• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Berisha e Topalli bashkëqeverisje me Ramën e Metën

by
22/05/2015 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

…sepse ligësia nuk mund të jetë alibi

Bëhej fjalë dhe premtoheshin zero probleme me fqinjët në rajon. Dhe kjo nuk ishte risi e Edi Ramës, por pak a shumë një konstante zyrtare e Tiranës. Shqipëria është sjellë vazhdimisht kokëulur në këto dy dekada e gjysëm pas daljes nga izolimi i thellë i saj, edhe sepse ndjehej e kompleksuar dhe e frustruar përballë një bote që e mirëpriste vetëm si emigrante ilegale. Gjatë gjithë kësaj periudhe, marrëdhëniet me fqinjët kanë pësuar ulje – ngritje të kuptueshme, shpesh edhe acarime, herë me njërin dhe herë me tjetrin fqinjë. Por këtë vit, për një përkitje të çuditshme të “rastësive”, Tirana e gjen veten në një betejë të hapur, për arsye të ndryshme qoftë me Greqinë, qoftë më FYROM-in. Me Serbinë armiqësia ngjan se është një gjendje natyrale dhe e palëvizshme, pavarësisht përpjekjeve për të shkrirë akujt e pavarësisht shkëmbimeve reciproke me Republikën e Kosovës në mes.

Por problemi nuk shtrohet vetëm se çfarë po ndodh, si po ndodh dhe pse po ndodh gjithçka dhe çfarë pritet të ndodhë nesër. Problemi bëhet akut sa kohë që në Tiranë, edhe çështje të tilla delikate të ekuilibreve gjithashtu delikatë në rajon, trajtohen me mënyrën e  zakonshme të armiqësisë së dy palëve politike. Shpesh duke eksportuar jashtë atë mungesë orientimi që ndjehet brenda. Nuk është luks, por domosdoshmëri të kërkohet urtësi më e madhe mes faktorëve politikë në vend përballë qëndrimit të diplomacisë shqiptare. Nuk është luks që përballë situatës së krijuar me Greqinë për kërkimin e naftës në det, Sali Berisha të jetë në krah me Edi Ramën. Apo kur flitet për krizën në Maqedoni, Jozefina Topalli të njohë si “mik” Ilir Metën.

Përdorimi i kësaj situatë për politikën e ngushtë të ditës dhe për të enjten e padurueshme të logoresë në parlament është shërbimi më i keq që i bëhet vendit. Shqipëria ka parë shumë elefantë që u kanë hyrë me feçkë vitrinave të parfumerive. Nëse deri dje, budallallëku dukej edhe ekzotik në këtë vend, sot ai duhet të marrë emrin që meriton. Një emër që do të bënte të ndahej kufiri mes patriotëve dhe maskarenjve. Dhe sot, budallallëku nuk mund të jetë më gjatë alibi. Aq më pak ligësia. Sepse përballë fqinjëve, Shqipëria do të duhej të kishte zero probleme politike meskine në Tiranë. Si në të gjithë botën e qytetëruar, ku nuk mungon as ligësia dhe as budallallëku, por së paku as njëri dhe as tjetri nuk duartrokiten. Thjesht përbuzen!

Next Post

Quhem Nazime. I patë njollat e ndryshkut në fustanin e bardhë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In