• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha, ‘shpresa’ e të burgosurve në Elbasan: Na ndihmo! Vërtetë jemi në burg por…

by
24/10/2022 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 22 personash që mbahen në paraburgimin e Elbasanit i janë drejtuar me një letër Sali Berishës, ku listojnë 11 probleme me të cilat hasen në institucion.

Ata thonë se hanë pak ushqim, nuk kanë kujdes mjekësor, keqtrajtohen nga efektivët dhe privohen nga takimet me familjarët.

Në një deklaratë për mediat sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj u shpreh se shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe i duhet dhënë përfaqësuesve të popullit.

“Shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe u duhet dhënë përfaqësuesve të popullit. Ky agresion i hapur ndaj lirive dhe të drejtave është simptoma e një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili meqë nuk ka dalë nga vullneti i votës së lirë, bën si t’i teket me të drejtat e qytetarëve.

Shqipëria në rrezik nuk është një slogan, por një realitet. Që të mos zhbëjmë Shqipërinë duhet të largojmë rrezikun”, u shpreh ajo në deklaratë.

Deklarata e plotë e PD së Berishës

Një letër, shoqëruar me një listë të firmosur nga 22 të burgosur, ka ardhur nga Paraburgimi i Elbasanit në adresë të kryetarit të PD, z. Sali Berisha. Në letër bëhet me dije se ankesa i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit.

Në ankesë listohen 11 probleme, si më poshtë, të cilat po i lexojmë në formë autentike dhe të pandryshuar, siç janë shprehur të paraburgosurit:

1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin.

2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin.

3. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar.

4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë.

5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi.

6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat.

7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër.

8. Ilaçe nuk na japin.

9. Higjena është ZERO.

10. Na keqtrajtojnë.

11. Na privojnë nga takimet me familjarët.

Të paraburgosurit e Elbasanit shtojnë se, origjinalin e letrës ia kanë dërguar Ambasadës Amerikane, dhe luten të merren në konsideratë ankesa e tyre, duke theksuar se “vërtetë jemi në burg, por kemi edhe ne të drejtat tona si qenie njerëzore”.

Në ankesën e të burgosurve vihen re edhe shkelje të tjera, si për shembull fakti se Drejtori i institucionit, Arben Xhina është bashkëshortja e tij janë në konflikt interesi, sepse zonja është këshilltare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që do të thotë, theksohet në letër, se gruaja i bie të jetë shefja e burrit të vet.

Në letër ka ankesa edhe për shefin e policisë së Burgut, Shaban Kalemin, i cili thuhet se është kriminel i kohës së Enver Hoxhës sepse në kohën e diktaturës komuniste ka qenë me punë në kufi dhe ka ekzekutuar dikë që ka dashur të “arratisej” në atë kohë.

Sipas letrës, shefi i regjimi të burgut është Vladimir Skënderi “që do vetëm lekë dhe shumica e policëve në regjimin e brendshëm janë kushërinjtë dhe miqtë e tij”.

Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre së pari, dhe së dyti, të hetohen të gjitha rastet e abuzimeve dhe korrupsonit që vërehen në letrën e të burgosurve. Kjo letër arrin edhe në kontekstin tragjik të vrasjes së të riut Lear Kurti, dhe nënvizon faktin se në shtetin e Edi Ramës të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit, në liri apo në paraburgim, shihen si “lëndë me zgjedhje”.

Ndërkohë, ato janë të drejta të patjetërsueshme, që njihen nga Konvenat e të drejtave dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar.

Shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe u duhet dhënë përfaqësuesve të popullit. Ky agresion i hapur ndaj lirive dhe të drejtave është simptoma e një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili meqë nuk ka dalë nga vullneti i votës së lirë, bën si t’i teket me të drejtat e qytetarëve.

Shqipëria në rrezik nuk është një slogan, por një realitet. Që të mos zhbëjmë Shqipërinë duhet të largojmë rrezikun.

/e.d

Next Post
Procesi i Berlinit do përmbyllet me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Procesi i Berlinit do përmbyllet me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com