• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur

by Mero Baze
13/07/2024 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Greqia ngjan aq e lodhur nga beteja për Belerin, sa tani po përpiqet të duket sikur ka fituar një betejë e cila në fakt nuk ka ndodhur.

Vendimi për të lejuar Fredi Belerin të shkojë në Strasburg në ditën e çeljes së punimeve të Parlamentit Evropian, është një vendim që e ka në dorë qeveria e Shqipërisë, dhe ajo e ka dhënë këtë leje.

Përpjekja për ta krahasuar këtë me mungesën e lejes nga ana e qeverisë shqiptare për të liruar nga burgu Belerin që të shkonte për betim në Bashkinë e Himarës ndërkohë që procesi nuk kishte përfunduar, nuk është i njëjtë me këtë vendim.

Gjatë procesit të gjykimit dhe hetimit të Belerit, kompetencën për leje nuk e ka qeveria, por drejtësia. Dhe Greqia së bashku me Belerin e konsumuan atë procedurë ligjore në çdo shkallë gjykate dhe e humbën.

Qeveria nuk kishte në dorë asgjë aty. Ajo nuk ka kompetencë t’i hapë derën e burgut një njeriu nën hetim. Atë kompetencë e ka prokurori dhe gjykatësi.

Beleri ka tani dy javë që është një qytetar i dënuar shqiptar, i cili gëzon një status tjetër si i burgosur dhe qeveria ka lirinë të ketë kompetenca për lejen e tij për të dalë nga burgu.

Kaq është e gjithë kjo histori që po shoqërohet nga një histeri fals, që përpiqen ta paraqesin si fitore.

Këtë premtim qeveria shqiptare e ka pas dhënë qysh gjatë procesit gjyqësor. Edhe Rama në intervistat në shtypin grek apo Tiranë, e ka pas paralajmëruar se qeveria s’ka asnjë kompetencë t’i japë leje Belerit ndërkohë që procesi s’ka mbaruar, por e ka atë liri pas marrjes së vendimit të formës së prerë.

Tani kjo ngjarje ka ndodhur dhe qeveria ishte në provë nëse do kishte vullnet politik për detyrimet e saj apo jo. Dhe tregoi që nuk kishte gjë personale me Belerin tani që ka hapësirë ligjore.

Sikur gjyqi ndaj Belerit ende të mos kishte mbaruar, Beleri nuk do të shkonte në Parlamentin Evropian. Tani ai ka mundësinë të shkojë sa herë ka seancë e pastaj të kthehet sërish në burgun e Fierit, derisa të mbarojë kryerjen e dënimit.

Ka dhe mundësinë të arratiset e të mos kthehet më, por nuk besoj se i duhet njeriu si i arratisur. U duhet ushtar i Agimit të Artë në Shqipëri dhe aty do të jetë.

Vendimi tregon pikërisht faktin se gjyqi ndaj tij nuk ka qenë politik, por një proces ligjor.

I vetmi qëndrim politik ndaj Belerit është leja për të shkuar në Strasburg, pasi nuk ka më pengesa ligjore për ta dhënë atë. Dhe këtë qeveria po e bën.

Tani secili le të gëzojë për frytet e veta nga gjithë kjo histori. Greqia ta gëzojë Belerin si eurodeputet, Beleri ta gëzoj mandatin si përfaqësues i Greqisë në Strasburg, dhe Shqipëria t’i gëzohet faktit që ka ndihmuar Greqinë të përfaqësohet prej Belerit në Evropë.

Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg.

Next Post
Armë, gëzhoja dhe të plagosur/ Tre persona të plagosur dhe 70 të shoqëruar, çfarë ndodhi me tifozët para stadiumit të stadiumit të Panathinaikos në Greqi (FOTO)

Armë, gëzhoja dhe të plagosur/ Tre persona të plagosur dhe 70 të shoqëruar, çfarë ndodhi me tifozët para stadiumit të stadiumit të Panathinaikos në Greqi (FOTO)

TË FUNDIT

Moti i keq, ndalohet për dy ditë lundrimi i anijeve jashtë Gjirit të Vlorës

Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë për të dytën ditë radhazi!

November 12, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Gjetja dhe hetimi i 2800 tonë mbetjeve të rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen mjedisore kompanisë “Kurum”!

November 12, 2026
VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

VIDEO/ Gjamë burrash për elektriçistin 34-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në Shkodër

November 12, 2026
Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

Tragjedi në New York, shembet një ndërtesë trekatëshe në Brooklyn, dy viktima dhe 17 të plagosur

November 12, 2026
Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

Sot ndeshja Shqipëri–Finlandë, Policia plan masash: Bllokohen disa rrugë në Tiranë, ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

November 12, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 12 nëntor 2026, Peshorja kryeson renditjen, Dashi në vendin e dytë, Binjakët të tretët

November 12, 2026
“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

“Ishte bazë e Hamasit”/ Izraeli bombardon spitalin në Gaza, të paktën 6 viktima

November 12, 2026
Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%: Paqartësi dhe vështirësi teknike në supermarketet e vendit

November 12, 2026
Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

Vlora Hyseni nën hetim nga SPAK, Esmeralda Hasani merr drejtimin e SHISH. Dekretohet nga Begaj

November 12, 2026
Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

Kriza e banesave nxjerr spanjollët në rrugë, shpërthen revolta në Spanjë me miliona protestues

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In