• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 12 Nëntorit, si argument për të mposhtur Alibeajn

by Artur Ajazi
11/11/2022 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike e Sali Berishës, po e reklamon me të madhe “triumfin” e protestës së 12 Nëntorit, duke thënë gjithandej se “do të jetë fundi i regjimit Rama”. Në fakt, ajo protestë është si një argument më shumë në luftën brënda llojit, për të mposhtur (sipas Berishës) vetëm Alibeajn. Ai dhe vetëm ai shihet si pengesa e vetme për të qenë Berisha i sigurtë në krye të asaj partie. Ai dhe vetëm ai, (dhe aspak Edi Rama) shihet si e vetmja pengesë që Sali Berisha të mbretërojë i qetë në krye të asaj partie, e cila sot është katandisur si një shoqatë lokale.

Prej disa ditësh, në degët e rretheve ku drejtojnë njerëzit e Berishës, kanë nisur pergatitjet e ethshme, për të grumbulluar sa më shumë njerëz, mbështetës, madje edhe duke u premtuar atyre lëvizje  dhe trajtime falas për 12 Nëntorit. Kjo për faktin sepse, drejtuesit e PD së Berishës, e dinë fare mirë se, askush sot nuk ka kohë të tepërt për të dalë në protesta interesash.

Askush sot nuk ka kohë të tepërt për të lënë punët, biznesin, dhe problemet e tjera familjare, për të mbushur sheshin e kryetarit që pret me padurim një vendim Apeli. Sali Berisha e ka me ngut dhe me shumë merak, të mbushë bulevardin e Tiranës edhe për faktin sepse në bazë u ka humbur durimi, pas situatës së krijuar prej 6 Marsit të kaluar në gjirin e asaj partie. Protesta e 12 Nëntorit, mbetet një shans i mirë ose një shans i humbur për ata që po e mbajnë peng opozitën, duke përdorur si argument “gogolin Rama, regjimin Rama, ikjen e shqiptarëve”, etj, etj…

Berisha ka shtuar daljet në ekrane dhe konferenca shtypi, duke u shprehur se “keqeverisja Rama nuk do të tolerohet më, populli do të marrë në dorë fatet e veta në 12 Nëntor”. Ai po i fryn me pahir, nxitjes së veprimeve destabilizuese, duke dashur të tregojë jo forcën, por faktin se “ai është udhëheqësi opozitës dhe PD, dhe jo Alibeaj”. Mentalitete të tilla, shoqërojnë nga mëngjesi deri në darkë jo vetëm drejtuesit e asaj force politike, por edhe “analizuesit” e shumtë që mirëpaguan Berisha.

Reklama dhe propoganda e shfrenuar e protestës së 12 Nëntorit, do të shfryhet  ashtu siç ndodhi në protestën e 7 korrikut, dhe nuk do të ngjasë asgjë. Lëvizjet e fundit të grupimit të Alibeajt në rrethe, janë një këmbanë e fortë alarmi për Berishën, i cili e shikon pasardhësin e Bashës, si rrezikun kryesor për të rrëmbyer de jure atë parti. Debatet, apo dhe lufta për rrëmbimin e partisë, janë dhe mbeten brënda llojit, pa asnjë lidhje me qeverisjen e Edi Ramës. Duke gjetur pretekse nga më të ndryshmet, si “qeverisje e korruptuar, dhe regjimi neokomunistëve”, Berisha kërkon të gjejë arsye të mëdha për të bindur bazën të vijë në protestë.

Ndoshta dështimi i  12 Nëntorit, do ti tregojë Sali Berishës të vërtetën e  pandryshueshme të një  realiteti ndryshe që ekziston sot në Shqipëri, larg propogandës boshe dhe premtimit se “ne jemi sot opozita, dhe forca e vetme politike që duhet të vijë në pushtet”. Njeriu që ka konsumuar për 32 vjet të gjitha pushtetet në këtë vend, nuk mund të zgjojë më kërshërinë as të anëtarësisë së partisë tij, ndaj  12 Nëntori  do të jetë  padyshim zhgënjimi  më i madh i jetës së tij politike.

Next Post
DETAJET/ Plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, ja kush është autori

DETAJET/ Plagosi me thikë kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe shoferin e tij, ja kush është autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In