• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha për raportin e PE: Sanksionon denoncimet tona, lakrorit i kanë dalë petët!

by A R
08/05/2026 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, më 8 maj, ku foli për raportin e Parlamentit Europian për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Gjatë fjalës së tij, duke iu referuar raportit, Berisha tha se aty theksohet se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie. Por sipas tij, qeveria nuk po merr asnjë masë.

“Raporti është një dokument i jashtëzakonshëm, në të cilin konstatohet me dhimbje të madhe se gjysma e fëmijëve shqiptarë janë në rrezik varfërie dhe se qeveria nuk ka asnjë masë për fëmijët e përjashtuar, për fëmijët në mjerim. Denoncohet indiferenca në politikat sociale ndaj të rinjve, fondet e ulëta në arsim.
Denoncohet mungesa e një politike të qartë strehimi social për të rinjtë, për studentët, për punësimin e tyre. Kërkohet revokimi i menjëhershëm i amendamenteve të ligjit famëzi të investimeve strategjike. Kërkohet regjistri i plotë i këtyre investimeve.

Dënohet me forcë diskriminimi i minoritarëve në punësim dhe në qëllime të tjera. Dënohet me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë, në sistemin e prokurorisë. Në çdo rresht të tij ku ka shkelje dhe mospajtime, janë tre emra famëzi, Edi Rama, Lubi Balluku, Niko Peleshi.”, tha Berisha duke shtuar se “lakrorit i kanë dalë petët”.

Lideri demokrat prezantoi një më një pikat në raport, që sipas tij vërtetojnë dhe mbështesin denoncimet e vazhdueshme të opozitës.

Duke u ndalur tek pika për varfërinë e fëmijëve, ai e konsideroi këtë si një nga “lajmet më të zeza që vjen nga Brukseli”.

Sipas tij, janë 8 rezoluta nga vjeshta e vitit 2024 gjer sot, që denoncojnë gjendjen dramatike në Shqipëri.

Lideri demokrat u ndal në një tjetër pikë të raportit, duke u shprehur i bindur se ai konfirmon se zgjedhjet elektorale të 11 majit të vitit të shkuar, ishin një “farsë elektorale“.

Sipas Berishës, raporti i PE-së sanksionon “përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, përjashtimin e qytetarëve nga procesi i integrimit” dhe “paralajmëron se parlamenti duhet të jetë forumi qendror i këtij procesi”. Kreu i opozitës shprehet se ky është një dokument i të gjithë spektrit politik.

Next Post
“Si po e garantoni përfshirjen e PD?” Mcallister çon tek Marta Kos shqetësimet e Tabakut

“Si po e garantoni përfshirjen e PD?” Mcallister çon tek Marta Kos shqetësimet e Tabakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

Shqipëria nis me gol, por kartoni i kuq i Berishës përmbys gjithçka! Finlanda mposht kuqezinjtë 2-1 në Helsinki

October 3, 2026
“Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe”/ Mesazhe provokuese në Beograd, kopjojnë sloganin e Trump

A do të sjellin gjë zgjedhjet për popullin serb?

October 3, 2026
Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

Paketa e re për fëmijët pa kujdes prindëror, 200 familje kujdestare në gjithë vendin dhe pagesë mujore për të miturit

October 3, 2026
Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

Arabia Saudite përgatit goditjen ndaj Huthëve, zbardhen dy skenarët e sulmit dhe plani për mobilizimin e mbi 100 mijë trupave

October 3, 2026
VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

VIDEO/ Finlanda përmbys Shqipërinë, gol sërish me goditje dënimi

October 3, 2026
Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

Spanja përfshihet nga përmbytjet, rrugët kthehen në lumenj!

October 3, 2026
Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

Gjykata lë në arrest shtëpie këngëtarin Erind Xhaferaj

October 3, 2026
Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!

October 3, 2026
Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

Riaktivizohet zjarri në malet e Gjinarit në Elbasan! Zjarrfikësit në luftë me flakët, ndërhyrje edhe nga ajri

October 3, 2026
Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

Rrëfimi tronditës në mediat greke/ E reja denoncon partnerin shqiptar: Më ka dhunuar dhe më ka kërcënuar! Kam frikë për jetën time

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com