• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha e bën më të besueshëm premtimin e Marta Kos për Shqipërinë në BE

by Mero Baze
03/06/2025 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Në të njëjtën ditë që Sali Berisha ka dorëzuar një letër në sekretarinë e Asamblesë Politike të PPE ku i njoftonte ata se duhet një mision faktmbledhës që të provojnë se Shqipëria është “narkoshtet”, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ka deklaruar se Shqipëria ka shanse reale të anëtarësohet në vitin 2029, nëse gjërat shkojnë kështu siç po ecin tani.

Pra kemi njeriun më të rëndësishëm të Evropës që na premton se do na anëtarësojnë në vitin 2029 në Bashkimin Evropian, dhe ish-njeriun më të rëndësishëm të Shqipërisë në 12 vite pushtet dhe pastaj në opozitë, që i kërkon Evropës të na shpallë “narkoshtet”.

https://www.instagram.com/reel/DKcWHAwoxpx/?utm_source=ig_web_copy_link

Të gjithë ata që janë gati të revoltohen duhet të përmbahen. Nuk kemi të bëjmë me ndonjë dëm real për Shqipërinë. Në shumë aspekte, gjuha ekstreme e Sali Berishës dhe çmenduria e tij janë si bekim edhe për defektet e Shqipërisë. Çdo europarlamentar apo deputet perëndimor, ka një standard të vetin për vendin e tij, që e ka standard dhe për të tjerët kur i gjykon.

Një francez, fjala vjen, nuk dëgjon kurrë nga një polak, që Polonia duhet izoluar; një gjerman nuk dëgjon kurrë nga një hungarez që Hungaria duhet shpallur diktaturë, e kështu me radhë.

Në këtë pikë, çdo politikan evropian ka plot arsye të mos besojë deri në fund entuziazmin e Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, apo spektaklet e Edi Ramës me liderët evropianë, por ka një arsye që ata i bën më të ndjeshëm ndaj rrugës evropiane të Shqipërisë dhe ai është Sali Berisha.

Kur një politikan evropian dëgjon këtë gjuhë, këtë egërsi dhe urrejtje për vendin e tij nga një njeri që ky vend e ka bërë president, kryeministër dhe lider opozite, kur dëgjon dhe shikon shfryrjet e tij primitive, urrejtjen që i buron nga çdo qelizë e fytyrës, dhe mbi të gjitha degradimin mendor të tij, fillojnë e besojnë më shumë Marta Kos dhe Edi Ramën, edhe pse ndoshta nuk e meritojnë t’u besosh deri në fund.

Kur shikojnë se kush është alternativa tjetër e këtij vendi, kur shikojnë se një humbës kronik heq dorë nga edhe nga ankimi për humbjen por thotë duhet të humbasë Shqipëria tani që humba unë, ata natyrisht që vetëdijësohen më shumë se vetëm futja në Bashkimin Evropian e shpëton Shqipërinë nga politikanë toksikë, që dështimet e tyre duan t’ia faturojnë Shqipërisë.

Kështu që mos u egërsoni me Sali Berishën. Nuk i bën dot ndonjë dëm real Shqipërisë. Përkundrazi, bën më të besueshme dhe më të nevojshme premtimet dhe aspiratat e këtij vendi për në Evropë. Kur bëhet krahasimi mes dikujt që i vijnë gjithë liderët evropianë në Tiranë dhe lavdërojnë Shqipërinë dhe dikujt që ngrihet natën si i çmendur të shkojë t’i “dëshmojë” Evropës se vendin e tij s’duhet ta pranojnë kurrë se është narkoshtet, e kupton më mirë se Sali Berisha është ilustrimi i arsyes përse duhet të bëhemi një vend evropian dhe jo të mbetemi në dorën e logjikës shpellare të tij.

Do na bënte dëm sikur të ishte njeri normal dhe udhëheqës normal. Si i çmendur dhe i lig, është thjesht halli i familjes së tij biologjike dhe asaj politike. Të parët e kanë nxjerrë në rrugë për lek, të dytët e mbajnë në krye të vendit, për rrogë. Kaq janë gjithë hallet e tyre. Nuk kanë lidhje me hallet e Shqipërisë.

 

Next Post
Analizë: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Analizë: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 week ago

    Në vakt të sulltanëve, mbi moshen 60 vjeçare, nuk i nxirrnin as DESHMITARË nëpër gjygje, mbasi konsideroheshin të rrjedhur.
    Këtu tek ne, një plak i rrjedhur, me panelina në bythë nga që shurron nëpër brekë, me një çmenduri psikopatike agresive e të shfrenuar , shoqeruar kjo me një fjalor tepër vulgar si tregues i origjinës së tijë nga zonat e theqafjes, vazhdon e terheq prapsh një opozitë të tërë, duke i vënë stërkëmbëshin këtijë vëndi e këtijë populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

Reagon Garda Revolucionare e Iranit: Rrëzuam një avion izraelit, pilotin e kemi kapur rob!

June 13, 2025
Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

Ministri i Jashtëm i Iranit: Thirrjet për vetëpërmbajtje janë të pajustifikuara

June 13, 2025
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta dhe gazi më të shtrenjtë, sa kushton lufta mes Izraelit e Iranit. Rreziku i bllokimit të Hormuzit

June 13, 2025
Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit?

June 13, 2025
Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

Trump, komunikim urgjent me princin saudit: T’i ulim tensionet Izrael-Iran përmes diplomacisë

June 13, 2025
Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

Panik në Wall Street, aksionet amerikane bien ndjeshëm pas hakmarrjes së Iranit

June 13, 2025
VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

VIDEO / Raketat iraniane mbi Tel Aviv, mediat franceze: Dëme të mëdha në qendër të qytetit! Disa izraelitë të plagosur

June 13, 2025
Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

Izraeli goditi “zemrën” e komandës iraniane! Kush janë viktimat e sulmit

June 13, 2025
SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

SHBA ndihmon Izraelin në neutralizimin e raketave dhe dronëve. Netanyahu mesazh iranianëve: Çohuni kundër regjimit tuaj shtypës!

June 13, 2025
“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

“S’ka mëshirë ndaj zionistëve”, Katz i përgjigjet Iranit: E shkelët vijën e kuqe, goditët civilët

June 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com