• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fundi i romancës së Flamingove me Instagramin

by Bjorn Runa
05/09/2026 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bjorn Runa

Mes sloganit ‘Bojkotoni Mediat’, një nga romancat e mëdha të ‘Revolucionit Flamingo’ ishte ajo me mediat sociale, e veçanërisht me Instagramin. Madje, deri aty sa entuziazmi i ditëve të para për kapjen e algoritmit, u kthye edhe në një lloj makthi për qeverinë, e cila, e gjendur në befasi, nisi të qëllonte nga të gjitha anët, pa kursyer influencere, komunitete fetare, e madje edhe njerëz të vetët, për të arritur më në fund tek akuza se Shqipëria gjendej përballë një sulmi hibrid. Edhe më tej akoma, përmbajtja e rrjeteve sociale gjeti rrugën për t’i kthyer meme-t në slogane rebelimi politik dhe për njëfarë kohe, të gjithë besuan se po përjetonin një lloj çlirimi të informacionit nga ‘rojtarët e medias.’

Protesta kishte gjetur më në fund sheshin publik digjital. Nëntëdhjetë ditë më pas, u kuptua se sheshi në fakt nuk qe publik, por një hapësirë me qira. Një sërë profilesh në Instagram, të asociuara me “Revolucionin Flamingo,” u zhdukën papritur gjatë kësaj jave, brenda një kohe shumë të shkurtër. Përfundimi i të gjithëve ishte se gjendeshin përballë një censure qeveritare, të shtrirë tashmë përtej medias tradicionale.

Dyshimi ishte i kuptueshëm. Prej vitesh në vend është krijuar një ekosistem mediatik ku është e vështirë ta ndash varësinë ekonomike nga besnikëra politike. Për rrjedhojë, nuk mund të pritet që publiku të niset nga pozitat e besimit ndaj qeverisë kur ndodh diçka e pashpjegueshme. Por dyshimi ia la shpejt vendin sigurisë se gjendeshim përballë një censure digjitale, pavarësisht mungesës së provave për këtë. Me tkurrjen e pjesëmarrjes, e mbi të gjitha me bjerrjen e cilësisë së asaj për çka flitet në protestë, incidenti me profilet e Instagramit i dha revolucionit një lloj garancie se qeveria vazhdon të jetë e frikësuar prej tij, çka shpjegon edhe sulmin ndaj profileve të tyre në mediat sociale.

24 orë më vonë, Meta deklaroi se profilet ishin mbyllur gabimisht dhe se kishte nisur puna për rikthimin e tyre, duke zbuluar se romanca e Flamingove me Instagramin është ngritur mbi një keqkuptim jo të vogël. Instagrami nuk e kishte eleminuar barrierën që u pretendua se ishte vendosur nga media tradicionale, por thjesht e kishte zëvendësuar atë. Vendin e rojtarëve klasikë të informacionit – pronarët e mediave, redaktorët e madje edhe ndonjë politikan që protesta e identifikoi dhe akuzoi publikisht ditët e para – e ka zënë tashmë një korporatë gjigande përtej oqeanit, vendimet e së cilës shpesh nuk merren as nga njerëz, por nga sisteme automatike që ndjekin rregulla të paqarta për të gjithë ne dhe që me një buton mund të na zhdukë të gjithëve nga vëmendja publike pa kurrfarë shpjegimi.

Të gjitha këto ishin natyrisht të parëndësishme gjatë romancës dhe fakti që platforma qe e dobishme për protestën, bëri që kjo e fundit ta shihte Instagramin si diçka publike. Nisur ndoshta nga fakti se mund të aksesohet falas, të gjithë menduan se iu përkiste të gjithëve. Por Instagrami nuk është sheshi publik i debateve dhe diskutimeve të lira. Ai mbetet pronë private, ku publikut është dhënë leje të mblidhet dhe për Flamingot, kjo u bë e qartë këtë javë.

Është ajo çfarë Yanis Varoufakis e quan “teknofeudalizëm,” dhe që po të kishin pak vullnet e identitet politik në vend të entuziazmit populist brenda tyre, Flamingot do ta kishin kuptuar me kohë se audienca që mendonin se e kishin ngritur vetë nuk u përkiste atyre, por platformës që mund t’ua heqë në çdo moment, qoftë edhe gabimisht, pa iu dhënë asnjë lloj shpjegimi. Madje, edhe vetë kapitalistët janë qirxhinj në çifligun e madh të Meta-s, Amazonit, apo Google-it. Si pronarët e medias, ashtu edhe influencerët apo politikanët, gabojnë rëndë kur mendojnë se numri i ndjekësve u përket atyre. Në të vërtetë, ata zotërojnë vetëm përmbajtjen që prodhojnë; rrugën përmes së cilës ajo mbërrin te publiku, portën që mund ta hapë ose ta mbyllë dhe vetë lidhjen me audiencën i kontrollon çifligari digjital.

Flamingot kishin deri diku të drejtë të ndiheshin të zhgënjyer nga një pjesë e medias tradicionale ditët e para të protestës, por gabuan kur besuan se Instagrami dhe mediat sociale iu kishin dhënë një alternativë ndryshe. Në vend të pronarit të televizionit që dyshojnë se përfiton tendera nga qeveria, ata e vendosën të gjithë besimin e tyre tek një çifligar digjital global me rregulla edhe më pak transparente se këta tanët dhe që nuk ka asnjë llogaridhënie ndaj shqiptarëve.

Forca e vërtetë e  Flamingove ishin njerëzit që u mblodhën në një hapësirë reale, për të mbrojtur publiken kundër interesave të mëdha private. Ishtë një protestë kundër gardheve që i ndajnë njerëzit në ata për të cilët shteti është gjithmonë problem dhe ata për të cilët i ka të gjitha dyert hapur. Pezullimi i profileve të Instagramit duhet ta kishte zgjeruar këtë argument edhe në sferën digjitale, pasi edhe këtu çështja thelbësore është pronësia. Kush e zotëron hapësirën digjitale? Kush i shkruan rregullat e saj? Kush lejohet të ekzistojë dhe kush zhduket brenda saj?

Por romanca, edhe këtë herë, përfundoi ashtu siç përfundon shumica e romancave, kur njëra palë zbulon se tjetra nuk është aspak siç e kishin imagjinuar në fillim të marrëdhënies. Instagrami nuk ishte kurrë pjesë e protestës, thjesht iu dha Flamingove një shesh digjital me qira.

Next Post
Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

Ish-ministri gjerman nuk i kursen kritikat ndaj Beogradit: Nderimet për Mlladiçin tregojnë sa larg është Serbia nga pajtimi…!

September 5, 2026
Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

Florjan Binaj i del përballë PD-së, paralajmëron kandidimin për Bashkinë e Tiranës edhe pa mbështetjen e opozitës!

September 5, 2026
Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

Vapa e zgjatur godet të sëmurët kronikë, mjekët tregojnë kur temperaturat e larta bëhen urgjencë për pacientët neurologjikë

September 5, 2026
HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ KUJDES nga vendimet e nxituara se do e pësoni! Këto shenja do kenë sqarime për të dhënë në çift

Ja shenjat e horoskopit që më në fund lënë pas të shkuarën, ndryshime të forta dhe një kapitull i ri pas 5 shtatorit

September 5, 2026
Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

Zbulohet 48-vjeçari i dyshuar për sabotimet ndaj rrjetit energjetik në Gjermani, gjenden pajisje shpërthyese pranë nënstacioneve

September 5, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e banesave

September 5, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Fundi i romancës së Flamingove me Instagramin

September 5, 2026
Pagoi 6 mln dollarë, DASH rikonfirmon ‘non gratën’ e Berishës

Berisha ndryshon në moment të fundit vendin e takimit në SHBA, paralajmërohen protesta në aktivitetin e kreut të PD (VIDEO)

September 5, 2026
“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

“Jam për qejf këtu, nuk po fshihem”/ Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Jozefin Markut, policia: E gjetëm në banesën e shokut në Fushë-Krujë

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com