• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha ‘ia pret shkurt’ Bashës: Se mos na vjen nesër në protestë, se s’të duam! Bën mirë të sqarosh akuzat një herë

by A R
11/11/2022 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për shtyp u shpreh se “zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në ora 4 të pasdites si një ngadhënjim të plotë të popullit opozitar”.

Ai tha se Lulzim Basha nuk është i mirëpritur në protestë pa u sqaruar njëherë me drejtësinë. Berisha tha se Basha i ka mohuar akuzat për lobimin rus, por ai nuk ka paraqitur fakte konkrete.

“Po presin protestën e nesërme si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave, për t’i vjedhur, për t’i varfëruar, për t’i mjeruar ata. Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të qenies së tyre, që po i përzë, po i dëbon, çdo ditë nga Shqipëria. Që ka shndërruar dheun e tyre në një dhe, në të cilin shqiptarët nuk besojnë. Që eksporton çdo ditë, nga ky vend, më shumë se çdo gjë tjetër, krim, drogë dhe drogë dhe krim. Që dhunon masivisht të drejtat e shqiptarëve”, tha Berisha.

“Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i papajtueshëm me opozitën. Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. Shqiptarët konstatojnë se i mbrujtur me edukatën e babait-xhelat, trashëgiminë e dajës-xhelat, ky ka për kundërshtarin, psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës”, shtoi kreu demokrat.

Sipas tij, “qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës”.

“Edhe njëherë, ftoj çdo shqiptar, demokrat dhe demokrate, qytetarë pa parti, anëtar të partive të tjera politike opozitare, por edhe socialistë, që janë shumë më afër me ne se me sektin e rilindjes, të bashkohemi për kauzën tonë të drejtë nesër. Dhe të çelim me atë protestë, një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar. Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Ka si synim madhor që vendimet për Shqipërinë dhe shqiptarët të mos merren në Beograd, të mos merren në Ankara, por veçse në Tiranë. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit”, deklaroi Sali Berisha.

/a.r

Next Post
Avokati i Popullit kthehet në betejë force brenda PD-së

Protesta e 12 Nëntorit, si argument për të mposhtur Alibeajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi

October 28, 2026
Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In