• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha-europianëve: Mos e shikoni Ramën që bën si xhentëlmen, ai ka një jetë të dyfishtë

by B K
16/07/2025 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës “The western Balkans Paradigm”, Sali Berisha ka nxirrë edhe njëherë tjetër Shqipërinë, duke thënë se është qendër e organizateve kriminale.

Ai ndërkohë iu drejtua europianëve, duke iu kërkuar të hapin sytë dhe të shohin kush është Edi Rama i vërtetë.

“Sipas Departamentit të Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale të Europës, të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme është kthyer Shqipëria.

Shqipëria eksporton kriminelë dhe drogë.

Kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato e kanë në kontroll të plotë, portin më të madh të vendit, Durrësin.

Asnjë kg kokainë nuk kapet në këtë port, ndërkohë që antimafia italiane kap tonelata drogë dhe identifikon se tonelata të tjera kalojnë përmes Durrësit për të shkuar drejt Italisë apo Gjermanisë.

Karteli Çela kontrollon qarkullimin e heroinës nga vendet lindore, 70 përqind kalojnë përmes Elbasanit.

Elbasani është kryeqyteti i kartelit Çela dhe kontrollon të gjithë qarkullimin.

Tani cilat janë pasojat?

Në delegacionin e radhës në BE, në qoftë se këto kartele vendosin që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e delegacioneve në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera.

Pse? Sepse ato kanë qenë shumë aktivë gjatë zgjedhjeve.

Kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, njerëz tërësisht të panjohur, por ata caktojnë ministrat, caktojnë kandidatët për deputetë, caktojnë drejtorët e policisë sepse kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe të forta me kryeministrin Edi Rama.

Personi që ju e shikoni nga jashtë si një xhentëlmen që bën disa gjeste shumë të bukura në samite, bën një jetë të dyfishtë.

Ai ka jetën e vet me kartelet, me trafikantët e drogës dhe me vrasës me të cilët takohet në zyrën e tij dhe gjithçka është e dokumentuar.

Tani, ne u jemi shumë mirënjohës PPE-së, partive simotra të qendrës e djathtë që kanë votuar 6 rezoluta brenda disa muajsh dhe thonë në thelb këtë që po u përcjell unë.

Dhe ju keni të drejtë kur thoni se cili është roli i politikanëve në një situatë të tillë.

Politikanët kanë për detyrë të ruajnë parimet, vlerat. T’i thonë të vërtetën shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar pavarësisht kërcënimeve dhe çmimit dhe të jenë shpresëplotë për një ndryshim në të ardhmen dhe për ndihmën e miqve.

Para një muaj, Agjencia Kombëtare e Prokurimit njoftoi me krenari se 96 përqind e prokurimeve bëhen nga shqiptarët. Në përkufizim në kundërshtim me MSA, kompanitë evropiane janë të përjashtuara.

Si përjashtohen? Përjashtohen përmes portalit e-Albania sepse u kërkohet të aplikojnë aty, e-Albania kërkon 38 ditë, kurse tenderat mbyllen për 34 ditë dhe jo 38 ditë.

Pra, më këtë situatë përballemi.

Prandaj qendra Martens dhe PPE po ndihmojnë fuqishëm.

Qëndrimi ynë ndaj kësaj situate të tillë dramatike është mjaft i vështirë”, tha Berisha.

Next Post
‘Ultimatumi’ i Ramës, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

'Ultimatumi' i Ramës, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

Pylli i Sodës ‘pushtohet’ nga kamperat e çadrat! Të rinjtë europianë: Larg zhurmës

August 1, 2026
Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

Analiza/ A rrezikon bota një luftë mes Ukrainës dhe Iranit?

August 1, 2026
Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

Detaje nga aksidenti në galerinë e kromit në Tërnovë të Bulqizës, minatori ra në furnelë gjatë procesit të punës

August 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Mallkimi dhe nevoja e partive në Shqipëri

August 1, 2026
Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

Presidenti Begaj viziton Plavën e Gucinë: Të ruajmë trashëgiminë dhe të ndërtojmë të ardhmen

August 1, 2026
Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

Trump: Konflikti në Sahara duhet të marrë fund tani

August 1, 2026
Kur deputetët flasin si ChatGPT

Identiteti historik i qyteteve dhe identiteti i revoltës së kryetarëve të bashkive të shkurtuara

August 1, 2026
Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

Pas disa orësh betejë me flakët, neutralizohet zjarri në Drenovë, digjen 10 hektarë ullinj dhe pyll

August 1, 2026
Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

Greqi, ishujt në flakë/ Zjarret në Kretë, Paros dhe Lesbos. Digjen disa shtëpi, evakuohen banorët

August 1, 2026
Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

Flakët shkrumbuan një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Fushë-Arrëz, shkak pakujdesia e disa fëmijëve

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com