• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë: Si po e shfrytëzon Kina tërheqjen e Perëndimit për të zgjeruar praninë në rajon?

by B K
03/06/2025 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kina po e forcon ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor përmes fuqisë ekonomike, projekteve infrastrukturore dhe gjithnjë e më shumë përmes ndikimit kulturor dhe mediatik, thuhet në një analizë të Qendrës së Forenzikës Digjitale (DFC) nga Podgorica, e publikuar më 3 qershor.

Sipas analizës – projekt i financuar nga Ambasada amerikane në Podgoricë – Pekini po shfrytëzon tërheqjen e partnerëve perëndimorë për të rritur praninë e vet në rajon përmes investimeve në infrastrukturë, media dhe kulturë. Projektet infrastrukturore, sipas analizës, janë kanali kryesor për hyrjen kineze në rajon, shpesh të shoqëruara me procedura jotransparente dhe rrezik për korrupsion.

“Çmimet më të ulëta në krahasim me konkurrentët amerikanë dhe evropianë po u mundësojnë kompanive kineze të sigurojnë bashkëpunim me vendet e rajonit. Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor shërben si trampolinë dhe urë për shtrirjen e investimeve kineze në Evropë”, tha analisti i DFC-së, Marko Banoviq.

Në nivel global, Kina – ndonëse formalisht neutrale në luftën në Ukrainë – mbështet Rusinë. “Kështu arrin të ruajë partneritetin strategjik me Moskën, duke mbrojtur njëkohësisht interesat e veta ekonomike në Evropë”, vlerëson Banoviq.

Përmes iniciativave si “Brezi dhe Rruga” dhe angazhimit në BRICS, Kina po synon t’i vendosë themelet e një rendi të ri ndërkombëtar ku modeli i saj politik dhe ekonomik të ketë rol qendror.

Kina në Serbi – partner strategjik

Analiza e DFC-së thekson se Serbia është një nga pikat kyçe të ndikimit kinez në Evropë. Marrëdhëniet janë forcuar sidomos pas ardhjes në pushtet të Partisë Progresive Serbe dhe

Aleksandar Vuçiqit. Që nga viti 2024, Kina është bërë aleati kryesor politik dhe ekonomik i Serbisë, sipas Banoviqit.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, Kina ishte investitori i dytë më i madh në Serbi, pas BE-së, me rreth një të tretën e investimeve të drejtpërdrejta. Në Serbi operojnë 1.560 kompani me kapital kinez, që punësojnë rreth 20.600 persona. Kina është partneri më i madh tregtar i Serbisë, me një shkëmbim prej 5.7 miliardë eurosh – nga të cilat 5.13 miliardë janë import.

Marrëveshja për tregti të lirë nga korriku 2024 përfshin mbi 20.000 produkte, nga të cilat 90 për qind do të përjashtohen nga taksat doganore.

Nga viti 2012 deri në 2021, janë identifikuar të paktën 61 projekte me vlerë totale 18.7 miliardë euro të realizuara nga kompani kineze. Banka kineze Exim ka dhënë kredi në vlerë 5.7 miliardë euro, ndërsa kompanitë kineze kanë investuar drejtpërdrejt rreth 2 miliardë.

Politikisht, Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Serbia mbështet politikën e “një Kine”.

“Ndikimi kinez promovohet si model fitimtar për të dyja palët, pa kushte politike – ndryshe nga BE-ja që insiston në sundimin e ligjit dhe reforma”, thekson Banoviq.

Ndikimi kinez pasqyrohet edhe në ndryshimet ligjore – përfshirë Ligjin e Punës dhe ligjin për procedura të veçanta – të cilat janë përshtatur për të favorizuar investitorët kinezë.

Kina i ka shitur Serbisë dronë dhe sistemin antiajror FK-3, duke e zgjeruar tregun e saj të armëve përtej kufijve tradicionalë.

Kina dhe Kosova

Ndërmjet Kosovës dhe Kinës nuk ekzistojnë marrëdhënie diplomatike formale, por ndikimi kinez nuk është krejtësisht i munguar – megjithëse mbetet shumë i kufizuar.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 dhe e mbështet integritetin territorial të Serbisë, duke e parë Kosovën në prizmin e çështjeve të veta të brendshme, si Tajvani dhe Tibeti.

Kina ka penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL. Ajo nuk ka ambasadë në Prishtinë, por vepron përmes Zyrës Ndërlidhëse në kuadër të ambasadës së saj në Beograd.

Megjithatë, tregtia mes dy vendeve po rritet. Në vitin 2023, Kosova importoi nga Kina mallra me vlerë 650 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm 442 mijë euro.

Kryesisht bëhet fjalë për pajisje teknologjike, përfshirë sisteme mbikëqyrjeje të kompanive Dahua dhe Hikvision – të cilat janë nën sanksione në vendet perëndimore për arsye sigurie.

Investimet kineze në Kosovë janë pothuajse të papërfillshme. Kina përmendet rrallë në media dhe shpesh në mënyrë neutrale ose negative, me theks të madh te partneriteti me BE-në dhe SHBA-në.

Sipas një sondazhi të DFC-së, 69 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besojnë se lidhjet e forta me Kinën do të përmirësonin interesat e vendit – duke reflektuar orientimin e thellë pro-perëndimor të shoqërisë kosovare.

Kina dhe Mali i Zi

Kina dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të mira politike, si në nivel dypalësh ashtu edhe përmes iniciativës “Brezi dhe Rruga”. Ndryshe nga Rusia, Pekini nuk përzihet drejtpërdrejt në politikën e brendshme të Malit të Zi dhe madje ka mbështetur anëtarësimin e vendit në BE.

Ndryshe nga BE-ja që përqendrohet në reforma ligjore e institucionale, angazhimi kinez reflektohet përmes bashkëpunimit me institucione konkrete, investimeve në infrastrukturë dhe financa. Kjo përfshin vizita zyrtare, shkëmbime studimore dhe pjesëmarrje të kompanive kineze në tregun malazez.

Kina ende nuk është investitori më i madh në Mal të Zi, por ka rol të rëndësishëm si kreditor dhe kontraktues. Shembulli më i madh është kredia prej afro një miliard dollarësh që Qeveria malazeze mori nga banka Exim për ndërtimin e autostradës Bar–Boljare, projekt i kompanisë kineze CRBC.

Kina është gjithashtu e përfshirë në projekte si rikonstruksioni ekologjik i Termocentralit të Plevlës. Por, shumë prej këtyre projekteve janë jotransparente dhe kanë ndikim negativ në mjedis.

Ndikimi i Pekinit në Mal të Zi nuk është vetëm ekonomik – përmes programeve kulturore dhe arsimore, shkëmbimit të studentëve dhe përmbajtjeve mediatike që promovojnë perspektivën kineze. Kina po ndërton ndikim të butë që ndikon diskursin publik dhe orientimin politik.

Sipas një sondazhi të DFC-së nga maji 2024, 33.8 për qind e qytetarëve besojnë se Kina ka ndikim të madh në Mal të Zi, dhe 63.2 për qind e vlerësojnë atë si pozitiv.

Kina në Bosnje e Hercegovinë

Ndikimi kinez në Bosnje dhe Hercegovinë është më i dukshëm në entitetin Republika Sërpska, përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse bashkëpunimi paraqitet si ekonomik dhe kulturor, analiza vlerëson se ai ka përmbajtje gjithnjë e më shumë politike.

Në vitin 2023, këtë vend e vizitoi i dërguari special i Qeverisë kineze për çështjet evropiane, Vu Hongbo, me fokus te bashkëpunimi, në kuadër të iniciativës “Brezi dhe Rruga” dhe sigurisë evropiane.

Në nëntor të po atij viti, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, u takua me ambasadorin kinez, Ji Ping për të diskutuar mbi situatën politike dhe Marrëveshjen e Dejtonit, gjë që u interpretua si përfshirje direkte e Kinës në çështjet e brendshme të Bosnjës.

Në vitin 2021, Kina dhe Rusia tentuan përmes Kombeve të Bashkuara të mbyllin Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR), por rezoluta nuk kaloi.

Kina në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, ndikimi kinez vjen përmes tregtisë, arsimit, mediave dhe diplomacisë. Edhe pse marrëdhëniet paraqiten si të favorshme për të dyja palët, analiza ngre shqetësime për ndikim të mundshëm negativ që mund të cenojë sovranitetin dhe proceset demokratike.

Kina kritikoi ashpër vizitën e deputetëve maqedonas në Tajvan, ndërkohë që projektet e zhvillimit që ofron shpesh përmbajnë klauzola të fshehta, si mundësia e kërkesës për kthim të menjëhershëm të kredive nëse cenohen interesat kineze.

Aktualisht, Maqedonia e Veriut i ka borxh Kinës 479 milionë dollarë – që përbën 8.7 për qind të borxhit të jashtëm të vendit. Shkëmbimi tregtar në vitin 2024 ishte rreth 490 milionë dollarë, me deficit të madh në anën maqedonase.

Instituti Konfuçi në Shkup është instrumenti kryesor i ndikimit kulturor dhe arsimor kinez. Numri i kursantëve është rritur nga 60 në vitin 2013 në 562. Gjysma e librave të përkthyer nga kinezishtja janë për fëmijë – tregues i synimit drejt brezave të rinj. Maqedonia e Veriut ka realizuar më shumë projekte shkencore me Kinën sesa me çdo vend tjetër./ REL

Next Post
Afera ‘Partizani’/ Avokati Kara: Berisha para se të dorëzonte pushtetin në 2013, e zhduku dosjen

Afera ‘Partizani’/ Avokati Kara: Berisha para se të dorëzonte pushtetin në 2013, e zhduku dosjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Spahiu: Berisha përdori protestat për të neutralizuar kundërshtarët e rinj

May 8, 2026
Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

Protesta e PD/ Dalin pamjet, protestuesi i maskuar me molotov në dorë, dështon ta ndezë

May 8, 2026
“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

May 8, 2026
A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

A do ketë protestë tjetër para 23 majit? Përgjigjet Sali Berisha

May 8, 2026
Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

Berisha: Asgjë nuk na mposht, beteja vazhdon deri në largimin e Ramës

May 8, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

Ekzekutimi i biznesmenit në Sarandë, ky është personi i shpallur në kërkim nga policia

May 8, 2026
Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

Zjarri në Radhimë të Vlorës, flakët marrin përmasa të mëdha, rrezikohen 4 hotele

May 8, 2026
PD do votim elektronik. A ia zgjidh problemin asaj?

A ka më kuptim?

May 8, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Marrëveshje e re për luftën në Ukrainë, Trump: Armëpushim 9-11 maj mes Kievit dhe Moskës

May 8, 2026
Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

Evi Kokalari për protestën e PD-së: Më pak se 100 veta, mesazh i fortë për Berishën!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In