• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, shqiptarëve në Selanik: Kurrë mos harroni se si Rama iu la juve 4 ditë në tokën e askujt

by A R
27/04/2025 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se “një politikë demografike e veçantë do të bëhet”.

“Çdo çift i ri, do të ketë një grant për çatinë e tij. Me atë grant do të paguajë interesat e kredisë, dhe në qoftë se ai bëhet me fëmijë të tretë, kredinë do e paguajë shteti, çdo gjë që i ka mbetur. Çdo fëmijë do ketë bonusin: 70 euro fëmija i parë, 60 euro fëmija i dytë dhe shpenzimet, nga lindja gjer në 23 vjeç, fëmija i tretë. Kombi me çdo çmim duhet të rikthehet në rininë e tij.

Është detyrimi më madhor i çdo shqiptari. Është kushtrimi më i thellë i sotëm dhe të të gjitha kohërave për të kthyer shqiptarët në rininë e tyre. Pra, ky vit është viti juaj, sepse entuziazmin, energjinë pozitive, besimin në dashurinë tuaj e induktuat në çdo skaj të Shqipërisë. Dhe sot fushata juaj kudo, është fushata e fitores, fushatë e optimizmit, fushatë e ngadhënjimit”, tha Berisha.

Kreu i PD i kujtoi shqiptarëve të Greqisë edhe një ndodhi gjatë pandemisë: “Qytetare dhe qytetarë të diasporës, kurrë mos harroni Kapshticën, se si ky i pashpirt, se si ky i pa nderë, se si ky antishqiptar ju la ju, në tokën e askujt në Kapshticë, në kohën e Covidit. 4 ditë, la shqiptarët. Akt i cili, në të gjitha konventat ndërkombëtare të OKB-së përbënte krim kundër njerëzimit. Miqtë e mi, fushata jonë është epërore, sepse ne vijmë me program, ai vjen me sharje e shpifje. Ai bën kllounin, bën çdo gjë, vetëm e vetëm që të maskojë 130 milionë euro të vjedhura me djegësin e Tiranës. Të maskojë 8300 m2 me vilën dy herë sa e Enver Hoxhës në Surrel, në një kohë kur kishte të deklaruara gjithësej 3800 euro. Do të maskojë 120 milionë euro gjobë që iu vuri shqiptarëve, duke përzënë Beketin, sepse televizioni i tij e kritikonte. Do të maskojë 21 milionë euro që shpenzon në udhëtime me avion taksi. Shishet 33 mijë euro Romane Conti që hap për qejfet e tij. Do të maskojë 224 mijë m2 tokë në Gjipe. Do të maskojë 38 mijë m2 tokë që i dha vëllait të tij. Do të maskojë aksionet e vëllait të vet, apo të vetat në hotele 100 milionëshe të ndërtuara nga kompania 5D e bashkisë. Miq, për të maskuar të gjitha këto, për të maskuar gjëmën që u bëri shqiptarëve, që i vidhisi në honet e varfërisë për të maskuar dëbimin masiv të tyre, është i aftë të bëjë çdo gjë”.

Next Post
OKB për Gazën: Ata që nuk po i vrasin bombat, po vdesin nga uria

OKB për Gazën: Ata që nuk po i vrasin bombat, po vdesin nga uria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In