• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ndryshon në moment të fundit vendin e takimit në SHBA, paralajmërohen protesta në aktivitetin e kreut të PD (VIDEO)

by E B
05/09/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Sali Berisha e nis me këmbën e majtë përtej oqeanit. Frika e një proteste kundër tij në takimin me demokratët në Nju Xhersi ka sjellë anulimin e aktivitetit në godinën e “Bergen Performing Arts Center” dhe zhvendosjen e takimit në një lokacion tjetër.

Organizatori i protestës kundër Sali Berishës, emigranti shqiptar në SHBA, Jurgen Boduri, përmes një videomesazhi ka denoncuar zhvendosjen e takimit të doktorit.

“Sapo kemi marrë informacionin se është ndryshuar vendndodhja e takimit të Sali Berishës me militantët dhe simpatizantët në Nju Xhersi. Nuk e di pse ka ndodhur ky ndryshim në momentin e fundit, dy ditë përpara takimit. Ndoshta frika e një proteste të madhe, e një organizimi që do të tregojë dhe nxjerrë në pah që Berisha nuk është i mirëpritur dhe është ‘non grata’ nga shqiptarët e Amerikës. Pavarësisht se Amerika mund t’ia ketë hequr, gjë që akoma nuk është deklaruar 100%.”

Por Berisha nuk do ta ketë të lehtë. Organizatori paralajmëron se, sapo të informohet për lokacionin e ri, do të organizohet protesta kundër kryetarit të PD-së.

“Por këto detaje të takimit, që janë ndryshuar dy ditë para eventit, po mbahen sekrete. Patjetër që ne kemi njerëz të brendshëm për të mësuar se ku do të mbahet takimi. Sa më shpejt ta kemi këtë informacion, do ta shpërndajmë, që të gjithë ta marrin vesh dhe të mblidhemi që ta presim Sali Berishën ashtu siç e meriton.”

Bie në sy se Jurgen Boduri, së bashku me personat që etiketon në rrjetet sociale për protestën kundër Sali Berishës, janë përkrahës të protestës së “flamingove” në bulevardin e Tiranës. Ai madje thotë se ka persona të infiltruar në grupin organizator të takimit të Berishës në Nju Xhersi.

Tashmë, Berishës shuplaka nuk po i vjen më nga SHBA-ja. Ata ia dhanë vizën. Vizën po ia heqin këtë herë “flamingot” që mbështeti në Tiranë kundër SHBA-së.

Next Post
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Fundi i romancës së Flamingove me Instagramin

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Po ca mut berishet ate e ka rende toka,njerzit si degjojne dote emrin e tje,tani me jane ngopur te gjallte e te vdekurit.Ky seshte gje tjeter vecse nji rrencak,mashtrues e hajdute i permasave te medha.Ai e ka vendin ne burge,me gjithe bythe lepiresit e tije,turpe nuke kane shkojne pase nji plaku komunist 85 vjecare.Te gjithe kta qe shkojne pase tije jane bijte e bijat e komunistave e spiunve.Kjo me emrin pd,eshte cerdhe komunistash e spiush,e urryer nga populli shqiptare.Me kta bashke edhe banda tjeter,e k/hajdutit,jane ortake deri ne vdekje,ne vjedhjet e plackitjen e shkatrrimin e vendit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

October 21, 2026
“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

“Mallkimi i Kennedy-t” godet sërish, vdekjet tragjike që kanë shoqëruar një nga familjet më të njohura të Amerikës

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In