• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha është një hero i rremë”/ Yzeiri: Ne do të vazhdojmë t’i këndojmë këngë me çifteli atij, edhe për 30 vite të tjera!

by
24/05/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti i njohur Ilir Yzeiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Sipas Yzeirit, vendimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, për ish-kryeministrin Sali Berisha është i rëndë, për një figurë si Berisha, që ka 30 vite që zotëron skenën politike në vend.

“SHBA, në një rast të paprecedentë ndonjëherë në Ballkan, e cilësuan Berishën, person ‘non grata’, si të papërshtatshëm për të shkuar në Amerikë, për shkak se ai ka zhvilluar korrupsion domethënës, ka ndihmuar me këtë korrupsion, pasurimin e paligjshëm të familjarëve dhe aleatëve.

Me retorikën e tij, ka penguar drejtësinë që të hetojë mbi të dhe ka minuar demokracinë. Këto tre akuza, që u shqiptuan nga një sekretar shteti, janë shumë të rënda për një figurë si Sali Berisha, që zotëron skenën shqiptare për 30 vite”.

Yzeiri e komenton këtë periudhë, pas shpalljes së vendimit, si të momentin e duhur që Berisha të dalë përballë një trupi gjykues.

“Kjo nuk është asgjë tjetër, veçse projektimi që ka pasur pjesa më e mirë e opinionit shqiptar prej kohësh, që i ka identifikuar këta dy personazhe, si personazhe që i takojnë anës së keqe të historisë shqiptare, si personazhe që mbartin mëkate të tilla, të cilat do të duhet t’i shlyejnë jo më përpara opinioni, por ka ardhur koha që t’i shlyejnë edhe përpara një trupi gjykues”.

Analisti ironizon vlerësimin që i është bërë ish-Presidentit, si “lider historik”. Berisha, thotë Yzeiri, është një hero i rremë.

“Po të jetë për në shqiptarë, do të vazhdojmë t’i këndojmë këngë me çifteli Berishës, edhe për 30 vite të tjera. Më vjen keq ta them por ne krijojmë mite të rreme atëherë kur nuk duhet.

Çfarë ka bërë Berisha këto 30 vjet, që ne e quajmë lider historik? Cili është ky lider historik i së djathtës? Po ata që ndenjën 50 vjet në burg, çfarë janë ata? Nëse ka një lider të së djathtës në Shqipëri, është Mit’hat Frashëri!

Çfarë liderësh janë këta, që dhjetori i vitit 1990, i gjeti te hotel “15-katëshi”, pinin kafe. Vetëm sa botuan 3 artikuj. Kjo parti, shfrytëzoi lëvizjen e madhe të studentëve të dhjetorit.

Nuk ka më që të bësh çfarë të duash me këtë vend. Kemi zgjedhjet e vitit 1996, kemi ’97-tën, ku humbën jetën shumë njerëz, kemi ‘Gërdecin’ dhe shumë e shumë gjëra të tjera”, tha ai në Top Talk.

/b.h

Next Post
Integrimi i Shqipërisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, kancelari Kurz takohet me Lajçak në Bruksel

Integrimi i Shqipërisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, kancelari Kurz takohet me Lajçak në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In