• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha shkeli vendimin e gjykatës/ Gjikondi: Ai po dëmton brezat e rinj, SPAK duhet të reagojë!

by Java News
04/12/2023 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretën herë radhazi ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Ish-kryeministri i marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit, në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, as këtë të hënë, në orën 10:00, nuk u paraqit.

Analistja dhe juristja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në “News Line” në ABC News tha se me këtë qasje, Berisha ka injoruar në mënyrë të plotë SPAK-un. Sipas saj, në ndryshim nga herët e kaluara, sot nuk morën pjesë në gjykatë as avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit.

Gjatë intervistës, juristja nënvizoi se Berisha është “truri” dhe organizatori kryesor i akteve të kaosit në Kuvend. Ajo theksoi se Berisha duke mohuar vazhdimisht drejtësinë, po kthehet në një precedent dhe shembull të rrezikshëm për shoqërinë.

“Kemi një risi sot, që nuk shkuan as avokatët. Ai ka bërë një injorim total SPAK-ut. Berisha është regjisori, skenaristi dhe është truri i asaj që po ndodh, por edhe përfituesi i saj. Ai nuk ka shkuar tri herë. Berisha po bëhet një precedent skandaloz për mosrespektimin e ligjit. Çdo qytetar tjetër do ishte shpallur në kërkim dhe do kishte një ndryshim të masës së mëparshme”, u shpreh Gjikondi.

Më tej, Gjikondi thotë se Berisha me refuzimin që i bën ligjit po krijon një model të gabuar për të gjithë ata të rinj, që nesër ose pasnesër, do kenë në dorën drejtimin e Shqipërisë.

Ajo tha se Kuvendi dhe SPAK duket se janë në harmoni kur vjen puna te mosreagimi për kaosin dhe veprimet e ish-kryeministrit, i cili në vend të bindjes ligjore, bën të kundërtën duke krijuar dhunë dhe shpërfillje të organeve ligj-zbatuese. Akte të tilla shtoi Gjikondi duhet të procedohen nga drejtësia dhe SPAK duhet të reagojë.

“Më vjen keq kur shoh se Berisha vazhdon të jetë si model i vitit 2023, përballë një rinie, e cila ka nevojë për një edukim ligjor dhe Berisha me këtë po dëmton brezat që nesër pasnesër do kenë Shqipërinë në duar. SPAK dhe parlamenti duket sikur janë në një harmoni, të qenurit pasivë përballë kësaj situate. Nuk është në të mirën e vendit që të lejojnë skena në atë nivel degradimi. Besoj se po, sepse mendoj, që sot prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai e kanë detyrim ligjor të reagojnë.”, tha ajo./m.j

Next Post
“Të tregojë a është me amerikanët apo Berishën?!”/ Kadilli sulmon Bardhin: Një njeri që e fillon politikën ministër, s’është politikan!

Hakmarrja e 'ftohtë' pas bojkotit të Kuvendit: Berisha e shkarkon Bardhin nga kryetar grupi, e quan thjesht “deputet”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In