• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OKB për Gazën: Ata që nuk po i vrasin bombat, po vdesin nga uria

by A R
27/04/2025 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OKB ka paralajmëruar se njerëzit në Gaza ndodhen në kushtet ekstreme të urisë pasi forcat izraelite kanë vazhduar bombardimet. Kreu i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jonathan Whittall ka ngritur alarmin se ditët e ardhshme në Gaza do të jenë “kritike” teksa bllokada izraelite vijon në enklavë.

“Ata që nuk po vriten me bomba dhe plumba po vdesin ngadalë nga uria,” u shpreh Jonathan.

Që nga 2 Marsi, Izraeli ndërpreu plotësisht të gjitha furnizimet për 2.3 milionë banorët e Rripit të Gazës dhe ushqimi i grumbulluar gjatë një armëpushimi në fillim të vitit është mbaruar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare paralajmëroi se furnizimet ushqimore në të gjithë Gazën po ulen me ritme të frikshme ndërsa normat e kequshqyerjes përshkallëzohen me shpejtësi.

OKB ka bërë thirrje për një armëpushim të ri, lirimin dinjitoz të të gjithë pengjeve në Gaza dhe rrjedhjen e papenguar të ndihmës humanitare dhe furnizimeve tregtare për të mos thelluar krizën.

Ndërkaq, nga bisedimet e mbajtura në Kajro ndërmjet ndërmjetësve, grupi militant Hamas paraqiti “vizionin e tij për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”. “Hamasi është i hapur për një armëpushim të gjatë me Izraelin në Gaza, por nuk është i gatshëm të dorëzojë armët”, sipas një zyrtari palestinez. Burime pranë bisedimeve për Reuters shprehen se Hamasi shpresonte të krijonte mbështetje midis ndërmjetësve duke shtuar se grupi mund të binte dakord për një armëpushim 5 deri në 7 vjet në këmbim të përfundimit të luftës, duke lejuar rindërtimin e Gazës, lirimin e palestinezëve të burgosur nga Izraeli dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

“Ideja e një armëpushimi ose kohëzgjatja e tij nuk refuzohet nga ne dhe ne jemi të gatshëm ta diskutojmë atë brenda kuadrit të negociatave. Jemi të hapur ndaj çdo propozimi serioz për t’i dhënë fund luftës,” tha Taher Al-Nono, këshilltari për media për udhëheqjen e Hamasit. Nga ana tjetër Izraeli dëshiron ta shohë Gazën të çmilitarizuar.

Next Post
Berisha takim me gratë dhe akuzon ministret: Sillen si badigardet e Gadafit, asnjë program për mbështetjen tuaj

Berisha: Zero taksa për emigrantët që investojnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In