• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hakmarrja e ‘ftohtë’ pas bojkotit të Kuvendit: Berisha e shkarkon Bardhin nga kryetar grupi, e quan thjesht “deputet”

by Java News
04/12/2023 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se në pamje të parë janë përpjekur që të tregojnë se nuk ka ndodhur ndonjë “hata”, bashkimi Berisha-Bardhi, duket se ka marrë një çarje të madhe.

Kjo pasi grupi i deputetëve të grumbulluar rreth Gazment Bardhit, bojkotuan dhe injoruan në mënyrë demonstrative dhe pa dhënë ndonjë arsye të qenësishme Kuvendin e Berishës, i cili e rikonfirmoj kryetarë të Rithemelimit dhe njëkohësisht doli me një rezolutë kundër SPAK dhe drejtësisë së re.

Vetë Berisha në fjalën e tij në këtë Kuvend dërgoj një përshëndetje të ftohtë “për deputetët që nuk ishin aty”, kurse edhe sot pas seancës-rrëmujë në parlament në daljen para gazetarëve kur u pyet tha thjesht, se ja në luftën brenda Kuvendit jemi “bashkë”.

Nga ana tjetër Gazment Bardhi para, gjatë dhe pas Kuvendit të Berishës nuk ka thënë asnjë gjysmë fjale, duke injoruar krejtësisht këtë Kuvend të rëndësishëm të Berishës, duket nga frika se edhe përball ndërkombëtarëve do të shfaqet zbuluar përfundimisht si patericë e Sali Berishës në kohën që ai ka probleme të rënda familjarisht, me drejtësinë dhe posaçërisht më SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Edhe këtë të hënë kur u pyet për arsyet e bojkotit që bëri së bashku me grupin e deputetëve rreth tij, ai dha një përgjigje duke mos thënë asnjë gjë: Është një proces…

Por pavarësisht nga kjo qetësi e rreme, duket se nga ana e krahut berishist ka nisur hakmarrja e ftohtë. Edhe në aksionin  e sotëm brenda Kuvendit me përmbysje karrigesh, përplasje me gardistët dhe flakadanë, ndryshe nga herët e tjera u pa një ftohtësi e madhe nga deputetët e Berishës kundrejt atyre të Gazment Bardhit.

Ky i fundit duket i kompleksuar dhe duke e ditur se çfarë mund ta presë pas injorimit që i bëri Kuvendit të Rithemelimit, i rrinte prapa Flamur Nokës kur përleshej me gardistët, duke bërtitur që të dëgjohej sa më shumë: Mos e prekni, mos e prekni…

Edhe brenda në seancë kur nisi aksioni me flakadanë dhe tentativa zjarri, u pa që Flamur Noka konsultohej vetëm me Berishën, Palokën dhe Albana Vokshin. Bardhi dhe deputetët rrotull tij, u lanë mënjanë dhe ndryshe nga seancat e tjera luftarake, deputetëve si Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati, nuk ju la nga Noka roli i protagonistit.

Kjo luftë e ftohtë ndaj gazbardhistëve pati si kulm, Facebookun e Sali Berishës pas seancës.

Kreu i Rithemelimit ka hedhur në faqen e tij live prononcimin për mediet të Gazment Bardhit, por është kujdesur që në shënimin shoqërues të mos e quajë më “Kryetar i Grupit Parlamenatrë të PD”, por thjesht deputeti Gazment Bardhi.Nis hakmarrja e ftohtë pas bojkotit të Kuvendit/ Sali Berisha e

Duket se Sali Berisha përfundimisht e ka shkarkuar nga kryetar grupi Gazment Bardhin të cilin deri dje, (shih foton më poshtë) e quante “Kryetar të Grupit Parlamentarë të PD”, kurse sot e ka zhgraduar në deputet të thjeshtë.Nis hakmarrja e ftohtë pas bojkotit të Kuvendit/ Sali Berisha e

Pastaj po gjatë kësaj dalje të Bardhit “hakmarrja e ftohtë” u bë e nxehtë, kur në mënyrë të papritur gazetarja e televizionit pro Berishë Syri Tv, Ambrozia Meta, i bëri një pyetjen retorike Bardhit, nëpërmjet së cilës aludonte se pavarësishit asaj që duket në këto “përleshje në parlament”, ai dhe grupi i tij jashtë vendit, merren vesh dhe bashkëpunojnë me deputetët e mazhorancës Rama.

“Zoti Bardhi, si ka qenë raporti juaj me mazhorancën në udhëtimet që keni zhvilluar në Bruksel? Pse kur jeni brenda Shqipërisë nuk arrini ta gjeni gjuhën, por jashtë shtetit ju keni arritur mesa duket të merreni vesh me mazhorancën, sepse keni pasur disa foto në rrjetet sociale?”, ishte pyetja retorike dhe “me spec” e gazetares së Syri Tv, të cilën Bardhi e tejkaloj me një përgjigje justifikues./m.j

Next Post
Kaosi i ‘Foltores’ në Kuvend, Shehi kundër: Një rrugë pa krye, s’na çon askund! Përfiton vetëm Rama e Berisha

Kaosi i 'Foltores' në Kuvend, Shehi kundër: Një rrugë pa krye, s'na çon askund! Përfiton vetëm Rama e Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In