• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha mbron Veliajn?/ Avokati: PD nuk do zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, s’është e përgatitur

by A R
26/07/2025 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Edmond Petraj analizoi situatën aktuale politike duke u ndalur te dorëheqja e mundshme e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si dhe raportet brenda Partisë Demokratike.

Sipas Petraj, nuk ka asnjë vendim gjyqësor të formës së prerë apo ndonjë arsye ligjore që ta detyrojë Veliajn të japë dorëheqjen vendimi mbetet politik dhe personal.

Ai shtoi se Sali Berisha po e mbron Veliajn për të forcuar narrativën kundër kryeministrit si “diktator” dhe për të shmangur zgjedhje në Tiranë, për të cilat, sipas Petrajt, PD nuk është e përgatitur.

Avokati vlerësoi gjithashtu se mungon një nismë e brendshme për largimin e Berishës nga drejtimi i PD-së, duke theksuar se, në mungesë të një reagimi të qartë, ai do të vazhdojë të udhëheqë partinë, pavarësisht mosnjohjes së zgjedhjeve.

“Nuk ka një vendim të formës së prerë dhe një arsye që Veliaj të japë dorëheqjen. Nuk janë bërë pezullime. Jemi në një situatë që varet vetëm nga Veliaj, do apo nuk do ai që të japë dorëheqjen. Berisha e merr në mbrojtje Veliajn, sepse kërkon që të formalizojnë portretin si diktator të kryeministrit. Është një element që Berisha nuk do zgjedhje në Bashkinë e Tiranës për momentin sepse nuk është i përgatitur dhe do të ishte një goditje e dytë, pas zgjedhjeve.

Kjo është ajo marrëdhënie për të cilën mendoj unë. Berisha nuk do të japë dorëheqjen, nuk i njeh zgjedhjet pavarësisht se do të hyjë në Kuvend. Kërkon të justifikojë humbjen. Besoj se pjesa e nenit Basha nuk është funksionale, sepse nëse nuk ka një shkëndijë të brendshme brenda PD, Berisha nuk ikën. Deri tani nuk ka asnjë person brenda PD që të ngrejë një grup deputetësh apo anëtarësh të kryesisë që kërkojnë largimin e Berishës. Nëse ikën Berisha, PD ikën fund, nëse nuk do të ishte Berisha nuk do të mblidhnin aq vota. Nëse nuk ka një reagim të brendshëm PD, ai do të vazhdojë, por PD nuk i njeh zgjedhjet”, tha avokati Petraj.

Next Post
Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

Temperaturat e larta, MM thirrje qytetarëve për kujdes: Sot rrezik maksimal për zjarre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In