• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Berisha, i vetmi i trembur nga Ahmetaj (dhe modeli i Kumbaros dhe Llallës)

by Ardit Rada
12/07/2023 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Në një hark kohor prej një viti e gjysmë, SPAK ka goditur të paktën 8 raste të zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion. Pa përfshirë çështjen e hershme të Saimir Tahirit. Nga Lefter Koka e deri tek Arben Ahmetaj, llogaritë tregojnë se kemi së paku një të arrestuar çdo 3 muaj. Duhet thënë se këto përballje me drejtësinë janë ende pa marrë formën e prerë. Por edhe pse si ish-ministrat ashtu edhe ish-kryebashkiakët e prangosur mund të dalin të pafajshëm para akuzave të prokurorëve, deri në një pikë kjo panoramë ka kënaqur kanibalizmin e opozitës që duan të shohin sa më shumë njerëz me pranga dhe pas hekurave. Këto viktima të organit të akuzës jo rrallë herë kanë ngritur habinë se përse SPAK po godet vetëm majtas dhe përgjigja deri diku duket e qartë. Së pari, socialistët qeverisin prej 10 vitesh, një periudhë e gjatë që përbën edhe të shkuarën edhe të tashmen. Dhe së dyti, gjumi i socialistëve kur opozita përmbyste SPAK-un me kallëzime, duket se po jep frytet e veta. Më saktë, një propabilitet ku nga 100 kallëzime, një do të përbënte indicie për të nisur hetimet. Sepse jo të gjithë të arrestuarit janë si pasojë e akuzave të opozitës. Gjen aty njerëz të dorëzuar para drejtësisë nga vetë ‘Bashkëqeverisja’ e Ramës, apo të dalë rastësisht në përgjime.

Mirëpo me goditjen e Arben Ahmetajt, ish-zyrtari më i lartë në historinë pluraliste që kërkohet të arrestohet, duket se është reflektuar edhe frika e opozitës. Nuk ka asnjë ngazëllim nga Sali Berisha për kërkesën e SPAK që Ahmetaj të prangoset. Përkundrazi, deklaratat e tij tregojnë frikën se me ish-zv.kryeministrin pas hekurave, radha do t’i vijë atij apo të tijëve. Fjala bie, Sali Berisha sulmon edhe SPAK edhe Kuvendin se kanë njoftuar Ahmetajn për arrestimin. Shkresa sipas tij mban datën 7 dhe vërtetë të tillë datë ka mbi kokë. 7 Korriku ishte e premte dhe ashtu siç pushon Sali Berisha në fundjavë, pushon i gjithë shteti. Të hënën u mor shkresa, doli  edhe lajmi. Këto janë afate të thjeshta që kushdo që ka eksperiencë në administratë e di që korrespondenca e së premtes merret të hënën në dorëzim.

Po sot, Sali Berisha akuzon se Arben Ahmetaj është arratisur edhe pse ky i fundit s’ka bërë asnjë deklaratë për përballjen me drejtësinë. Përkundrazi ka paraqitur avokatët e tij dhe deri në momentin që merret autorizimi nga Kuvendi nëse duhet prangosur apo jo, nuk mund të quhet i arratisur. Por Berishës i duhet Ahmetaj në kërkim, që drejtësia të mos trokasë në derën e tij, por të rendë nëpër botë që të gjejë Ahmetajn. Model ky në fakt që veç njerëzit e Berishës dhe Ilir Metës e kanë dhënë për drejtësinë; Nga Ilir Kumbaro, tek Adriatik Llalla.

Next Post
Aksioni/ Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 33 vjeçari në Velipojë! I gjendet një armë sportive në banesë

Veprime të turpshme ndaj vajzës së partneres, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Te trembur si monstra e vicidoli ka plot,psh monstra e cepanit,k/hajduti i shqiptarve edvin karapushti,e sa e sa te tille ka ne vendin tone te vogel si kta.Pore komandantet e krimit e te korrupsioni bashke me bandat e tyre jane te lart permendurit.Mendoj se edhe fundi i ktyre do jete akoma me tragjike se ai i ahmetajt.Ditet e tyre te fundit po afrojne,si ka thene e thote populli,ktu do paguhen te gjitha pislliqet e krimet,qe kane bere,e kane te kote vetem genjejne veten,se do i shpetojne drejtesise se vonuar.Pore me mire vone se kurre.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In