• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Berisha ka vetëm dy rrugë’, Mustafa Nano: Do të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë

by Java News
30/11/2022 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Mustafa Nano ka bërë një analizë të ngjarjeve që pritet të ndodhin javën e ardhshme në Tiranë, ku Samiti i liderëve të Europës do të mblidhet për herë të parë jashtë Brukselit e po në të njëjtën ditë opozita ka lajmëruar protestë.

Sipas Nanos, qëllimet e vërteta të protestës janë të dukshme, Sali Berisha do t’i tregojë Europës se damkosja e tij si non-grata nuk ka zgjidhur gjë, por se madje madje ai ka në dorë paqen dhe stabilitetin e Shqipërisë.

“Berisha duket se e ka bërë mendjen top. Do ta bëjë demonstrimin e paralajmëruar në datën 6 dhjetor, me synimin “për të sensibilizuar Perëndimin mbi klikën e korruptuar që qeveris Shqipërinë”, në një kohë që i vetmi politikan shqiptar, të cilin Perëndimi e ka shpallur të korruptuar, është Berisha vetë. Dhe jo vetëm e ka shpallur të korruptuar e të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, por edhe e ka ndëshkuar me izolim për këtë shkak. Asnjë ambasador i Perëndimit nuk pranon t’i japë dorën. Kuptohet pra se qëllimi i vërtetë i protestës është krejt tjetër, është t’i thotë Europës se “goditja, damkosja, turpërimi e ndoshta gjykimi i tij nuk zgjidhin gjë, përkundrazi, e ndërlikojnë situatën, dhe se paqja e stabiliteti në Shqipëri varen prej tij”.

Paradoksalisht, është nga të rrallat rrethana, kur unë e kuptoj Berishën. Atij i është ngushtuar hapësira. Në fakt, i kanë mbetur vetëm dy rrugë: 1. të dorëzohet apo të humbasë, dhe për rrjedhojë të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë, ku e ka edhe vendin; 2. të rezistojë deri në fund me shpresën se mund të shpëtojë diçka. Ai ka zgjedhur këtë të dytën. Dhe as që ka ndërmend të kthehet mbrapsht. Ndoshta një zë i brendshëm, por edhe familjarët e tij, janë duke i thënë se me rrugën që ka zgjedhur qederi do të jetë gjithsesi më i madh sesa qari, por atij në këtë situatë nuk ia ka qejfi të bëjë llogari.

Llogaritë e bezdisin. Sepse nuk i dalin ashtu si ai do donte. Erërat që fryjnë nuk i ka në favor. Koha nuk punon për të. Nuk i kanë mbetur më aleatë. Është më i izoluar se kurrë e se kushdo tjetër. Ka mbetur vetëm me ata shqiptarë që e mbështesin. Nuk janë shumë, por janë aq sa i duhen për të organizuar edhe një gjurulldí tjetër të madhe, mbi bazën e devizës së njohur: Après moi, le deluge (pas meje u bëftë qameti). Ia ka shprehur Peter Lucas-it në vitin 1996 këtë gjë.

Duhet shpresuar që këta të ftillohen pak e nga pak e një e nga një, për të kuptuar më në fund se janë thjesht mish për top i interesave të një personi e të familjes së tij. Duhet shpresuar se edhe ky turp që po bën Berisha (protesta në bulevard pikërisht në ditën kur në Tiranë do të jetë crème della crème e politikës europiane) mund t’u hapë sytë disave syresh.  Ndoshta”, shkruan Nano.

/s.f

Next Post
Shuhet arkitekti i Kinës moderne, ndërron jetë ish-lideri që e bëri vendin superfuqi globale

Shuhet arkitekti i Kinës moderne, ndërron jetë ish-lideri që e bëri vendin superfuqi globale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

“Ruani qetësinë, vazhdoni përpara”, e tërë Europa kundër Rusisë: Po vijnë raketat për Kievin…

August 24, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fundgushti “mbyll” pushimet / Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 11 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orë

August 24, 2026
Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com