• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Quhem Nazime. I patë njollat e ndryshkut në fustanin e bardhë?

by
22/05/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luela Myftari

Dy ditë më parë e pashë në teatër. Ishte veshur me një fustan të bardhë. Na ndante një xham. E kishte vendosur Klod Dedja. Të paktën, ai na la ta shihnim. Ema Andrea kishte rregulluar takimin me të. Unë kisha pak kohë, ndërsa Nazimja kishte plot. Emrin s’e kish të shënuar gjëkundi, por unë e njoha paçka se kurrë nuk e kisha parë me fustan të bardhë. Ndryshe nga sa ushtarët në luftë njihen me numra, edhe Nazimja fshihej pas një numri, një numri të gjatë, që nuk rrëfente gjë tjetër veçse lirinë e cunguar jo vetëm nga hekurat e burgut, por nga hekurat që ne ia lëmë t’i ndryshken çdo ditë në lëkurë kësaj vajze.

Doja t’i kërkoja falje dhe duhet ta kisha bërë, aty në teatrin me era lagëshirë të mbledhur gjatë dimrit, por u mbyta. Nuk nxorra dot zë. Tingujt e një violine, të çonin në bregdet nëse i mbyllje sytë, por as këtë nuk e bëra dot. Ajo ishte aty me fustan të bardhë. Doja ta shihja ashtu, në ëndrrën e saj, në atë për të cilën ishte mbyllur. Ajo donte vetëm të nusëronte, ndaj edhe vrau. Vrau atë që gjakosi ëndrrën e saj, fustanin e bardhë.

Nuk i mbylla sytë, por u pendova. Fustani i nusërisë nuk ishte i bukur dhe as më të bukur e bënin ata që ishin në një sallë me mua, aty në botën time, tej xhamit që na ndante me Nazimen. Në çdo fjalë që ajo thonte mua më dukej se njolla e ndryshkut që lëshojnë hekurat përhapej në fustanin e bardhë. Sa më shumë e shihnim ne aq më shumë njolla i bëheshin në fustan. Sa më shumë fliste ajo, aq më shumë revoltë mblidhja brenda vetes. Por, ajo qëndronte aty, edhe më e qetë se unë ndoshta. Dukej se ishte pajtuar me ne, që ia njollosim çdo ditë fustanin e bardhë. Ajo qëndronte aty dhe pëshpëriste ëndrrën e saj nën atë fustan.

Për të thënë të vërtetën nuk qëndrova deri në fund. Dola jashtë nxorra bllokun dhe shfryva (shkrova):

“Unë jam Nazimja. Linda aq e varfër sa nuk pata turp t’i kërkoja të vetmit mashkull që njihja një kapëse për flokët e mia. Nëna nuk më mësoi të shitesha më shtrenjtë, madje aq shtrenjtë sa askush në fshat të mos më blinte dot. Unë, PO, kam rënë pre e përkëdheljeve të një burri të martuar sepse motra ime e madhe dhe vajzat në fshat nuk më dhanë një model më të mirë. Mund të them se pjastrën e njoha në burg, pasi babai nuk më ofronte shumçka. Kjo jam unë, një e pafat pa shteg ku të eci dhe pa një udhërrëfyes. Jam aq fatzezë sa edhe vrasjen e bëra disa muaj pasi mbusha të 18-tat. Duhet ta kisha bërë më parë që të merrja një dënim më të lehtë.

Unë jam Nazimja, ajo që ju urrej të gjithëve. Nuk jam penduar që kam vrarë. Por, nuk e bëj më. Ndryshe do të duhej t’ju vrisja të gjithëve dhe të jetoj me këtë fustan të bardhë përtej hekurave. Por, thjeshtësisht ju urrej. Urrej gjykatësin, urrej avokatët, urrej fenë, të urrej ty që premtove se të paktën për 8 mars do kujtoheshe për mua. Nuk ka njeri që të mos e dojë lirinë, por i drejti e kërkon për të gjithë, ndërsa i padrejti për vete. E tani, kini kurajon të vini e të më shikoni sa pis e kam fustanin e bardhë. Ju plehra të një shoqërie të ndotur, thellesisht ju urreeeeeeeeeeeeeeeej! Ju… (dhe ketu psheretin)

Unë kam lindur pis, por më pis se kaq nuk dua të shoh asnjë”.

Mbylla bllokun. M’u kujtua Kanti: “Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë”, ndaj edhe nuk kisha qenë e qetë përballë saj, pasçka se herën e fundit që kisha folur për të ishte mëngjesi i 8 marsit, ku përpos urimit televiziv dhe puthjes që i dhashë mamit tim nga ekrani i Ora News, pata një revoltë të zëshme që nuk shkonte me urimet, por që do të doja ta thoja.

Sot, hapa bllokun për të parë se çfarë aktivitetesh do të ndiqja nesër. Lexova letrën që kishte lexuar Nazimja brenda meje. Nuk gjeta paqe derisa e ndava me ju, e nuk do të gjeja nëse nuk do t’i kërkoja falje për fustanin e bardhë që ia ndryshk edhe unë çdo ditë.

Next Post

Sulm kamikaz në xhami, 30 arabë të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In