• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha duhet të arrestohet për llogari të SHBA, çdo vonesë i jap mundësinë të shtojë kontaktet me Moskën”

by A R
25/04/2022 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë ish-kryeministrin Sali Berisha për llogari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke qenë se ai është i korruptuar dhe i shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela theksoi se çdo vonesë i jap Berishës mundësinë të shtojë kontaktet me Moskën për të destabilizuar Shqipërinë. Po ashtu, zoti Ngjela shtoi se ish-kryeministri Berisha është në delir kur sulmon ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe se këtë gjë ai, sipas avokatit, e bën për shkak se është në panik dhe ka frikë.

-Avokat Ngjela, pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” 7 perona “VIP” nga Ballkani, mes tyre ishin edhe dy shtetas shqiptarë sikundër janë ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Si ju duket ky vendim?

Kjo është një rrjedhë politiko-juridike që vjen nga Uashingtoni, të parin shpallën Sali Berishën, kurse pak kohë më parë kishin nxjerr edhe 2 apo 3 të tjerë. Pra kjo tani është bërë një fenomen nuk është më rast, sepse rast quhet vetëm një herë, nëse rasti në botën shqiptare dhe në Ballkanin përsëritet 2 ose 3 herë ai është raport, pra krijon një fenomen. Ne tani na është krijuar një fenomen i personave non grata të shpallur nga politika amerikane, por kohët e fundit ajo që doli për ata dy të fundit që më pyetët nuk janë shpallur non grata nga State Departament por janë nga departamenti i thesarit. Departamenti i thesarit amerikan është një institucion shumë i rëndësishëm, madje mund të thuhet që është i barabartë me presidentin sepse ka të gjithë transaksionin financiar dhe thesarin financiar të Amerikës. Kur të nxjerr ky institucion non grata duhet që të dimë që gjendja është shumë e rëndë. Nëse do ta çojnë non grata Sali Berishën edhe në këtë institucion këtë duhet që ta shohim në vazhdim, por një arsyet kryesore që nuk u fol fare nga Partia Demokratike dhe të korruptuarit për këtë rast si duket e dinë se ai është një institucion shumë i rëndësishëm, por fakti që kemi të bëjmë me një fenomen non grata që vjen nga politika amerikane në një krah dhe nga departamenti i thesarit mendoj se politika amerikane e ka marr seriozisht pastrimin e korrupsionit në Shqipëri. Janë dy interesa të cilat janë të bashkuara në këtë rast flas për politikën aktuale, interesi amerikan dhe interesi shqiptar kanë konverguar në një pikë e cila është lufta kundër korrupsionit. Politika amerikane në luftën kundër korrupsionit në botën shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor e ka të domosdoshme sepse korrupsioni shqiptar kuptohet se është lidhur me tendencat ruse ashtu sikurse e keni dëgjuar Rusia ka dashur që të ndërhyjë në Shqipëri në favor të politikës serbe, por edhe kundër politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, por sidomos në boshtin Tiranë- Prishtinë dhe kjo është arsyeja që në këto momente politika Amerikane është shumë e vëmendshme dhe ka krijuar fenomenin non grata. Sepse kemi të dhëna që i gjithë korrupsioni i lartë shtetëror e ka shpresën tek politika ruse në Ballkanin perëndimor. Është një gjë normale sepse kështu lidhen të korruptuarit në të gjithë historinë e shteteve. Sa i përket gjendjes se si do vijoj në Shqipëri duhet që të presim, por situata është e tillë dhe se në çfarë niveli do ta çojë politika amerikane luftën kundër korrupsionit për korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë duhet ta presim.

-Mendoni se Amerika ka një listë me personat të cilët do t’i shpall “non grata” dhe se në vazhdim mund të dalin edhe emra të tjerë?

Ky është një fenomen dhe mendoj se do të ketë edhe emera të tjerë, por ajo që është më e rëndësishme është ajo që deklaroi ambasadorja amerikane pak ditë më parë që ju bëri një lloj presioni korrupsionit të lartë shtetëror dhe tha se ne i dimë të gjitha ato manovra që ju jeni duke bërë. Dhe kjo të bënë të kuptosh që e ka nën survejim korrupsionin në Shqipëri. Ky është një element pozitiv për eliminimin e korrupsionit në Shqipëri sepse ne vet e kishim të pamundur që të eliminonim këtë korrupsion gjigant, i cili ka mbi 25 vite që është formuar, nuk lejon që të zhvillohen zgjidhje të lira dhe kuron që të na prish marrëdhëniet me Amerikën. Shoh që forcat e vjetra puniste të komunizmit janë të gjallëruara të rrëzuara ndërkohë për tu rigrupuar në një aksion antiamerikan, por nuk do të realizojnë dot gjë.

-Po shpalljet “non grata” do të ndihmojnë drejtësinë shqiptare, sepse kuptojnë më shumë se cilët janë personat e korruptuar në Shqipëri…

Po e ndihmojnë drejtësinë shqiptare, por drejtësia shqiptare deri tani në këta perona “non grata” që ka shpallur Amerika për korrupsion ende nuk shohim që të ketë një veprim penal ose një proces penal, por duhet që të shohim se si do të vijojnë ngjarjet.

-Si i shihni arrestimet e fundit të bëra nga SPAK?

Vazhdon ajo që thashë që është fenomen antikorrupsion në Shqipëri dhe do të vazhdojë, por duhet që të kemi parasysh një gjë faktin që ata e kanë marr seriozisht dhe fakti që vijojnë dhe e kanë ashpëruar edhe më shumë luftën antikorrupsion mbas konfliktit Rusi-Ukrainë, i cili në fakt është një konflikt mes Rusisë dhe perëndimit e kanë rritur shumë survejimin në Shqipëri sepse korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri ka pasur shpresë tek lufta e Rusisë.

-Të ndalemi pak edhe tek akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sulmon vazhdimisht amerikanët. Si i komentoni ato?

Deklaratat e tij janë naivitete në funksion të politikës së lartë botërore, por Saliu i bënë që të mbaj radhët e veta, ai ka një grup të korruptuarish që e përkrah që vijnë nga qeveria Berisha 2005-2013 të cilët dihet që janë të korruptuar dhe janë të trembur nga reforma antikorrupsion, nga ligjet e reja dhe Kushtetuta e re që është bërë me frymë antikorrupsion dhe me daljen e SPAK-ut. Të gjitha këto u kanë krijuar alarm të brendshëm frike dhe janë të bashkuar me Saliun, pot nuk do të realizojnë dot gjë sepse ashtu sikurse tha ambasadorja janë të gjithë nën kontroll, kurse sa i përket retorikës së Saliut ajo është e ngjashme me retorikat komuniste, pasi të gjithë komunistët dhe ish-komunistët këtë kanë pasur dhe kanë si retorik, një retorikë politike, që gënjejnë bashkëpunëtorët e tyre, duke pasur frikë se mos iu tremben bashkëpunëtorët u thonë atyre që nuk ka një rrezik dhe kjo është një çështje personale nuk ka të bëjë me prova. Kurse dalja në skenë e departamentit të thesarit nuk i ka lejuar që të thonë asnjë fjalë.

-Ditët e fundit ka pasur zëra se ish-kryeministri do të arrestohet. Sa qëndrojnë këto pretendime.

Sali Berisha u shpall “non grata” për korrupsion bashkë me familjen dhe kjo i çon zërat drejt mendimit se mund të ketë një proces penal ndaj tij, por duhet që të presim SPAK-un dhe kam përshtypjen se mënyra se si po trajtohet dhe ashpërsia me të cilën po e trajtojnë kam përshtypjen se nuk është SPAK kompetent për procesin e Saliut. Politika amerikane ka shumë instrumente me të cilët operon, por të shihet se si do të vijohet. Megjithatë, mendoj se SPAK duhet ta arrestojë Saliun për llogari të SHBA, çdo vonesë i jap atij mundësinë të shtojë kontaktet me Moskën.

-Dakord, por ju po hidhni akuza të forta ndaj Sali Berishës, të cilin e akuzon se është njeri i Moskës?

Shiko, mjeranët e paguar nga Moska dhe Beogradi jo vetëm që lodhen kot, por edhe po shkojnë me vrap drejt rrezikut. Më qesharaku në këtë valle morti që po e hedhin të korruptuarit e Shqipërisë, është Saliu, cili është vasal i Moskës.

/a.r

Next Post
Raporti i DASH/ Rama: Paska plasur peshku! Amerika na paska thënë më në fund ato që…Është copy-paste i vitit më parë

Një vit më parë PS fitoi zgjedhjet, Rama publikon foton duke festuar: Na u besua...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In