• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha po përpiqet të justifikojë arrestimet e mundshme në familje si sulm i Britanisë dhe SHBA

by Mero Baze
17/07/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Të vetmit përvjetorë që Sali Berisha feston prej vitit 2021, janë përvjetorët e ndëshkimeve ndërkombëtare të tij. Çdo 21 maj përkujton ndëshkimin nga SHBA si person që ka minuar demokracinë në Shqipëri, si I përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe si shantazhues I drejtësisë.

Tani çdo 19 Korrik I është shtuar dhe përkujtimi I shpalljes non grata nga Britania e Madhe, si një politikan me lidhje kriminale, si një kryeministër që I ka mundësuar vajzës së tij të jetë seksere pushteti dhe si përdorues i krimineleve për qëllime politike.

Sot kishte një nga këto përvjetorët dhe nuk do tia vlente të bëhej as lajm, nëse nuk shikoje përpjekjen e tij të stërmundimshme, për të shpjeguar pas një viti malin me akuza nga qeveria britanike.

E vetmja gjë e mirë që bëri është që lexoi gjithë akuzat edhe pse disa përpiqej ti lexonte pjesërisht.

Çdo akuzë e bërë nga qeveria Britanike, jo vetëm që është e vërtet, por është një dosje e gatshme penale për drejtësinë shqiptare që nuk vepron ndaj tij.

Transaksionet financiare mes Damir Fazliç dhe vajzës së tij, ku vetëm njëra është 1,7 milion euro, prokura e gjithëpushtetshme e Damir Fazlic për studion e vajzës së tij në menaxhimin shitjen dhe transferimin e kapitaleve të kompanisë regjistruar në Qipro historia e vajzës së tij me biznesmenin pakistanez, të cilit përmes emalieve I kërkon si shpërblim 3 për qind të projektit 100 miliomë eurosh për ndërtimin e një TEC në Portoromano, për të cilin duhet të firmoste babai I saj kryeministër dhe të tjera histori të studios së saj të famshme ligjore, janë një fushë e minuar për të dhe familjen e tij sikur këtu drejtësia të vepronte njësoj për gjithë politikanët.

Do të mjaftonte të merrje në kohë deklarimet e tij për Damir Fazliç kur ka thënë në parlament se e kam mik shtëpie dhe darkonte në shtëpinë e tij, kur na e fuste në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar edhe pse qe një tregtar armësh serbo boshnjak në rajon, dge deklarata e sotme që thotë se ai ishte një mik I Lulzim Bashës do të mjaftonin për të kuptuar raportin që Sali Berisha ka me faktet dhe të vërtetën.

Do të mjaftonte të shikoje videon e një personi në kërkim në Britani të Madhe, Fation Dautit, ku në prani të Flamur Nokës shkelmon derën e kryetarit të PD Luzlim Basha duke e shqyer atë, për ti shërbyer Sali Berishës dhe deklaratën e Berishës që nuk e njeh atë, për të kuptuar se çfarë respekti ka ky njeri për faktet.

Duke u përpjekur ti përgënjeshtroj ato fakte, Berisha I ka bërë një nder opinionit publik dhe drejtësisë duke ja kujtuar se çfarë ka bërë. Dhe si për ta mbyllur marrëzinë e tij deri në fund, edhe pse kishte paralajmëruar se do nxirrte fakte për korrupsionin e dy ambasadorëve britanikë në Shqipëri që kanë hartuar dosjen, ai jo vetëm që nuk dëshmoi dot asnjë fakt, por I konsideroi të korruptuar vetëm se I kanë renditur atij gjithë krimet e tij në një dosje.

Berisha po ashtu u përpoq të mbrohej nga “non grata” e SHBA duke përsëritur një gënjeshtër që tani është sqaruar dhjetëra herë, që SHBA nuk komunikon dhe nuk u jep llogari personave të sanksionuar prej saj. SHBA ka dosjet e saj dhe informacionet e saj nuk I bën publike. Nuk I ka bërë publike për askënd jo vetëm për Berishën. Ndryshimi I vetëm është se për Berishën ka përshkruar më shumë se për këdo tjetër arsyet për të cilat është ndëshkuar dhe ato janë si minues I demokracisë për 30 vjet, si familje hajdutesh dhe si shantazhues I drejtësisë. Ky bilanc tragjik është I verifikueshëm nga çdo qytetar I Shqipërisë. Ai është njeriu që ka shkatërruar I pari proceset zgjedhore në Shqipëri dhe institucionet e shtetit shqiptar, është I njohur si një familje e korruptuar me grua hajdute vajzë hajdute e djalë hajdut dhe është ende dhe sot shantazhues I sistemit të drejtësisë.

Atëherë pyetja legjitime është përse Berisha ishte kaq I vendosur të dilte në mes të vapës de të na kujtonte të gjithëve gjithë krimet e tij 30 vjeçare?

Arsyeja duket se është diku tjetër. Atë e ka kapur makthi se SPAK po lëviz në adresë të një prej familjarëve të tij, për një aferë që tani është publike, dhe dyshon se mund ta arrestojnë.

Për këtë arsye doli për të sulmuar ashpër SHBA dhe Britaninë e Madhe me qëllim që nëse djali dhëndëri apo vajza e tij përfundojnë në burg në këtë vapë gushti, të thotë se është hakmarrje e SHBA dhe Britanisë së Madhe ndaj akuzave që ai ka bërë sot. Thjeshtë është duke përgatitur alibinë për tu mbrojtur si hajdutë që mund të ndëhskohet.

Nuk shpresoj shume tek drejtësia, por më vjen mirë që Berisha edhe pse I ka masakaruar me presione ua ka sërish frikën.

Nuk është pak që ky njeri të filloj të trembet. Kjo që bëri sot është shenjë e mirë. E di vet se çka bërë ndaj dhe po përpiqet ti dal të keqes përpara.

Next Post
“I ra tensioni në ujë”/ Rrezikoi të mbytej në plazh, shpëtohet mrekullisht i moshuari në Durrës

"I ra tensioni në ujë"/ Rrezikoi të mbytej në plazh, shpëtohet mrekullisht i moshuari në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com