• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha firmosi live mocionin me debat për Ramën, në dokumentin që dorëzoi Rithemelimi e LSI në Kuvend mungon emri i tij

by Java News
15/05/2022 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë firmosur një kërkesë drejtuar Kuvendit për te thirrur një mocion me debat me kryeministrin Edi Rama.

Debati ka të bëjë me deklaratat e fundit të kreut të qeverisë nga Brukseli ku ai paralajmëroi se Shqipëria do të ndryshojë kurs nëse në qershor nuk ulet formalisht në tryezë për negociata me BE-në.

Kërkesa u firmos publikisht edhe nga ish-kryeministri Berisha në konferencën për shtyp të së premtes.
Por në variantin përfundimtar që i është dërguar protokollit të kuvendit,  bie në sy fakti që firma e Berishës mungon.

Dokumenti është firmosur nga deputetët e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho si dhe deputetët e Komisionit të Rithemelimit Tritan Shehu, Oerd

Bylykbashi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Nuk dihet ende arsyeja pse mungon firma e Berishës, por një variant mund të jetë fakti që maxhoranca mund ta rrëzonte kërkesën për debat me firmën e Berishës, nisur edhe nga deklaratat e fundit të saj se nuk do të pranojë asnjë dokument që mban firmën e një deputeti non grata.

Nga ana tjetër kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka thirrur konferencën e kryetarëve të martën në orën 10 për të diskutuar futjen në rend të ditës të këtij mocioni me debat.

Kërkesa e deputetëve opozitarë drejtuar kryetares së Kuvendit

Zonja kryetare, siç është bërë e ditur nga mediat, kryeministri Edi Rama sot në Bruksel është shprehur:

“Ndërkohë besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdoj gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar, në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër, ven ynë për t’u ulur formalisht në tryezë për negociata”.
Ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, e gjejmë këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama skandaloze, turpëruese e keqdashëse, në dëm të të ardhmes europiane të qytetarëve shqiptarë.

Thellësisht të shqetësuar, bazuar në nenin 98 të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, po dorëzojnë këtë mocion me debat publik Urgjent në Kuvend në lidhje me këto deklarata antieuropiane e të rrezikshme të kryeministrit Edi Rama në Bruksel.

Neni 98, pika 2 e rregullores kërkon mbledhjen brenda tre ditësh të Konferencës së Kryetarëve nga ana e Kryetares së Kuvendit për vendosjen e datës së zhvillimit të mocionit në seancë plenare. Por meqenëse bëhet fjalë për një çështje të një rëndësie jetime për të gjithë qytetarët shqiptarë, kërkojmë nga ana juaj mbledhjen Urgjente, brenda ditës së premte datë 13,05.2022 të Konferencës së Kryetarëve dhe thirrjen e Parlamentit në seancë plenare të jashtëzakonshme ditën e hënën datë 16.05.2022 ku do të debatohet rreth çështjeve të integrimit Europian dhe të shprehet edhe një herë vullneti për rrugën pro europiane të Shqipërisë në BE”./m.j

Dokumenta bashkëngjitur

Next Post
Kievi dhe Mariupoli të rrënuar nga rusë/ Zelensky premton: Ja ku do të mbahet Eurovizioni vitin tjetër

Kievi dhe Mariupoli të rrënuar nga rusë/ Zelensky premton: Ja ku do të mbahet Eurovizioni vitin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In