• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dëgjesat publike nën mëshirën e bashkive

by Bajram Peçi
07/03/2024 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Shqipëria ka një legjislacion që vlerësohet dhe që e rendit atë ndër shtetet më demokratike. Shumë prej tyre i diktoi përvoja legjislative dhe rruga nga kaluam, por një pjesë të mirë duhet ta pranojmë (askush nuk ka pse të ndjehet i fyer!) se i kemi kopjuar. Një i tillë dyshoj se është ligji nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, të ligjit nr.146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsulimin Publik”.

Çka është lehtësisht e prekshme, për karakterin formal të këtij ligji, e ndeshim në mospërfilljen e bashkive për të zbatuar dëgjesat me publikun. Kohë pas kohe ka patur ankimime nga banorët në zona ku kanë filluar të zbatohen projekte ndërtimeore; ka patur konstatime gjithnjë e më të shpeshta nga institucione shoqërore dhe shoqëria civile; ka patur dëndur informacione në shtyp dhe TV, për shkelje të ligjit mbi dëgjesat publike, nga Bashkitë e Shkodrës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, etj., ku nuk janë bërë konsultimet me banorët për disa nga projektet që cënojnë jetesën e komunitetit. Dikush, kur donte të bënte një thertore në mes të lagjes, bashkia nuk nuk mund ta japi lejen sepse ligji “Për vetëqeverisjen vendore” dhe ai “Për njoftimin dhe konsultimin publik” i detyron të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.

Janë disa dhjetra rastet kur banorë të krahinave, zonave e fshatrave të ankohen se shumë prej projekteve të bizneseve që ndërtojne HEC-e, duke u grabitur ujin banorëve, e kanë marrë lehtësisht lejen, duke sjellë ndryshim për keq në jetët e tyre. Rasti më flagrant i shkeljes së ligjit për dëgjesat publike vjen nga Bashkia Himarë, e cila fillon të zbatojë një projekt me ndihmën e financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një ujësjellsi që do marrë ujin nga burimi i Lumit Shushicë, degë kryesore e Lumit Vjosa, dhe do e dërgojë (siç flitet) në Himarë e resortet e oligarkëve. Punimet kanë përparuar shumë, ankesat e një pas njëshme të banorëve që u preket jeta, nga fshati Kuç e deri në fshatin Brataj, as kanë denjuar t’u japin shpjegime. Mospërfillja jo vetëm e banorëve, por e vetë ligjit mbi dëgjesat publike, vjen në datën 13 prill 2023, kur Kordinatori për të drejtën e informimit i Bashkisë Himarë, kërkesës së Shoqatës atdhetare-kulturore “Vëllazërimi kuçjot” i kthen këtë përgjegje të pa përgjegjëshme:

Në vijim të kërkesës suaj, gjeni bashkëlidhur dokumentacionin në lidhje me projektin e Ujësjellësit të Himarës…
Sa i përket dëgjesave publike, duke qenë se objekti do t’i shërbejë zonës së Himarës, nuk është mbajtur dëgjesë publike me banorët e zonës Hor Vranisht.

Ditë të mbarë, …
Të habitur, kur i pyet banorët e fshatit Kuç nëse kanë dëgjuar të zhvillohen dëgjesa me publikun ose nëse kanë marrë pjesë në to, ngrenë supet dhe të thonë me plot gojën se askush nuk kujtohet nëse janë gjallë e jo më të pyeten për projekte zhvillimi në zonë.

Guxim i madh është të shkelësh ligjin, por bota është e “trimave”! Kur u vendos që banorëve të Komunës Horë-Vranisht, që prek jetën e fshatrave Kuç, Kallarat, Bolenë, Vranisht e më tej, a kishte Bashkija Himarë, siç i detyron ligj, një hartë të densitetit dhe shpërndarjes së popullsisë? A e dinin ata (sepse e këkon ligji) se sa ndikojnë në këtë investim-ndërtim ujësjellësi në brendësi të territorit, brënda e jashtë këtyre fashave të rrjedhës ujore? A e pa Bashkia Himarë dhe Fondi shqiptar i Zhvillimit (sepse ligji thotë se duhet të shikohen) në kompleks me gjithë basenin e Lumit Shushicë? Pati paraprakisht ndonjë studim, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptohen qëllimet? Nëse e keni, lutem bëjeni publike! Nëse nuk e keni, është detyrë e Prokurorisë ta ndjekë dhe të nxjerrë e vënë para përgjegjësisë shkatarët e sipërmarrjes së kësaj aventure, haptas në shkelje të ligjit!

Pasi renditëm një varg pyetjesh, që janë vetëm në funksion të detyrimit për të kryer konsultimin publik, (neni 16/139… “organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes”), theksojmë se ato pjesë ligjore e detyronin Bashkinë Himarë të bënte jo vetëm takime me banorët dhe specialistë, por madje të organizonte edhe referendum vendorë”. Përpos këtyre, ligji i detyronte gjithashtu që aktet e këshillit t’i publikonte në faqen zyrtare të internetit dhe t’i afishonte në vende publike, me akses të lirë publik, brënda territorit të njësisë vendore ku do bëhej ujësjellësi dhe të botoheshin në regjistrin e planifikimit të territorit. Asgjë nga këto nuk është bërë!

Për këto shkelje kanë dieni dhe janë informuar me shkresa të përcjella në zyrat protokollare të tyre: Bashkia Himarë, Kryeministri Edi Rama, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria dhe Prefektura e Qarkut Vlorë, por askush prej tyre as është shqetësuar për shkeljet që i janë bërë ligjit dhe as nuk kanë ndërmarrë ndonjë takim me banorët.

Ka e do ketë raste kur për interesa të mëdha të zhvillimit publik, mund të mos përfillet banori e komuniteti, siç përshembull mund të jetë rasti i ndërtimit të hidrocentralit Skavicës, por rasti i luginës Shushicës nuk është i tillë. Në Skavicë do mblidhet uji e toka do zihet me ujë, ndërsa në komunën Horë-Vranisht do u merret uji që nga burimi e do thahet toka. As më pak dhe as më shumë se sa shfarrosje! Kaq e thjeshtë është dhe gjërat e thjeshta nuk të zhgënjejnë kurrë. Banorët janë të kthjellët, e dinë se të keqen e kanë te pragu, shpejt do ndodhi, siç rëndom u ndodh të nëpërkëmburve, të pambrojturve, të dobtëve.

Next Post
Basti i Lulzim Bashës: Më mirë i korruptuar se “spiun” rus

Divorci princëror dhe piedestali i padurueshëm i moralistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
Më 11 maj Shqipëria zgjedh/ Kryesia e PD gati listat, ja si do të ndahen grupet e punës

Kuvendi mbyll dyert të enjten, PD: Të zhvillojmë mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

June 23, 2026
Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

Kampusi i ri i Universitetit në Durrës, Rama: Synojmë një qendër studentore 24-orëshe, model i ri zhvillimi urban dhe akademik

June 23, 2026
Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

Axios: Izraeli i shqetësuar se Trump po forcon ndikimin e Iranit në Liban përmes marrëveshjeve të reja diplomatike

June 23, 2026
Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

Brexit, dhjetë vjet më vonë, çmimi që Mbretëria e Bashkuar nuk e ka paguar ende

June 23, 2026
Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

Belgjika kërkon arrestimin e ish-komisionerit europian, Dimitris Avramopoulos

June 23, 2026
Kërcënimet me bombë në Xhorxhia, çfarë po hetojnë zyrtarët e inteligjencës amerikane

Penetroi të gjitha sistemet amerikane/ Pse administrata Trump i dha Anthropic vetëm 90 minuta për të tërhequr modelin e saj më të ri të inteligjencës artificiale

June 23, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

June 23, 2026
“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

“Më ndryshoi jetën”, Jessie J rrëfen përjetimin pas betejës me kancerin e gjirit

June 23, 2026
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, lihet në burg i dyshuari si bashkëpunëtor

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In