• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në 2021”, Basha i “zbulon” të gjitha: Arsyeja e vërtetë ishte se…

by S T
13/07/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha, në podkastin e radhës është shprehur se Sali Berisha nuk donte që PD të vinte në pushtet në vitin 2021.

Kjo sipas Bashës për faktin se nuk donte një PD jashtë kontrollit të tij dhe jashtë interesave të familjes së tij.

Ai gjithashtu tha se Berisha po i jep tapi dhe 4 vite të tjera pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e kryeministrit.

“Prandaj e ka thënë fare qartë Berisha, ishte fat i madh që nuk erdhi Partia Demokratike në pushtet në 2021-in, e ka thënë publikisht, mediatikisht. Pse? Nuk do një Parti Demokratike jashtë kontrollit të tij, jashtë interesave të tij e të familjes së tij, e të klientëve të tij.

Është më mirë dhe më i sigurtë me Edi Ramën, se i bashkojnë të njëjtat interesa, të njëjtat ankthe, të njëjtat frikëra, sesa me një Parti Demokratike që kryen një evolucion, pra ripërtërihet dhe kalon në një gjeneratë tjetër, kalon në një brezni tjetër politikanësh, kulturash politike dhe mendësie politike. Pra, shkurt dhe qartë janë bashkë për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve.

Dhe gjithçka të re që kërcënon këtë bashkësi të tyre, e shohin si armik të përbashkët. Prova e para është amnistia me të cilën liruan të korruptuarit dhe lanë protestuesit. Prova e dytë është prishja e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe tani shumë shpejt pazari që po gatuhet për të mbyllur listat.

Sot listat janë të hapura me vendim të Gjykatës Kushtetuese, që do të thotë kush merr më shumë vota, shkon në Parlament. As Edi Rama, as Sali Berisha nuk i duan listat e hapura. Listat janë një nga instrumentet e pushtetit të tyre okult, që nga Kushtetuta e 2008-ës, se bashkë e bënë kushtetutën që kryetari i partisë të kishte në dorë gjithçka. Të ishin zotër e ta trajtonin partinë politike si orendi shtëpiake.

Ndaj, tani po luajnë lojën tjetër, të mbyllin listat. Dhe stacioni final i këtij pazari me anë të cilit Sali Berisha po jep tapi dhe 4 vite të tjera të pushtetit të Edi Ramës, me kusht që të mbajë tapinë e Partisë Demokratike të uzurpuar me ndihmën e Edi Ramës, stacioni tjetër është që të godasin kërcënimin më të madh në 34 vite kundër politikanëve të korruptuar dhe korrupsionit në tërrësi, që është Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, është SPAK-u”, tha Basha.

Next Post

Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In