• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha paralajmëroi protesta, Luçiano Boçi: Nuk do presim fundin e verës, në krah të shqiptarëve

by A R
10/06/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i ‘Rithemelimit’, i cili në zgjedhjet e fundit që organizoi Berisha u zgjodh nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, tha sot për ‘Kontrast’ në Report TV se protestat e paralajmëruara nga Berisha vijnë si pasojë e situatës së krijuar. Ai pranoi se PD kërkon që kauzat qytetare t’i kthejë në politike dhe sipas tij për t’i organizuar tubimet nuk duhet të ketë një stinë. Boçi shtoi se protestat nuk do të organizohen për të ruajtur pozicionin e Sali Berishës, por për të përkrahur shqiptarët.

“Kur flasim që ka domosdoshmëri në publik për protesta nuk mund të krijojmë pengesa mujore apo stinore. Pra që jemi në verë dhe po presim vjeshtën apo pranverën. Mjafton të ekzistojnë arsyet që kauzat qytetare të shndërrohen në kauza politike dhe PD të qëndrojë në krye. Ditën e nesërme ka një mbledhje me të gjithë krerët e PD në rrethe dhe të iniciohet një protestë. Mençuria e një partie politike është pikërisht kjo. Në këtë rast nuk kemi një kauzë politike që u ofrohet qytetarëve, por një dëshirë dhe revoltë e tyre që merr tipare politike. Rruga që PD ndoqi më parë duke dorëzuar mandatet nuk është e njëjta me atë që po ndjek zoti Berisha. Sepse zoti Berisha kërkon një aksion direkt dhe përballje politike me situatën. Sot e kërkon koha protestën, nuk e shpiku Berisha për të ruajtur pozicionin e tij.” – tha Boçi.

Në emisionin ‘Kontrast’, Boçi u ndal edhe tek Grupi Parlamentar i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Luçiano Boçi u shpreh se sot kemi të bëjmë me një grup që nuk ka anëtarë sepse tashmë vullneti është shprehur dhe dihet se cila është Partia Demokratike.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet me LSI-në. Sipas tij, PD është e hapur për zgjerimin e frontit opozitar.

“Zoti Berisha ka tentuar ta ulë rolin e tij pasi perceptohet si një lider shumë i fortë. LSI është e ftuar të bëhet pjesë e frontit opozitar, përfshirë cilindo që e ndjen veten të tillë. Qofshine dhe shoqatat apo militantët. Sepse ai militanti ynë në radhë të parë është qytetar. Pra ta heqim dilemën, a do të dalë zoti Berisha në krye? Jo, ai është aty për të formuar një opozitë të fortë, ballore dhe që krijon besim. Nuk fitohet beteja me deklarata, por me akte dhe veprime” – tha Boçi për Report TV.

/a.r

Next Post
Cilat ishin 2 medikamentet për mpiksjen e gjakut që shiteshin 20 mijë euro doza në kohën e pandemisë

Cilat ishin 2 medikamentet për mpiksjen e gjakut që shiteshin 20 mijë euro doza në kohën e pandemisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

Çmimi i naftës Brent shkon në 112 dollarë, gazi natyror mbetet pranë nivelit më të lartë në katër vjet

October 22, 2026
Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

Stuhia “Adam” godet jugun e Francës, humbin jetën 4 persona

October 22, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

October 22, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Buxheti i universiteteve çon mijëra studentë në protestë në Vjenë

October 22, 2026
“Shqipëria hapa përpara drejt BE”- Komisionerja Marta Kos: Katër vende pararojë drejt integrimit! Përgatisim një Europë të fortë, idetë do t’i çojmë para

Marta Kos: Shqipëria do të përfitojë nga Plani i Rritjes, reformat po përmbushen me sukses

October 22, 2026
Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

Rusia dhe Ukraina bëjnë një tjetër shkëmbim trupash të ushtarëve të rënë në luftë

October 22, 2026
Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

Alarm shëndetësor në Francë, zbulohet rasti i parë i virusit Shamonda te njeriu

October 22, 2026
Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

Pedagogët dhe absurdi i qeverisë kujdestare

October 22, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

October 22, 2026
Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

Nga kancelari Merz te Albin Kurti, Rama ndan albumin fotografik nga Samiti në Budva

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In