• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha hoqi Bashën, vota mund të heqë Berishën

by Lorenc Vangjeli
07/03/2024 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe pse duket e komplikuar deri në kufirin e dëshpërimit, situata në PD është tmerrësisht e qartë dhe e thjeshtë. Duke lënë pas detajet që fshehin thelbin, thelbi i asaj që po ndodh në PD, mund të shpjegohet si historia e një cikli, ku hallka e saj e parë njerëzore, refuzon të jetë ndryshe, përveçse hallkë e fundit.

Mbas humbjes së zgjedhjeve të 21-shit, përkundër logjikës dhe bindjes së demokratëve, Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar partie vetëm në sajë të bekimit të Berishës. Të traumatizuar nga disfata, të gjithë ishin kundër, por askush nuk merrte guximin të hidhte gurin i pari. Disa zëra kundër tij ishin të pamjaftueshme për t’u bërë shumicë, në mungesë të sinjalit nga Doktori. Përtej asaj që ndodhte në prapaskenë, vetë Berisha në Kuvendin që do të votonte, e identifikoi me përqafim Bashën si të rizgjedhurin e tij. Të tjerëve ju mbetej thjesht të zbatonin vullnetin e Doktorit. Madje edhe duke mbushur kutitë me vota për Bashën 3, siç do të rrëfehej më pas një nga deputetët e rëndësishëm të PD-së.

Vetëm dy muaj më pas, në shtator 2021, Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar dhe u pa qartë se ati e biri u vunë përballë. Dhe ballë përballë u vunë dhe ndjekësit e tyre ndërsa në mes, si linjë ndarjeje, në Rubikonin e ri të demokratëve, u vu njolla e Non Gratës dhe qëndrimi ndaj SHBA-së.

Rikthimi epik i Berishës, më shumë frut i dobësisë së Bashës se forcës së tij, krijoi një realitet të ri në opozitë. Frymëzimi i njerëzve anti Basha vinte nga disa flukse; që nga idealistë e mirënjohës e deri tek sovjetikët e rinj, dashnorë të statusit të vjetër. Të pakënaqur nga seriali i humbjeve të Bashës, pengje të idhujtarizimit si stil mbijetese, një pjesë e tyre identifikuan tek Berisha mjetin dhe mekanizmin e vetëm për të larguar Bashën nga partia.

Edhe me rrjedhjen përgjithësisht një kalimshme të deputetëve nga njëra anë tek tjetra e dy palëve që ndesheshin e me të tjerë që nuk ishin as me hanxhiun e vjetër dhe as me qeraxhiun e ri, me tetë janarin e turpit në mes, lumin e llumin e akuzave reciproke, dy ballafaqimet elektorale në zgjedhjet lokale, mbas dy vjet e kusur sherresh, tashmë PD ka marrë formë. Pra, ka një maxhorancë deputetësh të rreshtuar pas Berishës dhe një minorancë që ende quan Bashën kryetar të PD-së zyrtare. Për shkak të vulës që endet në gjykata.

Kooptimi pa votë i ish-kundërshtarëve në PD është akti i fundit i kësaj komedie partiake dhe drame për shoqërinë shqiptare. Një farsë të cilës askush nuk i thotë titullin, por i njeh epilogun. Të gjithë së bashku, të bindur se me Berishën në krye janë sërish të humbur në ballafaqim me Ramën, ata presin vetëm ditën e zgjedhjeve. Mbas humbjes së rradhës, ata mendojnë se Berisha do të largohet automatikisht. Sepse kështu ju “betohet” statuti i partisë. Por deri atëherë, Berisha do t’i ketë bërë sërish deputetë. Dhe si deputetë të opozitës së re, atyre do t’u duhet të presin e të shpresojnë se edhe pse ndodhi katër herë, nuk do të ketë një mandat të pestë për Ramën.

Kaq e thjeshtë është. Nuk bëhet fjalë as për parime, as për zgjidhje dhe as për përzgjedhje. Dhe natyrisht as për bashkim mbi bazë bindjesh, por për qepje pjesësh në bazë halli. Çfarë i ndau, është ende brenda. Edhe qëndrimi ndaj SHBA-së, edhe raporti me drejtësinë e re, janë dy brigjet e Rubikonit ku secili sheh të ardhmen, duke refuzuar të hedhë nga shpina ngarkesën e të shkuarës. Sepse të gjithë e dinë, Berisha ishte i vetmi që mund të “vriste” një humbës serial si Basha në të shkuarën dhe zgjedhjet e ardhshme janë i vetmi mjet për të vrarë ambicjen e Berishës për të qenë i pari dhe i fundit njeri tek dera e PD-së në të ardhmen. Të gjithë ja kanë me hile njëri-tjetrit në të vërtetë dhe mes dy palëve që bëjnë sikur duhen, fiton gjithmonë i treti për herë të katërt!

Next Post
Pasojat e rënda të një harte administrative

Dëgjesat publike nën mëshirën e bashkive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

Zgjedhorja, Gonzato takim me Gjiknurin e Celibashin: Të përmbushë standardet ndërkombëtare

February 25, 2026
SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

SHBA presion Kubës, i vjen në ndihmë Kanadaja

February 25, 2026
Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

Meta rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin e afateve të paraburgimit

February 25, 2026
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Pezullohen nga detyra dy inspektorë, njëri u kap me 1 mln euro të fshehura në Merdarë, tjetri dyshohet se goditi të shoqëruarin në Patos

February 25, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Misioni faktmbledhës i PPE, Berisha i pret në PD: Folëm për zgjedhjet dhe narkoshtetin

February 25, 2026
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, dëshmia në GJKKO: Hapa derën se më ra plumbi në shtëpi, kur dola e pashë…

February 25, 2026
Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

Rreth 2 vite pa zbardhur vendimin, Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren e Apelit: Vonesa pengoi ankimimin!

February 25, 2026
Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

Sekuestrohen armë zjarri dhe drogë, arrestohet 33-vjeçari në Përmet, me precedentë të mëparshëm penalë

February 25, 2026
“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

“Je shoqëria e incestit, turp të të vijë”, Stenaldo debaton me Mirin: Shih punët e tua, ik tani!

February 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Shkurt 2026

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In