• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në krahë me LaCivita, Mërtiri: Në kushtet që është kreu i PD, nuk ka PR që i bën derman!

by A R
10/04/2025 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ergys Mërtiri komentoi fushatën elektorale që po ndjek Partia Socialiste dhe ajo Demokratike për garën e 11 majit. Në një lidhje me Edicionin Qendror të Lajmeve të orës 19:00 në Televizionin Kombëtar Vizion Plus të moderuar nga Roland Zili, Mërtiri tha se “Shqipëria 2030” Ramës po i  shërben në propagandën që kërkon të ketë në zgjedhje.

Ai gjithashtu nënvizoi se kjo është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane.

Sa i përket fushatës së PD-së, Mërtiri theksoi se Kris LaCivita nuk ka sjellë asnjë risi, duke shtuar se kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR.

Intervista e plotë:

PS e nis fushatën e saj të shtunën në orën 12:00 në sheshin Skënderbej, duke patur në qendër flamurin europian dhe premtimin e madh të anëtarësimit në vitin 2030. Sa e goditur është kjo zgjedhje?

Mërtiri: Simbolikë që sigurisht ka efektin mediatik në fushatë, por është një simbolikë që nuk i shkon. Është një përpjekje e sforcuar e Ramës për ta paraqitur veten si një forcë politike europiane. Asnjë forcë në Evropë nuk ka llogari, le të themi, si kjo qeverisje, ku pjesa më e afërt dhe bashkëpunuese që ka Rama është sot në burg. Të pretendosh se Rama është ai që po e çon Shqipërinë drejt Evropës, është një gënjeshtër që nuk e beson askush. Për fushatë ka vlerë. Kjo i shërben propagandës që kërkon të ketë në këto zgjedhje.

Edi Rama ka bërë edhe disa premtime konkrete, rritjen e pagës minimale në 500 euro apo asaj mesatare, si dhe mbështetje për drejtësinë. Sa mund të ndikojë kjo tek votuesit?

Mërtiri: Nuk besoj se ndikojnë. Jemi mësuar të dëgjojmë politikanë që premtojnë dhe nuk i mbajnë premtimet. Rama, para një viti, pa qenë fare në zgjedhje, premtoi që do të rriste rrogat, dhe nuk i rriti në nivelet që tha. Po ashtu edhe për pensionet, bëri rritje me shuma qesharake. Nuk besoj se do të ketë ndonjë efekt shumë të madh. Njerëzit janë mësuar me premtime elektorale dhe nuk besoj se vota shkon në bazë të premtimeve.

PD vjen këtë herë me një fushatë të drejtuar nga Kris LaCivita. Çfarë pritet, sipas jush, të sjellë prania e tij me modelin amerikan? A funksionon ai në terrenin shqiptar?

Mërtiri: Nuk besoj se LaCivita do të sjellë ndonjë gjë. Një PR i mirë i duhet çdo partie, kjo është e padiskutueshme. Por unë nuk mendoj se PD ka vuajtur ndonjëherë për PR. Edhe në 2021 ka pasur një PR shumë të mirë, por nuk i fitoi zgjedhjet. Nuk fitohet vetëm me PR. Kur imazhi është përtokë, nuk ka çfarë të të bëjë një PR. Në kushtet që është Berisha, nuk besoj që ka PR që i bën derman. LaCivita ka ardhur për një nevojë politike. Berisha po e përdor si instrument politik për të gënjyer ata që mund të gënjehen, duke thënë që Amerika është me ne, sepse këshilltari i Trump është me mua. Prapë nuk është se po ndodh ndonjë gjë. Kemi parë të njëjtën gjë, s’ka asgjë ndryshe. Nuk duket fare ku është dora e LaCivita. Kështu që unë mendoj se LaCivita është paguar vetëm për këtë gjë, edhe do vijë vetëm për një ditë dhe do largohet.

Next Post
Belind Këlliçi humbet qetësinë, sulmon botuesin me fjalor banal

Edhe SPAK përgënjeshtron Këlliçin: Kemi patur mbështetjen e Policisë për kontrollet në Elbasan!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In