemi vendos fraksionet. Por, ata të dy u përdorën në shkallë ekstreme. Avokati i tyre tha në gjykatë, jo ne nuk kemi qenë palë. Aleancat lokale janë të autorizuara. Një porosi i dhashë kandidatëve. Ju jeni kandidatët e qytetarëve. Respektoni, dëgjoni qytetarin. I pari qytetari. Qëllimi me madhor ishte bashkimi. Basha ishte peng. Edhe sot mund t’i çohet dosja nga e para për larje parash. Nga 720 mijë dollarë vetëm 25 mijë dollarë kanë hyrë në arkë të PD. Ne s’mund të gjejmë burimin por ai transaksion nuk është bërë legal nga arka dhe kontot bankare të PD. Auditi ka dorëzuar raportin para 2-3 ditësh . Sa për Alibeajn, kur hyra në seli i pari që kam takuar. U përpoqa por njësoj. Tani gjërat do marrin vendin e vet. Çdo kandidat i tyre është i Ramës. E ka shprehur në mënyrë të turpshme kandidati Dibrës që e kemi pas kryetar partie prej vitesh, ai ka thënë se duhet t’i dëmtojmë në zgjedhje”, ka thënë Berisha në mbledhje” – mësohet të ketë thënë Berisha.

Edhe Myslym Myrrizi ka thënë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se do marrin pjesë në zgjedhje

“Absolutisht do hyjmë në zgjedhje. Ne nuk mendojmë si Luli në 2019. Besoj se letra në KQZ do shkojë me emrin e Bashës jo të Alibeajt. Ky është grupi më bastard që ka ik, ka ikur duke vjedh Vulën. Këta kanë ikur si hajdutët. Nuk ja vlen fare të merremi me hajdutët e vulës”, ka thënë Murrizi.

/s.f

Next Post
‘’Big Brother Vip’’, Indrit Murati: Banorët i afrohen Luizit për ca follow më shumë, ja arsyeja pse është fitues prej javës së dytë

‘’Big Brother Vip’’, Indrit Murati: Banorët i afrohen Luizit për ca follow më shumë, ja arsyeja pse është fitues prej javës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In